“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...

Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja me gruan pranë një vile,përballë shkollës ku mbarova 8-vjeçaren,vetiu më dolën fjalët:
-Furra e gjysh Janit.
-Ti sikur nuk e ke njohur gjyshin.Veç për gjyshen më ke folur,-u çudit ime shoqe.
Në fakt Jani qe furrëtari i lagjes,jo gjyshi.Por unë dhe vëllai ëndërruam ca kohë që ai të bëhej gjyshi ynë.Historia nisi shumë e shumë vite më përpara.Atëhere kur ne ishim fëmijë.Mbase sa kishim filluar shkollën.E të djelave nëna bënte përherë lakror.Por ne,kur ajo tërhollte petët,hapte me lugë druri gjellën mes tepsisë,ishim te oborri duke luajtur dhe nuk e shihnim.Na shfaqej më pas me të qeshurën e saj dhe me tepsinë 500-çe para belit.E si rosak ecte ngadalë drejt furrës së Janit.Kur kthehej me duar të lira i suleshim sa gati e rrëzonim.Na përqafonte e mua si më i madhi më thosh:
-Shko te Jani në orën një të marrësh lakrorin.
Në orën një thosh mamaja,por unë arrija atje që në 12.Me shpresë që ta kishte pjekur se uria moshën e vogël e merr shpejt.I jepja numrin,e verifikonte e me kokë më fliste që do prisja.Rrija majë gishtave te xhami përjashta.Shihja tavolinën e madhe para furrës plot me tava.Lakrorë e lakrorë,speca të mbushur,bukë qiqre,kuleçë,patate me pula bythpërpjetë e ndonjë brinjë a shpatull qingji.Sa të bukura ngjanin! Uria ime u jepte ngjyra përralle.Gati alivanosesha nga aroma.E kështu deri sa Jani trokiste te xhami:
-Hajde se u poq.
Rrëmbimthi zgjatja duart,po ai më kapte te kyçi.
-Ku i ke pepellashkat se do përvëlohesh!
Nxirrja nga xhepi dy copa lecke dhe e mbërtheja tepsinë si dhëmbët e tornos kur kapin hekurin.E shtrëngoja fort e marrshoja drejt shtëpisë.E quaja marrshim nga që ishte e rëndë për moshën.Pra e mbaja trupin tendoaur si ushtarët në parakalim.Rrugës më qeshnin shokët.
-Na jep ne ndonjë ngastër që të të lehtësohet,-thoshin ata.
Sa e çoja në shtëpi suleshim mbi tepsi si ata zogjtë mbi liqenin e Pogradecit kur kapnin cironka.Mbllaçiteshim dhe dëgjonim nga gjyshja,babai dhe nëna:
-Ky Jani i qan lakrorët.
Njësoj e lavdëronin edhe kur unë merrja tavë me pulë a speca të mbushura.
Nga që nuk ua dinim rradhën gjërave pandehnim se nuk gatuante nëna,gatuante Jani.Nuk e ndanim atëhere pjekjen nga kuzhina.Besonim se ai bënte gati gjithçka.Shto dhe vlerësimet e prindërve e dashuria jonë për Janin kapi qiellin.Për më tepër qe dhe i qeshur,me dhëmbë të bukura,me fytyrë ezmere dhe me të folur ai kadife.Ndaj një ditë i thashë vëllait:
-T’i themi gjyshes të martohet me Janin? Si thua?
Vëllai nisi të qajë.
-Do na ikë gjyshja nga shtëpia?
Kjo më trembi dhe mua.
-Jo,le të vijë Jani te shtëpia jonë.
-E ku të flerë?-tha ai.
Ne flinim në një krevat me gjyshen.Bile edhe motra.Ajo me gjyshen nga koka,unë dhe vëllai nga këmbët.
Nuk kisha ç’të thoja.U bllokova.
-Të pyesim gjyshen,-vendosa.
Sa shkuam në shtëpi ia plasa:
-Pse nuk martohesh me Janin?
-Me kë Jani more?-na sokëlliu.
-Me furrtarin.
Qeshi.Na fërkoi kokat e tha:
-Po Jani është i martuar.
Qeshja e saj na dha zemër.E pëlqeka gjyshja,mendova.Por nuk e zgjatëm.Vëllai po mendohej:
-Sikur t’i themi Janit të ketë dy gra?
Po na prishte punë që ai do flinte një natë andej e një natë nga ne.Pra do qe gjysëm yni.Ne e donim komplet.Atëhere unë propozova:
-T’i themi babait të martohet me gruan e Janit.Të ketë grua dhe mamin tonë.I bije që një natë mos flejë nga ne.
Sikur ramë dakort.Fundja ne na duhej më shumë gjyshja që flinim në një krevat dhe mamaja që na lante e na vishte.Kaluan ditë me plane e nuk po na i mbante ta bënim babain me grua tjetër.Ama sa herë shkonim te furra i thoshim Janit,gjysh.
Praktikoheshim se mendjen e kishim top që ai do lidhej me gjyshen.Sa kopsitëm dasmën e parë e po mendonim dasmën e babait mbaj mend që ra një borë aq e madhe sa u mbulua kati i parë i pallatit.Shkollat dhe punët u mbyllën për një javë.Mbetëm brenda kuzhinës 3X3 gjashtë frymë.Aty qemë të detyruar të shihnim mamanë kur hapi petë,kur bëri lakror,kur e futi te soba,kur e nxori të pjekur.Pandehëm se na kishte ardhur në shtëpi gjysh Jani.Të nesërmen para syve tanë gatoi pulë me patate.Bëri dhe një kulaç të bardhë.Po ato ngjyra,po ajo aromë.Fiks si te furra.
Vëllai më tha te veshi:
-Nuk po e martojmë gjyshen.
-As babain.-i thashë.-Nuk na duhet më Jani.
-Ke të drejtë,-tha vëllai.-Por ta vendosim sot,gjithnjë Janin do ta quajmë gjysh.Se është shumë,shumë i mirë.
Bëra po me kokë.Jani e meriton.Se ato sjellje,ato fjalë aq të buta veç një gjysh i ka.Gjysh Jani qe shumë gjysh.Për më tepër,ishte dhe furrëtar…
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Territori shqiptar që në orët e para të mëngjesit do të je...
Duke filluar nga kjo fundjavë, por edhe ditët në vijim...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...