Shehaj për “Zgjedhoren”: Vendi në tryezë i takon të gjitha partive të reja
Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka folur për Reform...

Misioni i OSBE-ODIHR ka ndarë disa rekomandime, të veçuara në disa kategori, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Rekomandimet janë të bazuara në disa aspekte: administrata zgjedhore, përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, regjistrimi i votuesve, financimi i fushatës dhe media.
Po ashtu, OSBE-ODIHR ka ndarë edhe disa rekomandime prioritare bazuar në procesin zgjedhor.
-Për të adresuar rekomandimet e papërmbushura të ODIHR-it, si dhe paqartësitë dhe mospërputhjet e ndryshme, korniza ligjore zgjedhore duhet të reformohet në mënyrë tërësore përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës, shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.
- Për të siguruar stabilitetin e administratës zgjedhore, duhet të konsiderohet depolitizimi i procedurës së emërimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, si dhe kufizimi i zëvendësimeve arbitrare dhe në momentet e fundit të anëtarëve të komisioneve, për të garantuar trajnimin e duhur dhe në kohë për të gjithë anëtarët.
- Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e Grupeve të Numërimit të Fletëve të Votimit, KQZ duhet të organizojë sesione specifike trajnimi për procedurat e numërimit dhe të zhvillojë një kurrikul trajnimi të standardizuar, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të lehta për t’u kuptuar mbi procesin e numërimit.
- Përpjekjet për edukimin e votuesve mbi votimin elektronik duhet të intensifikohen, me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të votuesve për procedurat e votimit elektronik dhe sigurimin që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të votojnë në mënyrë të pavarur.
- Për të eliminuar çdo paqartësi në legjislacion në lidhje me fushatën, përdorimi i burimeve administrative për qëllime elektorale duhet të ndalohet nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit.
- Për të siguruar kushte të barabarta gare, autoritetet duhet të marrin masa për të parandaluar keqpërdorimin e funksionit dhe të burimeve shtetërore. Sanksione proporcionale dhe ndëshkuese duhet të vendosen me shpejtësi ndaj shkeljeve të tilla.
- Në përputhje me praktikat e mira, ligji duhet të përcaktojë qartë cilat aktivitete paraelektorale përbëjnë shpenzime fushate, në mënyrë që ato të jenë subjekt i raportimit, mbikëqyrjes dhe sanksioneve përkatëse.
-Materialet filmike të përgatitura nga partitë politike ose autoritetet qeveritare duhet të etiketohen qartë si reklama politike dhe për rrjedhojë të ndalohen në programet e lajmeve dhe në përmbajtjen editoriale. Duhet të jenë në fuqi masa efektive për të adresuar shkeljet dhe ato duhet të zbatohen në kohë.
Administrata Zgjedhore
Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, KQZ duhet të zhvillojë një kurrikul të standardizuar trajnimi, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të thjeshta për proceset.
- Gjatë përcaktimit të vendndodhjeve të qendrave të votimit, autoritetet zgjedhore dhe bashkitë duhet të marrin masa proaktive për të siguruar aksesueshmëri të plotë për personat me aftësi të kufizuara.
- Për të siguruar pjesëmarrje më të gjerë të grave, KQZ duhet të garantojë që komisionet zgjedhore të niveleve të ulëta të jenë të balancuara gjinorisht, duke përfshirë edhe emërimin e grave në pozicione drejtuese.
Përdorimi i Teknologjisë në Zgjedhje
- Për të mbrojtur integritetin dhe për të rritur besimin publik, vendimet për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje duhet të respektojnë kuadrin ekzistues rregullator dhe të mos merren nën presion politik.
- Nëse në të ardhmen merret në konsideratë zgjerimi i votimit elektronik, përdorimi i teknologjisë duhet të menaxhohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të integruar.
Regjistrimi i Votuesve
- Për të respektuar standardet ndërkombëtare dhe për të garantuar të drejtën universale të votës dhe trajtimin e barabartë para ligjit, të gjitha kufizimet e së drejtës së votës bazuar në aftësi të kufizuara intelektuale ose psikosociale duhet të hiqen, përfshirë ato të bazuara në vlerësime individuale nga gjykatat.
Fushata Zgjedhore
-Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me palët e interesuara, aktivitetet e fushatës dhe reklamat politike në rrjetet sociale, përfshirë financimin e tyre, duhet të rregullohen duke respektuar të drejtën e lirisë së shprehjes.
- Për të mbrojtur shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve, organet e rendit duhet të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Votuesit duhet të informohen sistematikisht për mekanizmat e raportimit të shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjeve.
-Për të rritur pjesëmarrjen politike të grave, financimi publik mund të lidhet me masa konkrete gjithëpërfshirjeje. Partitë politike duhet të konsiderojnë reforma të mekanizmave të brendshëm për të rritur përfaqësimin e grave në strukturat e partive, përfshirë aksesin në fonde.
Financimi i Fushatës
-Për të siguruar kushte të barabarta gare, korniza ligjore duhet të përfshijë një tavan të arsyeshëm për shpenzimet e fushatës për kandidatët që garojnë në lista partie ose koalicioni.
-Për të rritur transparencën, autoritetet duhet të konsiderojnë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta, përfshirë entitetet e lidhura me partitë politike, si dhe përcaktimin e kushteve përkatëse për raportim dhe mekanizma sanksionues.
-Për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, KQZ-së duhet t’i jepen burime shtesë financiare dhe njerëzore, si dhe një mandat i zgjeruar, për të mundësuar auditim të plotë të raporteve financiare të fushatës, përfshirë fuqinë për të hetuar burimet e donacioneve.
Media
-Autoritetet shtetërore, për të përmbushur detyrimet e tyre pozitive sipas të drejtës ndërkombëtare, duhet të promovojnë një mjedis mediatik të pavarur dhe të larmishëm, të lirë nga ndikimi politik dhe ai korporativ. Duhet të miratohet një rregullore gjithëpërfshirëse për pronësinë e mediave dhe të forcohet zbatimi efektiv i saj. Gjithashtu, duhet të zbatohen masa për mbrojtjen e autonomisë editoriale nga ndikimet politike dhe të biznesit.
-Ndryshimet ligjore duhet të sigurojnë depolitizim efektiv dhe pavarësi të vërtetë institucionale të transmetuesit publik dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Këto ndryshime duhet të përfshijnë konsultime të gjera publike me median e pavarur dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
-Shpifja duhet të dekriminalizohet plotësisht dhe dispozitat civile për shpifjen të përshtaten me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.
-Rregullat e Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës televizive në mbulimin editorial duhet të ndryshohen për të reduktuar avantazhin e dhënë partive më të mëdha parlamentare dhe për të siguruar një ndarje më të drejtë të hapësirës për të gjithë garuesit.
Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka folur për Reform...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka reaguar sot pas publik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Ndryshime të reja janë bërë këtë të enjte në përbërjen e i...
Vijojnë ndryshimet në organikën e institucioneve në vend. ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se së fundmi kanë zbuluar n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot pas pu...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin ...
Kryeministri Edi Rama, nga prezantimi i “Paketës së Malev...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kryetarët e bashki...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot...
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të "Paketës së Ma...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e “Paket...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e...
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, gjatë...
Misioni i OSBE-ODIHR-it në raportin final për zgjedhjet e ...
Misioni i OSBE-ODIHR-it ka publikuar ditën e sotme raporti...
Në raportin përfundimtar nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet pral...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në mbledhjen...
Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR ka ndarë sot të tjera de...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...