Paralajmërimi për një tjetër gjykatës/ Këlliçi: Autokracia është “normalitet” i ri i Edi Ramës
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këll...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të analistit dhe gazetarit Artur Zheji.
Në statusin e tij, kryedemokratik lutet që shpirti i Zhejit të gjejë paqen e merituar.
“Homazh për Artur Zhejin!
Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin”, shkruan Berisha.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të analistit Artur Zheji.
Noka në reagimin e tij i shpreh ngushëllimet familjes dhe thotë se Zheji ka lënë pas shumë kujtime si drejtues e gazetar.
“U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na lë me dhimbje. Ngushëllime familjes sate! Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik.
Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime. I përjetshëm kujtimi i tij”, shkruan Noka.
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë të një reagimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet për shuarjen e Artur Zhejit.
Krahas ngushëllimit, Këlliçi ka ndarë dhe një shkrim të Zhejit për vdekjen, i publikuar rreth një vit më parë.
Reagimi i Këlliçit
Më pak se 1 vit më parë, Artur Zheji “parashikoi” mes rreshtash tragjedinë që do ti ndodhte këtë të shtunë gushti!
Qofsh i Parajsës Artur Zheji! RIP ????????
—————————————————————
Vdekja, kjo zonjë madhështore!
Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!
Sepse Vdekja shfaqet!
Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.
Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…
Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.
Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.
Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.
Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.
Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!
Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…
Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.
Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.
Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.
Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.
Kush kupton, kupton.
Kush nuk kupton, nuk është më puna ime!/ CNA
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këll...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar sot pas pub...
Drejtuesi Politik i Qarkut Berat, i Partisë së Lirisë, Lef...
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot pasi k...
Në Partinë Demokratike kanë filluar të trazohen ujërat, të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do t’i japë Parti...
Kryeministri Edi Rama ka cilësuar sot vijimin e aksionit p...
Shqipëria është gati për një hap të rëndësishëm në moderni...
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar sot se përmes Skemës Kom...
Kryetarja e Komisionit përgjegjës për Kulturën, Ina Zhupa,...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe këtë të mërkurë lidh...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje të re...
Kryeministri Edi Rama ka postuar edhe këtë të martë pamje ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të hënë lidhu...
Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi shprehu sot indinjimi...
Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Ministria e Bujqësisë ka ndarë të dhëna lidhur me eksporte...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...