Depresioni kalon nëpërmjet stomakut
Sipas një studimi njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata ...

Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për aplikacionin “DERM”, një sistem autonom me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës që mund të përdoret në telefonat inteligjentë. Zbulimi i kancerit të lëkurës në fazat e hershme rrit shkallën e lartë të mbijetesës. Kjo teknologji mundëson fotografimin e lëkurës së pacientit dhe diagnostikimin pothuajse të menjëhershëm.
Rrezet e ngrohta të diellit nuk janë gjithmonë të mira për lëkurën e disa njerëzve. Evropa po përballet me një mungesë të theksuar mjekësh të lëkurës, me rreth 30 dermatologë për një milion banorë.
Kanceri i lëkurës është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundje, nëse zbulohet në fazat e hershme. Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se normat e kancerit të lëkurës janë rritur 170% gjatë dekadës së fundit dhe 11% e rasteve urgjente u duhet të presin më shumë se një muaj për t’u vizituar tek mjeku.
Kompania “Skin Analytics” po demonstron në Londër teknologjinë e re “DERM AI”. Aplikacioni në fjalë funksionon në shumicën e telefonave inteligjentë dhe kërkon një lente shtesë që mundëson fotografimin e lëkurës dhe diagnozën pothuajse të menjëhershme.
“Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Siç e shikoni kam hapur aplikacionin që aktivizon kamerën dhe zgjedh pjesën e trupit ku do të fotografojmë. Cilësia e fotos duhet të jetë sa më e mirë që të vlerësohet nga inteligjenca artificiale. Pasi zgjedh foton më të mirë, rezultati del brenda pak sekondash, duke ofruar detaje se çfarë nënkupton. Imazhi ruhet në sistem për t’u krahasuar me rezultatet që pasojnë”.
Inteligjenca artificiale krahason foton e marrë nga lëkura e pacientit me një bibliotekë imazhesh dhe pastaj jep rezultatin.
Kompania “Skin Analytics” thotë se “DERM” ka një shkallë saktësie prej 98.8% në diagnostikim.
Neil Daly, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Skin Analytics” shpjegon se si teknologjia pas aplikacionit “DERM” tashmë gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë.
“Mund të përdorim një sërë telefonash të ndryshëm inteligjentë për të fotografuar zonën e dyshuar të lëkurës. Përdorim një lente të posaçme që e ngjitet tek telefoni për marrë një imazh me cilësi shumë të lartë. Kjo lloj teknologjie mundëson që shumë pacientë të vizitohen brenda një kohe të shkurtër si rezultat i disponimit të telefonave inteligjentë”.
Rregullatori Evropian për Pajisjet Mjekësore i hapi dritën jeshile përdorimit të këtij aplikacioni, duke u bërë pajisja e parë autonome me inteligjencë artificiale e autorizuar për zbulimin e kancerit. Rreth 21 qendra mjekësore në Britani po e përdorin këtë aplikacion dhe kanë testuar rreth 135, 000 pacientë. Kompania “Skin Analytics” thotë se kjo teknologji ka ndihmuar diagnostikimin e më shumë se 13,000 pacientëve të prekur nga kanceri i lëkurës.
Në zhvillim prej 12 vjetësh, aplikacioni DERM me inteligjencë artificiale mbështetet tek një librari e madhe të dhënash dhe imazhesh ku përfshihen kancerët e lëkurës, lëkura në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes si dhe dëmtime të lëkurës që ngjasojnë me sëmundjen./VOA
Sipas një studimi njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata ...
Kultura e palestrës po ndryshon. Dikur ruajtja e muskujve,...
Rrënja e xhinxherit vjen nga një bimë e lulëzuar me origji...
Dieta e frutave është një dietë vegane. Ajo përjashton të ...
Shpesh lind pyetja: duhet të preferojmë mollët jeshile apo...
Sa herë na ka ndodhur të gjithëve që të jemi ndjerë të ngo...
Jemi ende na javët e para të vitit dhe është koha e duhur ...
Orgazma është një ngjarje komplekse mendje-trup, që përfsh...
Mëngjesi është plotë mundësi, por jo të gjitha zgjedhjet j...
'Sfida e paracetamolit' është një trend i ri në TikTok që ...
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një ...
Në vitin 2022, më shumë se 275.000 fëmijë dhe adoleshentë ...
Gripi është sëmundja më e zakonshme që e kalojmë disa herë...
Me fillimin e vitit të ri, është e lehtë të ndiheni të mbi...
Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunita...
Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave,...
Kanceri i zorrëve, i njohur edhe si kanceri kolorektal, pr...
Ndonjëherë ajo çfarë ndiejmë është e komplikuar. Ndjenjat ...
Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmar...
Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmet...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...