Shqipëri, shoqatat bëjnë thirrje për mbrojtjen e ligatinave
Në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, një numër organizata...

Një gjykatës në Tiranë vendosi sot shtrimin e detyrueshëm psikiatrik në një spital burg të Ardian H.
Një 57-vjeçar për të cilin nuk u interesua askush, por aventura që provoi nga hotel “Marriot” deri në rrugën “Kastriotët”, e veçoi nga të gjithë endacakët dhe të pastrehët në metropol.
Çdo hajdut në Tiranë apo kudo kthehet “interesant” ndonjëherë nga rëndësia dhe vlera e objekteve që rrëmben, apo nga statusi i atij që ka vjedhur. Ardian H. u bë i rëndësishëm, pra i dukshëm për shkak të statusit të tij.
Sepse ishte endacak.
Dhe sepse vodhi një “Range Rover”.
Si një njeri i pavënë re, krejt ne hije, krejt i askujt; ai shëtiste rrugëve të kryeqytetit shqiptar, ndonjëherë duke kërkuar një cigare e ndonjëherë duke hedhur ndonjë batutë humori. Madje majde kishte qenë aq i pagjurmueshëm edhe për një tjetër komisariat, i cili në pamundësi për t’i gjetur adresën, ju përgjigj prokurorisë në fillim të janarit 2024 se "nuk mund ta gjente sepse jeton si endacak".
Ajo çështje ndaj Ardian H. kishte qenë për një hetim për vjedhjen e një biçikletë. Një prokuror e kishte hetuar në mungesë. E kishte dorëzuar dosjen për gjykim dhe pastaj kishte kërkuar gjetjen e tij. Gjykata pati aprovuar dhe në 18 janar urdhëroi- shoqërojeni forcërisht, nëse e gjeni.
Në kërkim të tij, policët ishin të qartë se pavarësisht adresës së banimit tek "Pallati i Aviacionit", për endacakun më reale ishte legjenda rreth tij, sesa mundësia që ta gjenin.
Ndoshta ndjenë keqardhje dhe liria ishte lëmosha që ata kishin mundësia t’i jepnin!!!
“S’ka askënd”, – shkruante një agjent.
“Vuan nga problemet e shëndetit mendor”, - referonte tjetri.
Ata patën shans t’i lëshonin pe balonës deri në datën 30 janar.
Atë ditë Ardiani e tejkaloi rutinën e endacakut, la gjumin e rrugës e bukën bri këmbëve. La qesen, hodhi cigaren përtokë. Dhe rrotulloi çelësat e makinës që një shofer i nxituar i kishte lënë gati.
Në një moment, fare pak minuta ishin, ai u tundua nga luksi, siç nuk kishte provuar herë tjetër.
Dhe mori nën drejtim “Range Rover”-in, që nuk i përkiste.
Në Kodin Penal quhet “vjedhje”.
Duke u përpjekur të kuptonin se kë kishin përballë dhe çfarë do referonin kësaj here, një duzinë agjentësh në komisariatin numër 1 e morën në pyetje.
Njërit i pohoi “mu duk vetja si në avion, sikur po fluturoja”. Duke u rrekur t’i nxirrte diçka të vlefshme për hetimin, oficerja i shkëputi emrin e nënës - Drita dhe të babës Xhezmi.
Pastaj asnjë emër tjetër veç tyre në jetën e tij!!!!
Pastaj, tha vitin e lindjes.
Më vonë në pak rreshta oficerja shkroi;
“I vetidentifikuar si Ardian H., lindur dhe banues në Tiranë. Gjendja gjyqësore, i padënuar. Me arsim tetë vjeçar. Numër telefoni nuk ka. Adresa “Pallati i Aviacionit”. Me shtetësi e kombësi shqiptare.”
Mbas mesnatës së 30 janarit kur dhe u arrestua dhe u bë i dukshëm më në fund, ky njeri sot doli para gjykatës. Prokurori ishte i bindur se hajduti që po kërkonte që prej vjedhjes së biçikletës, së paku në një moment nuk duhej lënë vetëm. Dhe ai ishte momenti para gjykatës. I caktuan një avokat falas. Ai prapë i paqartë se çfarë kishte bërë tregoi lumturinë më të madhe “ngava një makinë dhe isha duke fluturuar”. Copëza shprehjesh të pakuptueshme më tej.
Si një njeri që nuk ekzsiton me letra, që nuk kishte asnjë dokument identifikimi, ai u prezantua si personi që askush nuk e shikonte në kryeqytet. Por për agjentët ishte po ashtu kaotik, mes disa realiteteve, dukshëm me probleme të shëndetit mendor.
Pas vjedhjes së “Range Rover”-it, një aventurë që zgjati pak minuta, atij ja prenë biletën e shtrimit të detyrueshëm në një spital Burg. Adresa e tij, nga endacak në banor i burgut të Shënkollit!
Të paktën njëherë në jetë ai ekziston.
Në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, një numër organizata...
Disa karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9 v...
Qarkullimi anticiklonar si dhe masat ajrore të thata q...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur...
Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e n...
Dita e sotme pritet të jetë me mot të kthjellët në të ...
Dita e sotme parashikohet e kthjellët në të gjithë ter...
Gjatë kësaj jave që po vjen, vendi ynë do të ndikohet ...
Dhuna në familje ka qenë vazhdimisht një fenomen shqetësue...
Pritet sërish rënie e vlerave barike, duke sjellë në v...
Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Këtë të premte nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë t...
Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga ...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet ng...
Një vajzë me emrin Sara ka treguar në një emison telev...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Moti i keq me dëborë dhe temperatura në minus ka lënë ...
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndruesh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...