Protestat kundër qeverisë/ Hasimja: Nuk mjafton thjesht dorëheqja, problemi nis nga vota
Politologu Ermal Hasimja tha sot se prej protestës qytetar...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se prej protestës qytetar...
Merhum Këllira, pas letrës së parë që i bëri zdromsit, duke pritur që t’i vijë përgjigjja, ashtu i papërmbajtshëm siç është, tha me vete t’i shkruante një letër të dytë zdromsit të tij.
Po marr kurajën të të shkruaj plot mall dhe dashuri Zdromsi im, këtë herë për të të treguar se burgu nuk është gjë.
Nuk është ndonjë gjë e madhe, ja do bësh 7, ja do bësh 10 vjet, nuk prish punë, unë këtu do jem, do të të shkruaj, do të bëj editorial sipas porosive të tua, do të të kujtoj te rruga që shtrove kur shkoj për te vila në Ndroq.
Do të të kujtoj kur shkoj në Peshtan tek agroturizmi apo te vila ime. Aty ku qeveria hodhi qindra milione per investime, kuptohet shumicën i vodha vetë.
Do të të kujtoj kur shkoj tek apartamenti në Sarandë, apo te “Porta” që kam hapur si hotel në Ksamil, e kam me pishinë në tarracë dhe me plazh privat. Ma dha “Rilindja” ime dhe e jotja.
Do të të kujtoj nga apartamenti im gjysmë milioni euro në Bllok, nga zyrat e mia luksoze te kulla që më dhe ti leje.
Zdroms i dashur, edhe unë kam vuajtur, mos kujto se të gjitha këto miliarda i kam bërë kot, m’i japin ministrat e korruptuar të Ramës, m’i ke dhënë edhe ti.
Mua më japin më shumë se “Talionit”, ai çfarë nuk bën, çfarë nuk thotë lart e poshtë për mua, por unë gjithmonë kam marrë më shumë se ai, ai s’i di të gjitha. Thotë për mua që kam qenë spiun i sigurimit më pseudonimin “Çorapja”, thotë që kam qenë edhe spiun i Bashkim Gazidedës.
Thotë që vodha arkën e PD-së.
Le pastaj kur tregon si u prisha me Saliun. Po unë nuk u zura se nuk më dha tenderin e recetave, unë u zura se më tha do të hash me lugë floriri dhe ministrat e tij s’më jepnin tenderë dhe para. Se nuk ishin si këta që më bënë me 10 milionë dollarë pasuri. Këto i ka shkruar Talioni e ca të tjerë.

Të thonë ç’të duan
Ama “Talionin” s’e ka rrahur kush, mua më kanë rrahur plot tri herë për Saliun dhe kundër Saliut, sepse që ta dish ti Zdroms që tashmë je në qeli dhe unë po shkruaj nga pishina e “Portës” sime në hyrje të Ksamilit.
Historia fillon me drurin e parë për Saliun.
Më kanë rrahur njëherë vënçe brenda në makinë sa nuk dilja dot e nuk lëviza disa javë. Ai Gjoleka, isha në zgjedhje, kisha shkuar në fushatë, më doli më zuri rrugën e më futi një të rrahur... Tani e kam shok, është burrë i mirë, e kisha hak drurin.
Nejse! Të shkuara të kaluara!
Pastaj herën e dytë më ndodhi në Bllok, nja dy shoqërues të një biznesmeni më futën një dru sepse i kisha vënë gjobë, i kisha kërkuar 1 milion euro, se 500 mijë i kisha marrë edhe me një biznesmen tjetër që bëra sikur i shita gazetën dhe ai ma ktheu pa lekë më pas. I bëra një nder atëherë me Saliun, thashë se po ia merrja një milionëshe këtij tjetrit, por ky më dha dru në vend të lekëve.
Rrahjen e tretë ma bëri për turp një koleg gazetar në një qendër biznesi dhe më tha:
“Po të rrah edhe unë për herë të tretë se me tri herë nuk bëhesh ashtu”.
Ç’ka dashur të më thotë? S’e kam kuptuar kaq vite.
Të puth me mall, të përqafoj!
Mos u mërzit, do të të shkruaj sërish, t’i jap me detaje këto rrahjet e mia që të marrësh kurajë dhe të kuptosh sa e vështirë është jeta, sa e fortë është dhimbja dhe sa i lumtur je kur bëhesh miliarder me gjobat që vendos, duke të lëpirë ty, edhe pse mund të më thonë se me tri herë nuk bëhesh ashtu./ CNA
View this post on Instagram
Merhum Këllira, i mërzitur nga zhvillimet e fundit pasi nu...
Gëzuar 7 marsin të dashur mësues të 40 shkollave të ndërtu...
Të dashur miq dhe armiq, kolegë dhe ish kolegë të SPAK-ut ...
Të dashur qytetarë, ndërtues, këngëtarë, gazetarë me rroga...
Po shkonte ora dhjetë e askush nga djemtë e Breshkës nuk l...
Faqja satirike “Lolita” ka vënë në qendër të satirës s...
Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” vijon t’i drejt...
Qeveria është në festë! Arsyeja është Luli! Lul Bash...
Nga Agron Gjekmarkaj Ardhja e Mamicës në krye të Kuve...
Gazetari Ylli Rapiki, që ne të CNA-së e duam shumë, dh...
Luli Basha po përgatitet që të jetë sa më në formë për...
Qytetarë të shumtë dhe opozita po protestojnë para par...
I talentuar në çdo fushë, ekselent në matematikë dhe l...
Ndoshta mund t'u duket për të qeshur e pabesueshme por sot...
Kreu i PL-së deklaroi sot se do të bëhet vetë kryemini...
Ekselenti i Partisë Demokratike dhe i gjithë opozitës,...
15 marsi është Dita Botërore e Gjumit. Kjo ditë ka një rë...
Para ca ditësh Lekar Bundra mbushi shumë e shumë vite. Kaq...
Lekar Bundra u ndie i fyer kur lexoi në media që ai ka qen...
Lekar Bundra nuk di asnjë fjalë anglisht. Paçka se jetoi p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Të paktën 172 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzi...
Irani shpall tre ditë pushimesh zyrtare në kryeqytetin Teh...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...