Letër nga burgu 3
Gëzuar 7 marsin të dashur mësues të 40 shkollave të ndërtu...
Merhum Këllira, i mërzitur nga zhvillimet e fundit pasi nuk mundi dot të nxirrte nga burgu zdromsin e tij, i mërzitur shumë sepse kishte humbur një betejë me njerëzit që mendonte se e besonin, ju drejtua me një letër të drejtpërdrejtë mikut që ndodhej në qeli.
Merhum Këllira i shkroi:
I dashur zdroms,
E di që ndodhesh i vetmuar në një qeli të ftohtë, që ngrohjen ta hap kur do apo nuk do Ulsiu, apo Ulziu si i thotë ai i mallkuari Sali.
Unë me Saliun isha 20 e kusur vite, punova dhe me Bashkim Gazideden, por kurrë nuk pata paratë dhe sukseset që pata me ty. Ndaj dhe unë ta tregova besnikërinë time dhe të mbështeta deri në fund.
Ti je aty brenda. Ti po vuan. Po vuan për mua. Po vuan për katunarin Talon, por ne jemi me ty.
Jemi me ty, zdroms i dashur dhe nga vila ime në Ndroq ku ti më solle rrugën, nga vila ime në Ndroq ku një ministër tjetër që unë e akuzoj të korruptuar që paguan portale kundër teje më solli dritat, nga vila ime në Ndroq, në një tokë që e kam blerë me 2 lekë, ku kam Skënderin në krah mendoj për ty.
Mendoj për ty i dashur zdroms, kur unë shkoj rrugës për në Peshtan. Atje te vila ime që e ndërtuan biznesmenët që më solle ti.
Në fakt jo të gjithë se disa të tjerë m’i gjeti puna ime. Puna ime me tërmetin dhe tenderët në jug, puna ime me kandidatët në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër. Nuk luftova kot që t’ia futja Koços, qëllimi ishte t’i zija vendin.
E më tej zdroms i dashur ç’mund të të them? Kur shkoj në Peshtan dhe shoh agrokulturën e prodhuar nga sallami që e mbaj si logo. Në fakt më ka paguar më shumë se ty, por dhe ti nuk më ke paguar pak.
Unë sërish mendoj për ty. E nga Peshtani në Ksamil, te porta e hotelit të ri aty ku mendoj se e ardhmja vlen shumë ti do të vish dhe do pushosh.
Megjithëse me një kredi të vogël, as 200 milionë lekë, unë kam ndërtuar një hotel që mund ta shes 5 milionë euro falë ndihmës tënde, të kryebashkiakëve të jugut, falë detyrës sime si një Koço Kokëdhimë i dytë.
I dashur zdromsi im,
Hoteli ka pishinë në tarracë, ka dhe plazh privat. Nuk e quaj më kot Porta e Hotelit. Jemi në hyrje, fitojmë shumë. Dhe, ato që s’fitojmë na e sjellin ata që u japim punë.
Tani kam marrë dhe një hotel tjetër. Fëmijët i kam bërë 4-5 kompani, punojnë në shtet, janë mirë shumë.
Unë jashtë po vuaj për ty. Më mungon ti, zdromsi im.
Edhe pse nuk më doje shpesh pranë dhe më thoshe pse mban kaq shumë erë, era ime është sepse nuk lahem.
Sipas shkencës, sa më pak të lahesh aq më mirë është sepse trupi ruan bakteret dhe bakteret e mia janë të shëndetshme sepse ruajnë lekët dhe pasurinë që fitova me ty zdroms.
Tashmë dhe ti do mësohesh me bakteret, i dashur miku im. Aty në qelinë e ftohtë ku së bashku ia futëm Terit, ia futëm Tigrit, ia futëm dhe drejtorëve të tu, duam t’ua futim dhe disa ministrave të tjerë, por një gjë të them unë mendoj për ty kurse Taloni nuk mendon për ty i dashur zdroms.
Të puth fort, me mall Këllira Jote./ CNA
View this post on Instagram
Gëzuar 7 marsin të dashur mësues të 40 shkollave të ndërtu...
Të dashur miq dhe armiq, kolegë dhe ish kolegë të SPAK-ut ...
Të dashur qytetarë, ndërtues, këngëtarë, gazetarë me rroga...
Po shkonte ora dhjetë e askush nga djemtë e Breshkës nuk l...
Faqja satirike “Lolita” ka vënë në qendër të satirës s...
Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” vijon t’i drejt...
Qeveria është në festë! Arsyeja është Luli! Lul Bash...
Nga Agron Gjekmarkaj Ardhja e Mamicës në krye të Kuve...
Gazetari Ylli Rapiki, që ne të CNA-së e duam shumë, dh...
Luli Basha po përgatitet që të jetë sa më në formë për...
Qytetarë të shumtë dhe opozita po protestojnë para par...
I talentuar në çdo fushë, ekselent në matematikë dhe l...
Ndoshta mund t'u duket për të qeshur e pabesueshme por sot...
Kreu i PL-së deklaroi sot se do të bëhet vetë kryemini...
Ekselenti i Partisë Demokratike dhe i gjithë opozitës,...
15 marsi është Dita Botërore e Gjumit. Kjo ditë ka një rë...
Para ca ditësh Lekar Bundra mbushi shumë e shumë vite. Kaq...
Lekar Bundra u ndie i fyer kur lexoi në media që ai ka qen...
Lekar Bundra nuk di asnjë fjalë anglisht. Paçka se jetoi p...
Nuk është e papritur. Ndodh edhe kështu. Një zëvendës pres...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...