Mashtruesi Salianji trazon ujërat në Partinë Demokratike
Në Partinë Demokratike kanë filluar të trazohen ujërat, të...

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot pasi këtë të enjte u bë e ditur se Partia Demokratike do të jepte 3 deputetë ‘hua’ te Partia e Lirisë dhe Ilir Meta, si pjesë e një dakordësie të shprehur edhe më parë mes dy palëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ironikisht se ‘qerasja’ me deputetë po shkon për mrekulli.
Sipas Murrizit, pas kësaj, është e kotë të bëhet pyetja pse PD-ja ka 16 vite në opozitë.
"Qerasja" me deputetë po i shkon për mrekulli partive pa vota
Kjo “qerasja” me deputetë nga Partia Demokratike drejt partive që nuk kanë marrë as votat për një mandat të vetëm, po bëhet e zakonshme – dhe po “më pëlqen” gjithnjë e më shumë, ironikisht.
Në zgjedhjet e 11 majit, e gjithë opozita mori 50 deputetë.
Nga këta:4 ishin të LSI,
1 i PR-së,
1 i PDIU-së,
1 i PBDNJ-së,
1 i Partisë Agrare.
Pra, PD-së i mbetën 42 deputetë, pa llogaritur ndonjë “transferte” të ardhur nga LSI apo PS.Por çfarë po ndodh me këto 42 mandate?
Thuhet se 3 do t’i jepen LSI-së që të arrijë kuotën për të krijuar grup parlamentar me 7 deputetë.
6 të tjerë do t’i kalojnë Fatmir Mediut për një tjetër grup parlamentar.
6 deputetë të tjerë do t’i shkojnë Partisë Agrare.
Në fund, PD-së i mbeten vetëm 27 deputetë.
Pse jo? Le të japim edhe 6 të tjerë për PDIU-në, që me 1500 vota të ketë grup parlamentar.
Pse të mos “qerasim” edhe PBDNJ-në e Dules, që nuk mori asnjë votë, por të ketë prapë grup parlamentar?Le t’i mbajë PD vetë 15 deputetë.
Edhe nga këta, pse të mos i japim 5 Agron Shehut që edhe ai të krijojë një grup parlamentar?Dhe PD të mbetet realisht me 10 deputetë. Tamam për një "klub shahu".
Kjo ndarje mandateve – që në fakt janë vota të demokratëve – për të krijuar grupe parlamentare fiktive, vetëm për përfitime financiare dhe për të punësuar 2-3 familjarë si “këshilltarë” apo “sekretare” grupi, është abuzim i pastër.
Pse shqiptarët duhet të sillen si votues stoikë, kur përfaqësuesit e tyre i shesin mandatet si mall në treg?
Pse demokratëve u kërkohet besnikëri dhe “ndershmëri” me votën, kur vetë vota e tyre përdoret si monedhë për të forcuar parti që kanë qenë gjithmonë kundër tyre?Dhe pastaj pyesim: “Pse kemi 16 vjet në opozitë?”,-shkruan Murrizi./CNA
Në Partinë Demokratike kanë filluar të trazohen ujërat, të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do t’i japë Parti...
Kryeministri Edi Rama ka cilësuar sot vijimin e aksionit p...
Shqipëria është gati për një hap të rëndësishëm në moderni...
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar sot se përmes Skemës Kom...
Kryetarja e Komisionit përgjegjës për Kulturën, Ina Zhupa,...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe këtë të mërkurë lidh...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje të re...
Kryeministri Edi Rama ka postuar edhe këtë të martë pamje ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të hënë lidhu...
Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi shprehu sot indinjimi...
Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Ministria e Bujqësisë ka ndarë të dhëna lidhur me eksporte...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot të tjera pamje nga aksi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Deputetja Ina Zhupa, përfaqësuese e Qarkut të Vlorës në Ku...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ku zbato...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...