
Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur me tone të forta sot në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Arben Ahmetaj është strumbullar i kësaj, që ai e cilëson si megavjedhje.
Por sipas tij, “koka” është vetë kryeministri Edi Rama.
Po ashtu ai paralajmëroi se Rama dhe Ahmetaj nuk do të mund të shpëtojnë, edhe sikur të shkojnë “prapa Diellit”.
“Pse Arben Ahmetaj është strumbullari? Ekipi i kësaj megavjedhje ka pasur tre ushtarë: Zoton, Gugalen dhe Mërtirin.
Arben Ahmetaj, i pyetur në komisionin parlamentar, paraqiti traumën e tij, por nuk pohoi njohjen me Mërtirin.
Unë u them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, me të cilën Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse, që kapin vlerën e 13 milionë eurove.
Arben Ahmetaj pësoi një aksident kur ishte i shoqëruar në Maqedoni me këta mafiozë.
Arben Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit, jo pak, por 55 milionë euro.
Ai vërtet nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në kontratën e projektit të djegësit të Tiranës.
Ai u shkarkua vetëm me një qëllim: të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.
Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil.
Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do të bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.
Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës.
Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnosh pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur.
E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do të kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje.”-tha Berisha./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka kom...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shënjestruar kryeminist...
Ish-Presidenti Ilir Meta, një ditë pas lënies së Presi...
Ish-presidenti Ilir Meta i është kthyer gjuhës së dhunës, ...
Në ditën e parë pasi iku nga detyra e Presidentit të Repub...
Ish-presidenti Ilir Meta është rikthyer, ashtu siç kishte ...
Ish-presidenti Ilir Meta sot në një deklaratë për mediat n...
Ish-presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka f...
I zhveshur nga kostumi i Presidentit tashmë, Ilir Meta ësh...
Pasi dorëzoi detyrën e Presidentit, tashmë Ilir Meta duket...
Majlinda Dhuka është emëruar sot Ministre Shtetit pran...
Kryeministri Edi Rama, para tri ditësh zhvilloi një takim ...
Pasi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Presidentit, Bajra...
Mëngjesin e sotëm janë bërë të ditura ndryshimet në Qeveri...
Majlinda Dhuka është emëruar sot Ministre Shtetit pran...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka firmosur lëvizje t...
Kreu i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar si alarmant son...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ad...
Pas mbarimit të ceremonisë së betimit të presidentit t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...