Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Në praktikën time mjekësore kam vënë re që prindërit tremben shumë kur fëmija i tyre ka një kollë të lehtë e akoma më shumë kur kjo kollë është e fortë, e keqe dhe kërkojnë doemos shurupe e gjilpëra për ta ndalur atë.
Por a duhet doemos të marrim ilaçe për fëmijën me kollë?
A janë barnat mënyra normale e trupit për të mbrojtur mushkëritë e fëmijës?
Kollitja apo shuruprat i mbajnë mushkëritë të pastra?
Duhet të dimë që kolla është një mekanizëm mbrojtës. Nëse fëmija ka rrjedhje apo bllokim hundësh, një pjesë e sekrecioneve mund të rrjedhë pas hundës, në faring,e më pas në laring e trake, duke irrituar bronkiolat (degëzimet e vogla të mushkërive) dhe të shkaktojë kollë. Pra kolla është një akt reflector mbrojtës për të pastruar mushkëritë dhe për të nxjerrë jashtë sekrecionet.
Medikamentet që frenojnë kollën nuk rekomandohen për fëmijët nën moshën 6 vjeç, sipas udhëzimeve të reja të rishikuara nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Kjo për arsye sepse ato zakonisht nuk funksionojnë, nuk sjellin asnjë dobi, përkundrazi ndonjëherë japin efekte anësore serioze.
Unë kam provuar (por jo pak prej jush) se vetëm një lugë çaji mjaltë çdo ditë mund të ndihmojë shumë më tepër duke qetësuar fytin e irrituar dhe të ndalojë kollën (mjafton të jetë mjaltë i vërtetë, natyral). Mbani mend: për shkak të rrezikut të botulizmit, mjalti nuk duhet të përdoret për fëmijët nën moshën 1 vjeç.
Disa nga ilaçet për kollën thjeshtë e frenojnë kollën, në vend që ta trajtojnë shkakun e saj.
Shkaku i kollës mund të jetë tonsiliti, faringiti, laringiti, bronkiti, pneumonia, gjendje alergjike, apo edhe ndonjë trup i vogël në rrugët e frymëmarrjes.
Lutja ime: Mos blini shurupra pa recetë në farmaci!
Mos e merrni më qafë fëmijën tuaj duke i frenuar kollën, kështu ju mund t'i maskoni një sëmundje serioze! Një kollë e lehtë 3, 4 apo 5 ditë nuk ka nevojë për barna, në qoftë se kolla nuk lehtësohet shkoni te pediatri!
Duhet të merrni parasysh se barnat që ju blini direkt në farmaci kanë edhe efekte të tjera afatshkurtra të tilla si:
- Paranojë, konfuzion.
- Djersitje të tepruar.
- Nauze dhe të vjella.
- Dhimbje barku.
- Rrahje të parregullta të zemrës dhe tension të lartë të gjakut.
- Tharje të lëkurës, kruajtje dhe skuqje të fytyrës.
- Reaksione alergjike, etj.
Dhe mos harroni anën tjetër të medaljes, kompanitë farmaceutike fitojnë triliona dollarë çdo vit duke shitur ilaçe për kollën!
Kujdesuni për veten dhe për fëmijët tuaj!
Kina, Danimarka, Franca dhe Holanda kanë raportuar së fund...
Në Shqipëri sëmundja e HIV AIDS-it preku këtë vit 113 pers...
Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it, minist...
Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm në mes...
Prej disa muajsh medikamenti Ozempic ka qenë një ndër ...
Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi dhe si...
Njerëzit e lindur në vitet 1990 kanë një përkeqësim të...
Injektimi i qelizave yndyrore në lëkurën e kokës mund ...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 50% ...
Një e treta e njerëzve në 14 vende të Ballkanit Perënd...
Ethet janë një rritje e temperaturës së trupit mbi normale...
Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të n...
Afrimi i festave dhe mbledhjeve familjare apo me miq n...
Teksa ndodhemi në sezonin e virozave dhe dimri po trok...
Ankesat më të shpeshta që dëgjoj lidhen me simptoma të til...
Komunikoj hera-herës me miq e me pacientë, që janë të mera...
Duket se vjeshta po kalon, ndërsa në prag është dimri, i c...
Kanceri i pankreasit është shkaku i katërt kryesor i vdekj...
Njerëzit që ndiejnë marrje mendsh kur ngrihen nga një ...
Më 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...