Kuvendi i ri me 11 komisione/ Shtohen tri të tjera në listë
Kuvendi i ri do të ketë 11 komisione. Komisioni aktual i V...

Një mandat ka futur në sherr dyshen që do të luftonte egër qeverinë dhe që synonte ta rrëzonte atë dhe t’i jepte popullit një frymë të re politike.
Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por u përplasën mes tyre si mos më keq. Dyshja sorosiane Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani vazhdojnë seritë e radhës të serialit të tyre.
Pasi dolën me gisht në gojë nga zgjedhjet dhe mezi morën një mandat, Lapaj dhe Shabani vijojnë të shahen publikisht.
I ftuar në një emision, Lapaj tha se ndihej i tradhtuar nga Shabani, duke theksuar se ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij.
"Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do ta kisha të thjeshtë, sepse e kam firmosur unë atë listë.
Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do ta mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z. Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.
U bë padrejtësi, do të qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. 'Shqipëria bëhet' është lëvizje model. Angazhimi ynë do të jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do të jetë në parlament.
Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e njërit prej kandidatëve tanë. Beteja do të jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z. Shabani, ishte mik imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsyeja pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do të jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do të na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer.''
Më tej Lapaj luajti rolin e viktimës duke thënë se pak pas zgjedhjeve një person i kishte kërkuar të bëhej pjesë e pushtetit, por nuk kishte pranuar me gjoja pretendimin se ka vendosur të qëndrojë në anën e së drejtës.
“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë.
Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytet. Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njëjta gjë dhe sërish e kam refuzuar.
Kam refuzuar të jem palë me pushtetin, i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, tha ai./ CNA
Kuvendi i ri do të ketë 11 komisione. Komisioni aktual i V...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Bashkëdrejtuesi i Nismës “Shqipëria Bëhet” ka komentuar so...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhu...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Degën Vlorë, Atird ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, në konferenc...
Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për mandatin e koalicio...
Adriatik Lapaj ka ndryshuar mendje sa i përket mandatit të...
Në radhët e Partisë Demokratike, dega Vlorë, javët e fundi...
Ditët e fundit të muajit gusht përkojnë me përgatitjet për...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhu...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Ed...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu së bashku me 32 d...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këll...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar sot pas pub...
Drejtuesi Politik i Qarkut Berat, i Partisë së Lirisë, Lef...
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot pasi k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...