“Si u bëtë kryetar?”/ Alibeaj përplaset me Mëhillin: Po më provokon
Enkelejd Alibeaj ishte në “Now me Erla Mëhillin” kur f...

“Pas investimeve që kemi bërë në rikonstruksionin e rrugëve kryesore, do të nisim punën për të gjitha rrugët dytësore së bashku me ndriçimin dhe gjelbërimin e tyre”.
Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, në takimin e zhvilluar me banorë të Durrësit të Ri. Kryebashkiakja Sako tha se: “Janë 52 rrugë dytësore që janë evidentuar për t’u rikonstruktuar, ndërsa 8 rrugë të tjera që janë duke përfunduar, do të jenë me ndriçim dhe gjelbërim. Në këtë mënyrë ne po investojmë në të gjitha blloqet e banimit në këtë zonë, të shoqëruar me të gjitha elementet e duhura, siç janë sinjalistika, ndriçimi dhe gjelbërimi”. Sako shtoi se në zonën e Durrësit të Ri janë bërë shumë rrugë, si Shkumbini, Tepelena, Danubi, Shën Pjetri, Papa Klementi, Drenica etj. Ne së shpejti nisim punë edhe për rikonstruksionin e shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” së bashku me palestrën e re dhe në 15 maj do të nisim pikërisht këtu punën për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar me të tjera investime të rëndësishme.”
Kryebashkiakja Sako shtoi se do të rehabilitohet shumë shpejt kanali i madh te rruga “Azem Hajdari” dhe “Vala e Detit”, zonë në të cilën bashkia po punon që edhe kanalizimet të jenë të ndara, veç ato të ujërave të shiut, dhe veç ato të ujërave të ndotura. Këto investime do të shoqërohen edhe me gjelbërimin e rrugëve dhe korsi të dedikuara për biçikleta. Edhe në zonën e Durrësit të ri janë evidentuar hapësirat publike që do të rehabilitohen në funksion të fëmijëve dhe moshës së tretë, ndërkohë që do të ketë investime edhe për terrenet sportive.
Në takimin me banorët e zonës, kryebashkiakja Emiriana Sako ka treguar edhe bisedën me një banor, i cili ka qenë i shqetësuar pas njoftimeve të opozitës se bashkia do të shembë shtëpitë e tyre. Sako tha se: “Këto janë përpjekje sa dashakeqe, aq edhe injorante të një personi që nuk ka një vizion për Durrësin e Ri, të një personi që nuk ka asnjë plan apo projekt për t’u thënë banorëve. Ai ka 6 muaj që di që është kandidat për bashkinë, por ska asnjë program, edhe juve ju quan banorë të Kënetës. Kjo është një gënjeshtër e radhës e tyre, se kemi 2-3 muaj që jemi mësuar me këto gënjështra. Unë po ju them se bashkia nuk ka asnjë plan për të prishur shtëpi, bashkia nuk shemb shtëpi, por punon për të ndërtuar rrugë, për të ndërtuar shkolla, kopshte, për të vendosur ndriçimin e rrugëve, pastrimin e qytetit etj. Ne jemi në anën e banorëve dhe do të jemi ndihmë për ju që këtu të përfundohet procesi i legalizimit të banesave dhe do të ndërhyjmë pranë qeverisë që ky proces të mbarojë sa më parë. Kjo nuk është një zonë e margjinalizuar, por një zonë që po zhvillohet. Plani rregullues i bashkisë nuk shemb ndërtime, por plani rregullues nuk lejon ndërtime mbi kanale apo kolektorë. E gjithë përpjekja e tyre është një gënjeshtër, prandaj në 15 maj ne do e fillojmë punën së pari në këtë zonë me investime të shumta në rrugë, shkolla, ndriçim, hapësira të gjelbra”.
Drejtuesi politik, Adrian Çela, tha se: “Në vitin 2007 në këtë zonë duhej afro 40 minuta të vije me makinë nga qendra e Durrësit, kurse sot vjen për 3 minuta. Kjo është dëshmi e asaj se çfarë pune është bërë në shtrimin e rrugëve, vendosjen e tabelave dhe semaforëve në këtë zonë. Unë jam i bindur se votuesit e Durrësit do e tregojnë përsëri se Bashkia e Durrësit ka vetëm drejtimin përpara, nuk mund ta kthejmë kokën pas. Ju dëgjoni se çfarë thonë: banda, banda, krimi, krimi. Ata fyejnë votuesit socialistë, fyejnë 52 mijë votues të PS-së dhe Emiriana Sakos në Durrës”./ CNA.al
Enkelejd Alibeaj ishte në “Now me Erla Mëhillin” kur f...
Erosi në politikë është një nga çështjet për të cilat ...
Gazetari Arian Çani ka habitur me një deklaratë të bër...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotrme në li...
Enkelejd Alibeaj është ankuar, teksa kanë mbetur vetëm...
Kryeministri Edi Rama është rrëfyer si rrallëherë më p...
Mediat e huaja kanë raportuar për një tjetër skandal q...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgëzoi...
Vetëm 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 14 maj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Kryeministri Edi Rama ironizoi kryetarin e PD-së Sali ...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pasditen e sotme kand...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë ...
Dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, jan...
Partia Demokratike ka kallëzuar këtë të martë në SPAK ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të vërtetën e sondazhe...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka denoncuar blerjen e ...
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e CNA, lidhur me b...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar u ka bërë një thirrje të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...