Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, hodhi akuza të forta ndaj Kuvendit të Shqipërisë.
Vokshi tha në një deklaratë për shtyp se 4 deputetë të PD-së i kanë çuar 2 shkresa Kuvendit dhe pretendoi se ky institucion i ka fshehur.
Ajo zbuloi se shkresa e parë i është adresuar Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, për kryeministrin Edi Rama dhe familjarët e tij, ndërsa shkresa e dytë i është adresuar KLGJ-së, për procesverbalet dhe vendimet e marra në janar-korrik të vitit 1996.
Sipas saj, kërkesat nuk janë dërguar në institucionet përkatëse.
Deklarata e plotë:
Një tjetër skandal ka ndodhur këto ditë në Kuvendin e Shqipërisë.
Me urdhër të Edi Ramës, janë fshehur për një muaj të tërë, dy kërkesa të firmosura nga katër deputetë të Partisë Demokratike, e nuk janë dërguar në institucionet përkatëse sic procedura dhe ligji për statusin e deputetit përcakton.
Sic i shihni edhe shkresat në fotot në ekran, në datë 17 Nëntor, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, dhe Albana Vokshi në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion informacioni i plotë dhe i detajuar nga dy institucione:
Nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në lidhje me të gjithë Deklarimet ndër vite të z. Edi Rama si dhe të gjithë personave të lidhur me të, përfshirë znj. Rea Xhillari.
Nga Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë kërkuar procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të zhvilluara 15 janar – 1 korrik 1996.
Neni 8 i Ligjit “Për Statusin e Deputetit përcakton: 1. Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore. 2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Praktikisht informacioni nga institucionet duhet te ishte vënë në dispozicion brenda datës 2 dhjetor.
Pas insistimit nga ana jonë për të marrë përgjijet e shkresave, pas sorrollatjes sa në një zyrë në tjetrën, dje zbluam skandalin që shkresat, pasi i kisha protokolluar përsonalisht, ishin mbajtur të fshehura në sirtar në Kuvend pa u dërguar asnjëherë.
Pengimi, me urdhër të Edi Ramës, i dërgimit të shkresave dhe marrjes së informacionit është një tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit. Kanë qenë më qindar rastet e refuzimit të përsëritur të informacionit nga ana e Ministrave, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, krerëve të disa institucioneve, që e ka bërë shpesh të pamundur trajtimin e disa prej problematikave të mprehta në Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj. Detyrimi kushtetues për të dhënë informacion për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, është me natyrë prioritare për shkak se ka të bëjë me përmbushjen e një funksioni kushtetues të Kuvendit, siç është funksioni i kontrollit parlamentar. Për pasojë, pengimi i qëllimshëm i kësaj të drejte të opozitës, përbën akt minimi ndaj autoritetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe si i tillë është një akt thellësisht antikushtetues dhe që duhet të sjellë përgjegjësi politike dhe disiplinore.
Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është urdhëruesi i kësaj shkelje të kushtetutës dhe rreullores së kuvendit dhe ligjit të statusit të deputetit!! Edi Rama i cili, në rasti e shkresës së parë, ILDKP, kërkon të fshehë faktin tashmë të denoncuar nga PD që ai, Edi Rama është ne shkelje penale, pasi për vite me rradhë ka refuzuar të deklarojë si pjesë e deklaratës së tij të pasurisë, edhe pasurinë e thjeshtrës së tij.
Këtu po ju paraqesim deklaratat e pasurisë të Edi Ramës, që nga viti 2010. Cdo qytetar mund të vërtetojë që Edi Rama ka shkelur ligjin n ëmënyrë të përsëritur, e duhet në ndiqet penalisht.
Nga ana tjetër, me anë të fshehjes së shkresës së dytë, Edi Rama, kërkon të mbulojë faktin e një procesi të porositur dhe vendimi te montuar ndaj kryetarit të PD z. Sali Berisha, nga një gjyqtare e cila ka marrë një vendim antikushtetues, duke qenë në konflikt të plotë interesi. PD disponon kopje të vendimit të shkarkimit të Gjyqtares Irena Gjoka në 1996 nga KLGJ, në kohën që kryetar i KLGJ ishte Presidenti i asaj kohe z. Sali Berisha.
Gjyqtarja Gjoka, jo vetëm kërkoi dorëheqjen nga cështja, por në të kundërt, shkeli kushtetutën, shpërfilli paramentin dhe rolin e tij dhe mori vendimin për heqjen e disa lirive z. Sali Berisha pa autorizimin e institucionit më të lartë në një republikë parlamentare, Parlamentit. Jo më kot kushtetuta e vesh deputetin me imunitet, për ta mbrojtur nga sulme të tilla, e për ta mbrojtur në detyrën dhe funksionin që ata bazuar në kushtetutë, duhet të kryejnë në shërbim të interesave të Qytetrëve.
Kjo tentativë mjerane e Ramës për të fshehur shkresat e penguar informacionin, nuk e shpëton dot Edi Ramën. Drejtësia e vërtetë, vonon por nuk harron./ CNA
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit të tij më...
Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me Kryesinë në ...
Deputeti Agron Shehaj foli për largimin nga Partia Demokra...
Pëlqyeshmëria e liderëve të rinj është analizuar nga Barom...
Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të pyetur nuk i nj...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur këtë të premte për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e...
Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar për lajmet në me...
Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër pu...
Gjendja e demokracisë dhe kriza me të cilën po përball...
Bislim Ahmetaj, ish-kryetari i “Grupimit ’90”, ka kërk...
SPAK i ka kërkuar autorizim Kuvendit për një masë më t...
3 deputetë të opozitës janë përjashtuar pas kaosit dhe ten...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokra...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia D...
Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme të tjera dok...
Nikoll Lesi, nëpërmjet një shkrimi, ka deklaruar se më...
Deputeti Agron Shehaj ka krijuar një forcë të re polit...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...