Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Evropës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.
Ndërsa Evropa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon makina të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente.
Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Evropë.
Në Kosovë, 22.6% e automjeteve të pasagjerëve kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, në Mal të Zi 25.6%. Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35%. Për krahasim, në Gjermani, shteti nga i cili eksportohen shumë automjete, vetëm 8% e automjeteve janë kaq të vjetra.
51% e automjeteve të pasagjerëve në vend kanë një vit prodhimi më të lartë sesa 10 vjet. Në total 99% e automjeteve në vend kanë një moshë mbi 10-vjeçare, sërish më e larta në Evropë.
Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88%, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë, me 75%. (të dhënat për Serbinë mungojnë). Në Itali, kjo peshë është 59%, ndërsa në Gjermani 40.5%.
Në kontrast, Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.
1.67% e automjeteve në vend kanë një moshë nga 2-5 vjet dhe 5.53% nga 5-10 vjet.
Sipas Eurostat, përqindjet e automjeteve më të reja të pasagjerëve (më pak se 2 vjeç) ishin më të larta në Luksemburg (18,4 %), Gjermani (15,4 %), Suedi (14,5 %), Belgjikë dhe Irlandë (të dyja 13,1 %) dhe Austri (13,0 %). Në të kundërt, disa Shtete Anëtare raportuan një pjesë të madhe të makinave ‘të vjetra’ të pasagjerëve (20 vjeç e lart) në 2022. Shtetet Anëtare me përqindjet më të larta ishin Estonia (34,1 %), Rumania (31,0 %), Finlanda (30,4 %), Polonia (29,3 %), Portugalia (26,4 %) dhe Malta (25,6 %).
Sipas Eurostat, vitet e fundit, disa vende kanë ofruar programe që mbështesin blerjen e makinave të reja me emetime të ulëta, ndërkohë që heqin dorë nga makinat e vjetra.
Synimi i përgjithshëm i këtyre programeve ka qenë rinovimi i flotës së makinave të pasagjerëve me makina me emetim më të ulët, duke stimuluar njëkohësisht ekonominë. Këto programe kanë pasur një ndikim të caktuar në përbërjen e moshës së makinave të pasagjerëve në vende të veçanta.
Shqipëria, përveçse ka peshën më të lartë të makinave të vjetra, ka dhe dominim të atyre me naftë, që janë ndotësit më të mëdhenj. Po sipas Eurostat, Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Evropë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.
Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Evropën.
Nga rreth 639 mijë automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108 mijë) dhe me energji alternative 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat.
Vendet e tjera të Evopës Perëndimore kanë peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternative. P.sh. Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative, me rreth 30% të totalit.
Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë. Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169)./ Revista Monitor
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e n...
Dita e sotme pritet të jetë me mot të kthjellët në të ...
Dita e sotme parashikohet e kthjellët në të gjithë ter...
Gjatë kësaj jave që po vjen, vendi ynë do të ndikohet ...
Dhuna në familje ka qenë vazhdimisht një fenomen shqetësue...
Pritet sërish rënie e vlerave barike, duke sjellë në v...
Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Këtë të premte nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë t...
Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga ...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet ng...
Një vajzë me emrin Sara ka treguar në një emison telev...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Moti i keq me dëborë dhe temperatura në minus ka lënë ...
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndruesh...
Ndryshimet globale klimatike dhe cënimi i zonave të mbrojt...
Një pëlhurë e gjatë, ku janë qëndisur me fill ngjyrë porto...
Ditën e sotme në veri dhe qendër të vendit do të mbizo...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Nisur nga treguesit e vdekshmërisë me 2022, popullsia...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...