Lapajt nuk i del e keqja me Shabanin: Ka ngrënë bukë në shtëpinë time, por për mua nuk ekziston
Bashkëdrejtuesi i Nismës “Shqipëria Bëhet” ka komentuar so...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka hedhur akuzat se kryeministri Edi Rama po asgjëson institucionet Kushtetuese.
“Për ata, të cilët duke parë një grup të vogël opozitar në parlament, në këshilla dhe një grup të vogël gazetarësh që në diktaturë autokratike, qëndrojnë kundër saj, shqiptarëve u rikujtoj se sot nga 220 mijë rrogëtarë që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, 98 për qind e tyre i përkasin partisë shtet, emërtesë e partisë shtet, emërtesë e Edi Ramës, në të gjithë vendin.
Pra, nuk është një monizëm total, por është pothuaj një monizëm i plotë.
Megjithatë duhet pranuar se dallimi esencial midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare është se e para me ligj nuk e pranon pluralizmin, e dyta e pranon, por e shtyp atë me institucione.
Së dyti, tipari më kardinal i çdo diktature është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë.
Nuk ka përqendrim më të madh pushteti se të kesh emëruar 98 për qind të të gjithë piramidës shtetërore dhe administratës publike, duke filluar nga presidenti i Republikës, te kryegjykatësit, kryeprokurorët, etj., me radhë.
Por siç është në natyrën e diktatorëve, qoftë autokratë, qoftë autoritarë, etja për pushtet e tyre është e pakufishme. Nuk njeh kufi.
Edi Rama ka shpërndarë këto ditë gushti një projektligj për administratën shtetërore, një paçavure e vërtetë, i cili në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një shkarravinë të vërtetë.
Por shumë më e rëndë është në parimet që këto ndryshime të ligjit ekzistues për administratën shtetërore sjellin.
Administrata aktuale shtetërore funksionon mbi bazën e ligjit 90 të shtatorit të vitit 2012, ligj i cili pa mëdyshje mund të amendohet si çdo ligj tjetër, mund të abrogohet, mund të zëvendësohet.
Por kur amendohet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore, duke shkelmuar parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, kjo përbën një atentat të ri ndaj asaj ndarjeje pushteti që ka mbetur në letër dhe përpjekje demoniake e Edi Ramës për të futur në duart e tij çdo pushtet që ka mbetur me sadopak autonomi.
Po ju rikujtoj, po ndalem te kjo.
Në nenin 1 të ligjit 90, 2012, thuhet: qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri ligjor të njëjtë për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.
2. Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit dhe Forcat e Armatosura nuk janë pjesë e fushës së veprimit të këtij ligji.
Po pse? Sepse ato janë institucione kushtetuese, të cilat kanë një vartësi kushtetuese, të cilat kanë një bashkëndarje të pushteteve, pra në këto institucione, në qoftë se studion statusin e tyre, ka një kompetencë presidenti i Republikës, ka një kompetencë shefi i shtabit të përgjithshëm dhe shtabi i përgjithshëm, ka një kompetencë bordi i universiteteve.
Pra, çfarë thuhet në ligjin që sjell Edi Rama?
Pika 2 e nenit 1, e ndryshuar si vijon: Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit si dhe Forcat e Armatosura janë pjesë e administratës që rregullohen me ligj të posaçëm.
Prisni.
Në kuptimin më të gjerë, administratë shtetërore është çdo rrogëtar i këtij shteti.
Por fusha e veprimit të ligjit për administratën publike ka të bëjë me Këshillin e Ministrave.
Fusha e veprimit për Institucionet e Arsimit të Lartë është një ndarje mes Këshillit të Ministrave, presidentit të Republikës dhe bordeve.
Fusha e veprimit mes forcave të armatosura është një ndarje midis shefit të shtabit të përgjithshëm, presidentit të Republikës dhe kryeministrit.
Në qoftë se ti merr dhe i fut këto dinakërisht në ligjin për administratën shtetërore, por që kanë për zot kryeministrin e vendit, ti faktikisht asgjëson këto si institucione kushtetuese dhe merr atribute që Kushtetuta nuk t’i njeh, por që ky nuk e ka për gjë që të marrë policinë ushtarake dhe ta çojë të bllokojë një televizion në një akt antikushtetues. Në një keqpërdorim absolut antikushtetues të forcave të armatosura.
Por ka një president që për bëmat e tij dhe gjëmat e tij është i paqenë”, tha Berisha./ CNA
Bashkëdrejtuesi i Nismës “Shqipëria Bëhet” ka komentuar so...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhu...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Degën Vlorë, Atird ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, në konferenc...
Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për mandatin e koalicio...
Adriatik Lapaj ka ndryshuar mendje sa i përket mandatit të...
Në radhët e Partisë Demokratike, dega Vlorë, javët e fundi...
Ditët e fundit të muajit gusht përkojnë me përgatitjet për...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhu...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Ed...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu së bashku me 32 d...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këll...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar sot pas pub...
Drejtuesi Politik i Qarkut Berat, i Partisë së Lirisë, Lef...
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot pasi k...
Në Partinë Demokratike kanë filluar të trazohen ujërat, të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do t’i japë Parti...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...