VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Zhvillimet në popullsinë e Shqipërisë janë më të rënda se skenarët me pesimistë të INSTAT-it dhe Kombeve të Bashkuara.
Vitin e kaluar zyrtarisht lindën 22,210 foshnja, teksa skenari pesimist për ecurinë e popullsisë deri në vitin 2060 i zhvilluar nga INSTAT-i parashikonte që në të njëjtin vit të lindnin 27,281 foshnja. Krahasimi i të dhënave tregon se në realitet kanë lindur 5070 bebe ose 18.5% më pak se skenari më pesimist me 2023.
Në projeksionet e Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë së Shqipërisë deri në vitin 2100 pritej që lindjet me 2023 të ishin mbi 28 mijë, por në realitet ato ishin 22 për qind më të ulëta.
Sipas OKB-së popullsia e Shqipërisë do të jetë rreth 1,1 milionë banorë deri në vitin 2100, por duke qenë se ecuria e lindjeve ka vijuar të jetë më keq se projeksionet ka të ngjarë që popullsia e përgjithshme e vendit të jetë më e ulët se çdo parashikim i bërë deri më tani.
Ekspertët e popullsisë kur bënë parashikimet në INSTAT ndërtuan projeksionet bazuar mbi pritshmëritë e lindjeve dhe vdekjeve, por treguesi që doli jashtë kontrollit është emigracioni.
Projeksionet janë ndërtuar mbi një cikël konstant emigracioni, por zhvillimet reale treguan se në dekadën e fundit ikjet jashtë vendit u intensifikuan sidomos në grupet e reja në moshë. Emigracioni neto është thelluar vitet e fundit, duke treguar gjithnjë e më shumë persona ikin se kthehen.
Qarqet e Veriut po pësojnë zbrazjen më të shpejtë vitet e fundit të prekura nga tkurrja e dyfishtë e popullsisë që vjen nga migrimit e brendshëm dhe i jashtëm.
Që nga viti 1945, qeveritë në Shqipëri kanë bërë regjistrime të rregullta të popullsisë (cense) të paktën një herë në 10 vjet, përveçse vitet e fundit. Censi i vitit 2020, që fillimisht u shty për rreth tri vite dhe tani të dhënat e para nuk do të jenë të disponueshme para qershorit 2024.
Grupet e interesit, si partitë politike, qeveria, komuniteti i biznesit dhe bota akademike i kanë emergjente të dhënat mbi popullsinë dhe banesat, pasi tranzicioni demografik është bërë shumë i ashpër nga emigracioni masiv. Politikat e zhvillimit po rezultojnë problematike nga të dhënat e pasakta mbi kapitalin human.
Nevojën më të madhe për të mësuar shifrën reale të popullsisë në vend e ka qeveria, e cila, në dekadën e fundit i ka përqendruar investimet në infrastrukturën rrugore në zonat periferike të vendit, duke lënë qendrën e vendit ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë pa investime.
E njëjta situatë po ndodh edhe në sektorin e arsimit. Qeveria ka hapur shkolla dhe universitete në qarqe, të cilat po mbyllen për mungesë të nxënësve. E njëjta situatë edhe me investimet në shëndetësi. Duke mos pasur të dhëna të sakta për popullsinë, qeveria ka bërë shpërndarje të padrejtë të investimeve dhe politikave zhvillimore.
Në situatë të ngjashme janë edhe bizneset. Në një kohë që vendi po përjeton emigracion masiv, Shqipëria, sidomos Tirana, është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja. Një nga metodat e INSTAT (rishikimi vjetor i popullsisë) evidenton se nga viti 2011-2022 janë larguar në emigracion 7.5% e popullsisë së vendit ose 213,748 persona. Ndërkohë sipërfaqja që është dhënë për leje ndërtimi në Tiranë ka arritur një nivel rekord në vitet e fundit./Monitor
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në ditën e Shën Valentinit, Eurostat ka ripublikuar të dhë...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Numri i mjekëve dhe infermierëve të shërbimit parësor që p...
Për ditën e mërkurë mbi vendin tonë pritet përmirësimi i m...
• Emërtimin e saktë të organeve seksuale. Vagina dhe penis...
Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, si...
Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësiras...
Për ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm, me ...
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “pë...
Deri para pak vitesh, Shqipëria kishte avantazh konkurrues...
Këtë të diel nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të ...
Prindër, kur do të vendosni fëmijën në gjumë, përpiquni të...
Kur Lina e ka kuptuar se është shtatzënë me një tjetër vaj...
Ditën e shtunë vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosf...
Të premten, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjt...
Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga a...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...