Bie zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit/ Humbin jetën disa persona
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një deklaratë nga selia e PD-së i bëri thirrje çdo shqiptari që të marrë pjesë në protestën e 11 korrikut që do të zhvillohet para Kryeministrisë.
Teksa akuzoi qeverinë Rama për kequshqyerjen e fëmijëve, pabarazibë, rritjen e çmimeve dhe taksat e larta, ai nënvizoi se duhet të kërkojmë qeveri teknike, dhe nëpërmjet saj zgjedhje të lira e të ndershme.
Deklarata e plotë:
Opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen ju, ne, familjeve tona dhe të ardhmes së vendit.
Ekonomia familjare, ekonomia juaj dhe e vendit në këto 11 vite, të Edi Ramës dhe keq-qeverisjes së tij ka lënguar. 1/3 e popullatës u largua nga vendi, duke ndarë familjet për së gjalli.
Sipas statsitikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer. Çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite. Prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që flen në sirtaret e Parlamentit.
Shqiptarët paguajnë prej vitesh çmimin e rritur të energjisë dhe ujit. Prej vitesh paguajmë edhe “taksën Rama” mbi karburantin, e cila na kushton 240 lekë të vjetra për cdo litër që konsumojmë.
Edi Rama dhe qeveria e tij, tradhëtuan rininë dhe çiftet e reja, të cilët sot nuk kanë pothuajse asnjë mundësi të blejnë një banesë për strehim, pasi çmimet e rritura disa fish të apartamenteve, si pasojë e parave të krimit, drogës dhe korrupsionit, e kanë nxjerrë këtë sektor nga binarët normal të zhvillimit.
Edi Rama dhe qeveria e tij vranë konkurrencen e lire e të ndershme, duke larguar investitorët e huaj. Edi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm tradhëtuan sipërmarrjen, por i shpallën luftë të hapur. Me rritjen e taksave e tatimeve, Shqipëria prej 11 vitesh është vendi me barrën fiskale më të lartë në rajon, duke e pamundësuar zhvillimin e biznesit, shpeshherë duke i çuar drejt falimentit.
Varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë qe qeveria jeton në një tjetër botë. Shpërdorimet e fondeve publike për lukse, udhëtime luksoze me chartera private, tendera multimilionëshe pa garë e të porositura, kontrata koncesionare PPP abuzime dhe korruptive, kanë qenë dhe janë të vetmet të cilat marrin vemendjen e plotë të qeverisë.
Të dashur qytetarë duhet thënë NDAL!
Ndal abuzimit, ndal klientelizmit, ndal korrupsionit, ndal taksimit mbytës, ndal braktisjes së njerëzve në nevojë, ndal cdo praktikë që përkeqëson jetesën e çdo shqiptari.
I bëj thirrje cdo shqiptari që e ka pësuar nga keqqeveisja, që është braktisur, që paguan shumë taksa e merr pak shërbime, të bëhemi bashkë më 11 korrik ora 20.00 para KM.
Të bashkuar në betejën për të sotmen e të ardhmen, të protestojmë babëzitë dhe marrëzitë e Edi Ramës. Të kërkojmë qeveri teknike, dhe nëpërmjet saj zgjedhje të lira e të ndershme. O SOT O KURRE! Ju faleminderit!/CNA
Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi gj...
Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalimin e tij, në tubimin...
Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan C...
Presidenca ka reaguar pasditen e së premtes për mediat...
Vendimi për shkarkimin e Fredis Beleris nga posti i kr...
Tre janë emrat që po përfliten në kampin opozitar të c...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me publik...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka r...
Presidenti I Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar zgj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje m...
Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjell Agaç...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarë...
Fredi Belerit, kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në mbledhjen e sotme në...
Nis seanca në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, ku do t...
Të premten do të hapet tuneli i Llogorasë, i cili ka n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, që prej vitit 2013 d...
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë këtë të enjte ...
Pas arrestimit të kësaj të enjte të ish-ministrit të Shënd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...