VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Kur Lina e ka kuptuar se është shtatzënë me një tjetër vajzë, ajo ka vendosur t’i japë fund shtatzënisë, meqë burri i saj është nervozuar shumë prej idesë që të ketë vajzën e katërt, në vend të një djali.
Një vendim i tillë merret shpesh në Shqipëri dhe Ballkan, ku kultura dominuese patriarkale i ka shtyrë shumë familje që t’i kenë të gjitha shpresat në një djalë.
“Kur burri im e ka kuptuar që fëmija i katërt do të jetë vajzë, dhe nuk do të mund të kemi një djalë, ai është nervozuar aq shumë, sa gati më ka vrarë”, ka thënë Lina, e cila e ka përdorur një emër tjetër për ta mbrojtur identitetin.
“Kam qenë në gjendje të rrezikoj jetën time, vetëm të mos e lind atë fëmijë”, ka thënë 40-vjeçarja me lot në sy.
Ajo ka thënë se vazhdon të vuajë prej dhimbjeve që ka pësuar gjatë procedurës, që është kryer në kushte johigjienike, tre vjet më parë.

Edhe prej vlerësimeve më modeste, Shqipërisë i janë "zhdukur” mijëra vajza, pas shumë vjetëve të aborteve selektive.
“Kur prindërit e kanë mësuar që fetusi është vajzë, ata kanë vendosur që për arsye të ndryshme, ta abortojnë, sesa ta mbajnë”, ka thënë Manuala Bello, përfaqësuese e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsi, për zonën e Shqipërisë.
“Në 20 vjetët e fundit, 21.000 vajza janë zhdukur në Shqipëri”, i ka thënë ajo agjencisë së lajmeve AFP.
Për familjet që tashmë e kanë një vajzë, pothuajse një çerek kanë thënë se do të vendosnim të abortonin, sesa të kishin një tjetër vajzë në shtëpi, sipas një hulumtimi të kryer prej OKB-së.
Në periudhën 2000 – 2020, Shqipëria është renditur e katërta në botë për hendekun në lindjet mes vajzave dhe djemve – me një mesatare të 111 djemve të lindur për 100 vajza, tregojnë të dhënat e OKB-së.
Një rritje e shkallës së edukimit besohet se ka ndihmuar në zvogëlim të margjinës në katër vjetët e ardhshëm, përfshirë një fushatë vetëdijesimi nga zyra e OKB-së në Shqipëri.
Shifrat janë “më të larta sesa mesatarja biologjike, e cila është rreth 105 djem për 100 vajza”, ka thënë Arjan Gjonca, profesor që specializon në çështje të demografisë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

“Mirëpo, nëse fenomeni përsëritet dhe nëse nuk merren masa ligjore… pasojat në të ardhmen do të çojnë në debalancë sociale”, ka paralajmëruar Gjonca.
Aborti është ligjor në Shqipëri deri në javën e 12-të të shtatzënisë, ndërsa më vonë lejohet vetëm me leje të posaçme të mjekëve.
Ndërprerjet e shtatzënisë të lidhura me gjininë e foshnjës, janë të paligjshme.
Mirëpo rritja e mundësive për të kuptuar gjininë e foshnjës, siç është analiza e gjakut – që mund të bëhet në shumë vende – nënkupton se dhënia fund e kësaj praktike është gjë e vështirë.
“Është tejet e vështirë të vërtetojmë që shtatzënia është ndërprerë, sepse fetusi ka qenë vajzë”, ka thënë gjinekologjia në Tiranë, Rubena Mosiu.
Gratë në Shqipëri bëjnë secilën herë e më shpesh testet, që prej javës së shtatë të shtatzënisë tregojnë gjininë e foshnjës, me 90 për qind saktësi.
Leja prej mjekut nuk është e nevojshme për teste të tilla.
Pavarësisht rritjes së vetëdijesimit, vlerat e ngulitura thellë në shoqëri, përmbysen me vështirësi.
Në shumë rajone të Ballkanit, djali konsiderohet “shtylla e familjes”, derisa vajzat e mbajnë barrën e “gjinisë së butë në një shoqëri agresive”, ka thënë Anila Hoxha, gazetare hulumtuese nga Tirana dhe aktiviste për të drejta të grave.
Në Malin e Zi fqinj, abortet mbi baza gjinore përbëjnë problematikë të përhershme, pavarësisht përmirësimit të balancit demografik në këtë shtet.
“Ekziston një lidhje në mes të normave shoqërore patriarkale dhe preferencës së djalit kundrejt vajzës”, ka thënë Maja Raiçeviç, e cila udhëheq Qendrën për të Drejta të Grave në kryeqytetin malazez, Podgoricë.
Roli i gruas në familje, bashkë me varësinë ekonomike ndaj burrave, sepse shumica nuk trashëgojnë pronë, vetëm sa e rrit nivelin e pabarazisë.
Më 2017, qendra e ka lansuar fushatën e quajtur “Të padëshiruara”.
Programi synon t’iu japë fund nocioneve patriarkale, duke iu bërë thirrje malazezëve që “të pyesin veten se mbi çfarë vlerash një gjini është më e dëshirueshme, kur ka persona që as nuk e kanë mundësinë të kenë fëmijë”, ka sqaruar Raiçeviq.
Shpesh, sfida më e madhe vjen prej tensioneve brenda familjeve.
Në Shqipëri, Maria – e cila ka folur në kushte anonime – ka thënë se është përballur me presion të madh prej vjehrrës dhe kunatit të saj, pasi e ka kuptuar se është shtatzënë me një vajzë.
“Kanë qenë jashtëzakonisht të mërzitur”, ka thënë ajo përgjatë një interviste me zyrën e OKB-së.
“Vjehrra ime, madje më ka thënë se mund të shkojmë në shtëpinë e dikujt që të mund të abortoj, me metoda të vjetra, shumë të rrezikshme”, ka treguar ajo.
Mirëpo në fund, Maria ka vendosur të mos i nënshtrohet presionit.
“Kam vendosur të mbaj foshnjën”, ka thënë Maria.
“Por nuk do t’ia tregoj kurrë vajzës sime historinë tonë të trishtë familjare”./ REL
Ditën e shtunë vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosf...
Të premten, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjt...
Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga a...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore d...
Një vajzë pesë vjeçe kishte dalë shëtitje me babanë e saj ...
Depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore d...
Një gjykatës në Tiranë vendosi sot shtrimin e detyrues...
Në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, një numër organizata...
Disa karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9 v...
Qarkullimi anticiklonar si dhe masat ajrore të thata q...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur...
Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e n...
Dita e sotme pritet të jetë me mot të kthjellët në të ...
Dita e sotme parashikohet e kthjellët në të gjithë ter...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...