“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rreth tetë vite që drejtoi këtë forcë politike, e çoi atë nga dështimi në dështim.
Për herë të parë në historinë e demokracisë, nën drejtimin e Lulzim Bashës, PD-ja qëndron për të tretin mandat radhazi në opozitë, ndërsa Partia Socialiste ka marrë mandatin e tretë qeverisës.
Për të mos folur më tej, për kauza të braktisura, për braktisjen e zgjedhjeve vendore, dhe fikjen e protestave kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjë që në fakt çon në dyshime se “misioni” i Lulzim Bashës ishte të mbante Ramën në pushtet.
Por, pas largimit me turp nga drejtimi i PD-së, Lulzim Basha duket se “misionin” e tij ia ka dorëzuar Enkelejd Alibeajt, “supermenit” të selisë së bravave, të cilit i dha pesë detyra.
Ky i fundit me sa duket vijon misionin e Bashës, në shërbim të përçarjes së Partisë Demokratike.
Por, ndërsa nga njëra anë duket se i shërben përçarjes së PD-së, nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj tenton t’u hedhë hi syve demokratëve.
Një ditë më parë, Alibeaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e 2 korrikut.
“Me 2 korrik 1990 djem dhe vajza kurajozë, thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Kështu i dhanë shpresë shqiptarëve se e ardhmja ishte matanë atij muri hermetik. 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.
Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa!
Një ëndërr që sot, 32 vite pas rënies së atij muri, mbetet e parealizuar plotësisht. Sepse dhe pas 32 vitesh jemi në betejë me të keqen, me atavizmat e së shkuarës që kanë ngritur muret e reja që po i mbajnë shqiptarët ende larg perëndimit.
Ndaj sot, të gjithë sëbashku, duhet të shohim dritën e shpresës dhe të pëpiqemi të rrëzojmë muret e reja. E bashkë me to dhe mbeturinat e mureve të vjetra. Për realizuar ëndrrën e përbashkët të shqiptarëve. Shqipërinë si Europa!”-shkruante Alibeaj.
Postimi i “supermenit” të Bashës, është shpërndarë në rrjetet sociale, edhe nga faqja e PD-së, e cila vijon të mbahet peng nga “misionarët” e ish-kryetarit.
Por, pas këtij postimi, demokratët kanë “shpërthyer” në komente kundër Alibeajt, të cilin e cilësojnë si “shtojcë të PS-së”.
“Ti nuk ke lidhje me demokratët. Te je socialist”, -shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan: “Poo por nuk ishin si ti ata!! Ti e tregove veten që je mbeturina”.
“Ti do bësh Shqipërinë? Kurrë Enkelejd, ti nuk e kalon klasën pa pyetur pjellën komuniste si Edvin Ramën dhe shoqen Kim, që kanë një qëllim kthimin e sorosjanëve komunistë në krye”, -shkruan një qytetar.
Gjithashtu një tjetër shkruan: “Edhe ti i tillë dole, shtojca e PS-së".
Po ashtu një qytetar ironizon ndërsa shkruan: “Alibasha thotë se bente kamarierin ne Rinas, po zotrote ku ishe kamarier?”./CNA.al





Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Gazetari Denis Dyrnjaja i ka dhënë një “shuplakë” të fortë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka surpr...
Ambasadoja Yuri Kim ka bërë bashkë politikën shqiptare...
Ashtu si çdo fundjavë, edhe ditën e sotme presidenti I...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me ironi ndaj kryemini...
Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka komen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zh...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur sërish krah ambasad...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Bal...
Grupet e punës së Partisë Demokratike kanë zhvilluar t...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjell...
Partia Demokratike ka dënuar ashpër censurën mediatike...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prej kohësh "i zhd...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, e cila ka refuzuar të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e nisi fundj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...