I ftohti i acartë “mbërthen” Shqipërinë/ Si parashikohet moti për javën që vjen
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...

Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe prej mbi 250 hektarësh, është një prej zonave të pakta moçalore të vendit. Shtresat e bimësisë së kalbur dhe lëndët organike në ujë krijojnë atë që quhet torfë. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin thotë se, “tokat me torfë thithin dy herë më shumë karbon se të gjitha pyjet e botës”.
Këneta Wicken është një nga zonat moçalore më të rëndësishme në Evropë. Por ligatinat janë nën kërcënim. Kombet e Bashkuara po shtojnë ndërgjegjësimin për ekosistemin më të rrezikuar në botë.
Kjo është një nga ultërisat e pakta ligatinore, një ekosistem dikur mjaft i madh që u krijua me rritjen e nivelit të detit gjatë Epokës së Akullnajave, rreth 12 mijë vite më parë.
Duke filluar në shekullin e 17, pjesa më e madhe e asaj zone të gjerë moçalore në Anglinë Lindore u tha dhe u tjetërsua në tokë bujqësore. Toka e pasur është ideale për bujqësinë dhe kërkohet shumë. Për fat të mirë, banorët e fshatit Wicken e ruajtën zonën e tyre të vogël moçalore.
Botanistët nga Universiteti i Kembrixhit, aty pranë, filluan të studiojnë habitatin e larmishëm natyror dhe ndihmuan në përpjekjet për të ruajtur kënetën. Moçali Fen është në pronësi të Trustit Kombëtar që e ka menaxhuar atë që nga viti 1899.
Rojtari Ajay Tegala punon për Trustin Kombëtar në moçalin Fen. Detyra e tij është që të kujdeset për moçalin por edhe që të ndërtojë një trashëgimi të re për kënetën me krijimin e ligatinave përreth.
Rojtari Tegala thotë se kuaj polakë të llojit Konik janë sjellë këtu për të menaxhuar ripërtëritjen e bimëve.
“Moçalet janë shumë të rëndësishme për natyrën dhe janë strehë e shumë specieve. Ky park tërheq shumë vizitorë për natyrën që ofron. Përfitimet nga ligatinat janë të shumta”.
Gjatë 25 viteve të fundit këneta Fen është dyfishuar për nga përmasat. Ka plane ambicioze për të zgjeruar kufijtë aktualë deri në periferi të Kembrixhit.
Shtresat e bimësisë së kalbur dhe lëndët organike në ujë krijojnë atë që quhet torfë, e cila rritet në një masë prej 1 milimetër në vit.
1.4 milionë kilometra katrorë sipërfaqe moçalore me torfë në mbarë botën konsiderohen si thithësit më të rëndësishëm të karbonit në planet. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin thotë se, “tokat me torfë thithin dy herë më shumë karbon se të gjitha pyjet e botës”.
Dr. Jenny Williamson është biogjeokimiste për ligatinat në Qendrën e Mbretërisë së Bashkuar për Ekologjinë dhe Hidrologjinë.
“Në të gjithë botën kemi toka me torfë që ruajnë tonelata të tëra karboni. Karboni i thithur nga kjo torfë mbetet i depozituar në tokë dhe nuk kontribuon në ngrohjen globale”.
Bonifikimi i tokës po shton rreziqet për ligatinat.
“Nëse thahen kënetat, toka mund të dekompozohet shumë shpejt. Por toka me torfë në gjendje të mirë mund të ruajë karbonin për mijëra vite. Nëse prishet toka me torfë atëherë çlirohet karboni i depozituar”, thotë Dr. Jenny Williamson.
Kombet e Bashkuara shpresojnë të rrisin ndërgjegjësimin për rolin e rëndësishëm që luajnë ligatinat. Pavarësisht se mbulojnë vetëm gjashtë për qind të sipërfaqes së tokës, 40% e të gjitha llojeve të bimëve dhe kafshëve jetojnë ose shumohen në ligatina./ VOA
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Territori shqiptar që në orët e para të mëngjesit do të je...
Duke filluar nga kjo fundjavë, por edhe ditët në vijim...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...