Pesë strategji të thjeshta që mund të përmirësojnë kujtesën
Studiuesit e trurit theksojnë se kujtesa njerëzore nuk var...

Një studim i fundit nga shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë ka zbuluar një lidhje të rëndësishme midis serotoninës dhe tinitusit, një çrregullim që karakterizohet nga perceptimi i tingujve të padukshëm si zilje, fishkëllimë apo gumëzhimë në veshë.
Serotonina është një neurotransmetues i njohur kryesisht për rolin e saj në rregullimin e humorit dhe përdoret shpesh si objektiv në trajtimin e depresionit dhe ankthit.
Megjithatë, sipas këtij studimi, ajo mund të ketë edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin dëgjimor, duke ndikuar në ashpërsinë e simptomave të tinitusit.
Eksperimenti u krye te minjtë, ku studiuesit identifikuan një qark specifik të trurit që lidh bërthamën dorsale të rafës, një rajon në trungun e trurit që prodhon serotonin, me bërthamën dorsale kokleare, e cila luan rol kyç në përpunimin e sinjaleve dëgjimore.
Përmes manpulimeve gjenetike dhe stimulimit të neuroneve serotonergjike, shkencëtarët arritën të rrisin aktivitetin e serotoninës në këtë qark. Rezultati ishte i qartë: minjtë filluan të shfaqnin sjellje që sugjerojnë se po përjetonin tinitus. Një nga treguesit kryesorë ishte paaftësia për të dalluar intervalet e heshtjes në tinguj, një metodë e përdorur gjerësisht për të identifikuar këtë gjendje te kafshët.
Në një fazë tjetër të eksperimentit, kur studiuesit e bllokuan këtë qark nervor, simptomat e ngjashme me tinitusin u zvogëluan ndjeshëm. Po ashtu, ekspozimi ndaj zhurmave të forta, një shkak i zakonshëm i tinitusit, prodhoi efekte të ngjashme me rritjen e aktivitetit të serotoninës.
Këto rezultate sugjerojnë se serotonina nuk është vetëm e përfshirë në tinitus, por mund të luajë një rol të drejtpërdrejtë në krijimin e “tingujve fantazmë” në tru.
Zbulimi ka implikime të rëndësishme për trajtimin e pacientëve, pasi shumë prej tyre vuajnë njëkohësisht nga ankthi dhe depresioni. Trajtimet standarde për këto çrregullime shpesh përfshijnë frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), të cilët rrisin nivelin e këtij neurotransmetuesi në tru.
Sipas studiuesve, kjo krijon një sfidë terapeutike: si të trajtohen çrregullimet e humorit pa përkeqësuar simptomat e tinitusit. Ata sugjerojnë se në të ardhmen mund të zhvillohen ilaçe më të avancuara që synojnë zona specifike të trurit, duke ruajtur efektet pozitive të serotoninës dhe duke shmangur ndikimet negative në dëgjim.
Megjithëse studimi është kryer vetëm te kafshët, ai ofron një pasqyrë të re mbi mekanizmat neurologjikë të tinitusit dhe hap rrugë për kërkime të mëtejshme te njerëzit./ CNA
Studiuesit e trurit theksojnë se kujtesa njerëzore nuk var...
Shumë njerëz mund të jenë më të predispozuar për hipertens...
Luleshtrydhet nuk janë vetëm një frut plot shije, por edhe...
Magnezi është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme pë...
Një studim i ri nga Barcelona Institute for Global Health ...
Një studim i ri sugjeron se disa antibiotikë, përveçse vra...
Një studim i ri ka zbuluar se një burim i papritur i kripë...
Farat chia janë një ushqim me shumë vlera, i njohur për pë...
Një studim i ri shkencor sugjeron se nivelet më të larta t...
Shpesh dëgjojmë se nuk duhet të vishen kurrë rroba të reja...
Një studim i ri shkencor sugjeron se një bimë e përdorur p...
Një numër në rritje studimesh po paralajmërojnë se marrja ...
Tryezat familjare dhe gatimet e shijshme shtëpiake janë të...
Një studim i ri shkencor tregon se vaksina kundër gripit m...
“Shëtitja skoceze” është një zakon që përfshin një ecje të...
Hulumtuesit në Seoul National University Hospital në Kore ...
Ndërsa të kënaqesh me ëmbëlsira me çokollatë gjatë Pashkëv...
Studimi i fundit, që përfshin të dhëna nga mijëra njerëz, ...
Shumë njerëz shqetësohen për rënien mendore me kalimin e v...
Një studim i ri sugjeron se ndjekja e një diete të thjesht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...