web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E tepruat me ushqimin gjatë Pashkës?/ 2 rregulla të thjeshta për të qetësuar organizmin

12 Prill 2026, 21:10, Shëndeti CNA

E tepruat me ushqimin gjatë Pashkës?/ 2 rregulla të thjeshta

Tryezat familjare dhe gatimet e shijshme shtëpiake janë të panumërta në festën e Pashkës. Mirëpo vaktet e bollshme që karakerizojnë festat e mëdha, shpeshherë i bën njerëzit më të prirur ndaj teprimit me ushqimin, gjë që mund të shkaktojë fryrje, dhimbje stomaku, urth dhe përgjumje.

Nutricionistët theksojnë se trupat tanë kanë fuqinë ta përballojnë teprimin e ushqimit dhe me disa lëvizje të thjeshta, efektet anësore mund të zhduken shpejt.

Rregulli kryesor që duhet të mbani mend në përgjithësi pas një vakti të madh është të shmangni shtrirjen ose gjumin. Duke qëndruar drejt, graviteti ndihmon stomakun të dërgojë ushqimin në zorrën e hollë, duke lehtësuar tretjen. Ndërsa, nëse shtriheni menjëherë, mund të ndjeni urth dhe shqetësim.

Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm, por pas një vakti të madh bëhet edhe më i dobishëm. Uji ndihmon tretjen dhe parandalon kapsllëkun. Mundohuni të konsumoni gllënjka të vogla para, gjatë dhe pas vakteve.

Përveç kësaj, para gjumit mund të zgjidhni një çaj me kamomil, xhenxhefil ose mente i cili mund të qetësojë sistemin tretës dhe të zvogëlojë fryrjen./CNA





Lajmet e fundit nga