Rriten temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.
Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet”
Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: "Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë."
Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit”
Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.

Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.
Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”. Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi - atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj./
Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.
Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet”
Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: "Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë."
Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit”
Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.
Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.
Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”. Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi - atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj./VOA
Presidenca ka reaguar pasditen e së premtes për mediat...
Vendimi për shkarkimin e Fredis Beleris nga posti i kr...
Tre janë emrat që po përfliten në kampin opozitar të c...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me publik...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka r...
Presidenti I Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar zgj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje m...
Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjell Agaç...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarë...
Fredi Belerit, kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në mbledhjen e sotme në...
Nis seanca në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve, ku do t...
Të premten do të hapet tuneli i Llogorasë, i cili ka n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Qeveria e kryeministrit Edi Rama, që prej vitit 2013 d...
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë këtë të enjte ...
Pas arrestimit të kësaj të enjte të ish-ministrit të Shënd...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike ka reaguar për arrestimin e ish-ministr...
Edi Rama, kryeministri më jetëgjatë i vendit, feston k...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...