web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Promovimi i sportit sot tek fëmijët, promovim i shëndetit të tyre fizik dhe mendor nesër!

24 Gusht 2022, 09:46, Sociale Blerta BRATI
Promovimi i sportit sot tek fëmijët, promovim i shëndetit të
Blerta Brati

Më shumë sport sot, për të mësuar më shume si të menaxhoni trupin, frymarjen, ushqimin, lëndimet, streset ...nesër!

Dikur atletika ishte në kurrikulat e shkollave sportive. Shumë nga ne u morën me atletikë. Dhe kush merrej me atletikë i kishte dyert e hapura në cdo sport, ishte shumë më e lehtë për një trup atleti se për të tjerët, të praktikojë një sport tjetër.

Sport individual në pjesën më të madhe të garave, që kerkonte stërvitje te forte, vullnet, disipline.

Nuk na linin te vraponin në cdo lloj terreni, pasi pistat e atletëve ishin specifike, dhe ne kete mënyre na ruanin nga dëmtimet!

Shkolla "20 Vjetori"ishte nje shkolle atletike p.sh ku hodhem hapat e pare, e pastaj vazhdonim stërvitjen ne Stadiumin "Qemal Stafa"!

Kujtoj me mall cdo dite te stërvitjes ne shkolle dhe jashte saj, kujtoj me shume emocion garat, kujtoj me shume respekt mësuesit sportiv dhe trajnerët!

.......

Atletika në vetvete është një grup ngjarjesh sportive të kodifikuara duke përfshirë vrapin, kërcimet, hedhjet, garat e kombinuara. Origjina e fjalës atletikë vjen nga greqishtja "Athlos" që do të thotë luftim. Atletika është arti i tejkalimit të performancës së kundërshtarëve në shpejtësi apo qëndrueshmëri, në distancë apo në lartësi.

Të bësh atletikë te lejon të aktivizosh të gjithë trupin dhe të punosh me të gjithë muskujt, nga barku, tek muskujt e nyjeve, të këmbëve, krahëve, shpatullave dhe muskujve të shpinës. Ky sport të lejon të digjni yndyrën dhe të fitoni masë muskulore, duke forcuar tonusin tuaj.

Një atlet i mire di si te garoje, si te performoje, ja di sekretin cdo gare!

Kështu, sasia e forcës së gjeneruar në fazën fillestare të tkurrjes së muskujve mund të ketë një ndikim të madh në nivelin e performancës. Për shembull, gjatë një 100 metershi, sprintierët elitare me shpejtësi të plotë shpenzojnë më pak kohë në kontakt me tokën gjatë çdo hapi sesa vrapuesit e zakonshëm.

 





Lajmet e fundit nga