web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi i ri me 11 komisione/ Shtohen tri të tjera në listë

26 Gusht 2025, 14:24, Politikë CNA

Kuvendi i ri me 11 komisione/ Shtohen tri të tjera në listë

Kuvendi i ri do të ketë 11 komisione. Komisioni aktual i Veprimtarisë Prodhuese do të ndahet në tri komisione, Komisioni për Bujqësinë, Komisioni për energjinë dhe Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin.

7 komisione do të drejtohen nga PS, ndërsa 4 nga PD.

Po ashtu komisioni Xhafaj do të jetë i përhershëm. Komisioni “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” pritet të kthehet në një komision të përhershëm, ku do të përfshihen opozita dhe mazhoranca./ CNA





Lajmet e fundit nga