“Po kush të fut ty në Europë?!”/ Rama u përgjigjet komenteve të qytetarëve
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot disa komentev...

Nga Vau i Dejës, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryetari i PSD-së, Tom Doshi, hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Doshi tha se socialdemokratët në këtë qark kanë të sigurta 3 mandate.
“I marrim në Shkodër 3 mandate sepse vetë socialistët janë mërzitur me mënyrën e qeverisjes. E kemi një kryetar bashkie në Shkodër, i cili ishte ankuar edhe te kryeministri sepse Këshilli Bashkiak nuk e ka kaluar pikën e menaxhimit të hapësirave publike në plazhin e Velipojës sepse kompania është e gruas së tij. E ka vendosur emrin 'Bio Strajca', sot e mbrapa tani ju duhet ta thirrni 'Benet Strajca'. 'Benet Strajca' ke vjedhur boll, nuk të beson më Shkodra. Nuk ndikon më presioni kundër votuesve të PSD-së. Edhe socialistët janë bërë me ne. Ne në Shkodër do të kemi sërish zgjedhje të parakohshme në bashki, por ne nuk do t’ia lëmë bashkinë Sali Berishës. Bashkinë do ta ketë sërish Partia Socialiste, por jo me njerëz të korruptuar si Beneti. Pa PSD nuk do të fitohen kurrë as bashkitë e Shkodrës, as Vau i Dejës, as Malësia e Madhe”,-tha Doshi.
Kreu i PSD-së tregon se Benet Beci është i filmuar teksa diskuton shitblerjen e votës me kandidatët e tjerë socialistë dhe i bën thirrje SPAK-ut ta hetojë këtë krim zgjedhor.

“Drejtori i spitalit të Shkodrës u kërkon punonjësve: në fletën e votimit nuk do të vendosësh kryq, por plus dhe kështu e dimë nëse ke votuar PS. O të mjerë, si mendoni se i bëni kështu presion popullit të Shkodrës për të mos votuar? O i mjerë, unë të solla në këtë bashki. O hajdut!
Pas zgjedhjeve do të shkosh në burg. 'Benet Strajca' një ditë kishte mbledhur krerët e bashkive dhe kandidatët për deputetë dhe e kanë filmuar Benetin. I thotë: Po bleni votat e socialistëve!
Ky është krim zgjedhor dhe këtë do t’ia dorëzojmë SPAK-ut.
Deputeti Frrok Gjini i thotë: 'O Benet ka ardhur Çim Sterkaj të blejë vota te djali i axhës tim'. Çfarë po bëhet kështu? Kështu duan këta t’i marrin mandatet?!
U bëj thirrje socialistëve dhe demokratëve të votojnë PSD-në. Ne jemi mbështetës të Partisë Socialiste, por nuk mbështesim ministrat e korruptuar që do të shkojnë në burg prapë nesër. Vetë kryeministri dhe kryetari i tyre ka thënë që unë nuk jam avokati i atyre që bëjnë korrupsion. Dhe ne për këtë po flasim!
Pa ne nuk ka mazhorancë. T’i bëjnë llogaritë si të duan Partia Socialiste sepse me Sali Berishën ne s’kemi lidhje”,-tha Doshi.
Para qytetarëve të Vaut të Dejës, Doshi tha se PSD është e vetmja alternativë për shqiptarët pasi ka një program të qartë për shtresat në nevojë./CNA
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot disa komentev...
Një Vendim i Këshillit të Ministrave, i datës 7 maj 2025, ...
Qeveria shqiptare ka vendosur propozimin e projektligjit p...
Qeveria shqiptare, nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të M...
Gazetari amerikan, Marc Caputo, që punon në SHBA për agjen...
Aktorja Delinda Disha në rolin e fallxhores i ka zbuluar k...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Debat me Al...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbuluar detaje nga mbledhja n...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Debat me Al...
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Gazment Bardhin dhe opoz...
Drejtuesi i PD-së për Qarkun e Elbasanit Tomor Alizoti i ë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka ironizuar kryeministrin Edi R...
Kryeministri Edi Rama në takimin e tij përmbyllës në Fier ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin përmbyllës n...
Numri dy i qeverisë Belinda Balluku nga Fieri u ka bërë th...
Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka zhvilluar takimin elektora...
Kryefjala e fushatës së kryeministri Edi Rama dhe PS ka qe...
Kreu i PD-së Sali Berisha në takimin përmbyllës elektoral ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin përmbyllës zgje...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot taki...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...