Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, sot në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza të forta në drejtim të Qeverisë.
Ajo theksoi se Richard Hodges, personi që sipas saj është caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit nuk duhet t'i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.
Në videon e publikuar nga PD-ja, ndër të tjera ai thotë se “Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona, duke përfshirë Sarandën, në 1913-ën. Butrinti iu dha padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha”.
“Të vendosësh antishqiptarë për të drejtuar punët që lidhen me historinë, identitetin, trashëgiminë dhe kulturën e shqiptarëve, përbën një akt paaftësie ose tradhtie.
Ju ftoj të ndiqni një video të shkurtër të Richard Hodges, caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtuesi shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit.
E dëgjuat se çfarë thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona, duke përfshirë Sarandën, në 1913-ën. Butrinti iu dha padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha!
Zotin Hodges nuk mund ta akuzojmë për tradhti, sepse ai është britanik, jo shqiptar. Mund ta qortojmë vetëm për paaftësi ose qëndrime tendencioze antishkencore dhe antishqiptare.
Ai ruan të drejtën të ketë opinionet e veta, edhe duke i shtrembëruar faktet.
Ne, si shqiptarë, kemi të drejtën që të revoltohemi kur një personazh i tillë lejohet, që me paratë tona, të paguhet për të planifikuar dhe menaxhuar trashëgiminë kulturore dhe historike. Sepse, në fjalët e tij, kur shqiptarët janë të paqenë, e tillë është edhe trashëgimia e tyre.”-tha Zhupa.
Më tej, ajo u shpreh se ne duhet t'i themi ndal kësaj, ndërsa drejtoi edhe disa pyetje që “kryqëzojnë” Qeverinë.
“Kësaj ne duhet t’i themi NDAL!
Kemi disa pyetje për të painteresuarit dhe të interesuarit:
A mendoni se ka dëshirë dhe mundet që një individ si Hodges, të mbrojë interesat kulturore të Republikës së Shqipërisë dhe nënshtetasve të saj në Butrint, kur ai mendon se qyteti i lashtë na është dhënë padrejtësisht?
Çfarë planifikimi mund të bëjë zotëria, kur ai mendon, sipas një mentaliteti dhe modeli albanofob, i cili mohon shtresëzimet shqiptare në Butrint?
Çfarë duhet të bëjë më shumë një qeveri për t’u etiketuar si tradhtare e interesave kombëtare?
Richard Hodges nuk duhet lejuar t’i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.
Partia Demokratike dënon me forcë sundimin e interesave të ngushta klienteliste dhe financiare të klanit në pushtet, mbi interesat kombëtare.
I bëjmë thirrje komunitetit shkencor, historianëve, arkeologëve dhe ekspertëve të trashëgimisë, të ngrenë zërin e protestës, si ndaj sharlatanizmit të zotit Hodges, edhe ndaj turpit dhe tradhtisë së ministres së Kulturës, Elva Margariti, dhe padronit të saj Edi Rama.
I bëjmë thirrje Qeverisë të anulojë koncensionin antikushtetues dhe të heqë antishqiptarin nga çdo mundësi drejtimi shkencor të Butrintit!
Shqipëria nuk është për shitje!
Kur identiteti, trashëgimia, kultura, dhe historia nxirren në pazar, Shqipëria është në rrezik!”-përfundoi deklaratën Ina Zhupa./CNA.al
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën politike në...
Vetëm një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta po tenton të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj k...
Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka kom...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shënjestruar kryeminist...
Ish-Presidenti Ilir Meta, një ditë pas lënies së Presi...
Ish-presidenti Ilir Meta i është kthyer gjuhës së dhunës, ...
Në ditën e parë pasi iku nga detyra e Presidentit të Repub...
Ish-presidenti Ilir Meta është rikthyer, ashtu siç kishte ...
Ish-presidenti Ilir Meta sot në një deklaratë për mediat n...
Ish-presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka f...
I zhveshur nga kostumi i Presidentit tashmë, Ilir Meta ësh...
Pasi dorëzoi detyrën e Presidentit, tashmë Ilir Meta duket...
Majlinda Dhuka është emëruar sot Ministre Shtetit pran...
Kryeministri Edi Rama, para tri ditësh zhvilloi një takim ...
Pasi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Presidentit, Bajra...
Mëngjesin e sotëm janë bërë të ditura ndryshimet në Qeveri...
Majlinda Dhuka është emëruar sot Ministre Shtetit pran...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...