web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehaj për “Zgjedhoren”: Vendi në tryezë i takon të gjitha partive të reja

23 Tetor 2025, 16:12, Politikë CNA

Shehaj për “Zgjedhoren”: Vendi në tryezë i takon

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka folur për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale duke thënë se pranon të ulet në tryezë vetëm nëse janë të gjitha partitë e reja.

Ai theksoi se nuk do të bëhen pjesë e asnjë pazari, por në tryezë duhet të jenë të gjitha partitë politike.

“Vendi në tryezë i takon të gjitha partive të reja. Mediat na futën në pazare pa e ditur fare. Unë mora Eraldin dhe e pyeta; ke diskutuar gjë ti?! Ndaj kam ardhur sot, ky është qëndrimi im publik. Eraldi më konfirmoi se nuk kishte asnjë tratativë, asnjë Pazar. Na kanë bërë pjesë e pazarit. S’do të ishte pjesë e pazarit nëse nuk krijohen kushte për të gjitha partitë e vogla. Ne jemi të lumtur që të ulemi dhe të bëhemi pjesë e të dyja komisioneve, por duhet të jenë të gjitha partitë politike. U takon të gjithëve.”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga