web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontrata 6 milionë dollarë/ Berisha: ata që e paraqesin po deformojnë të vërtetën

7 Maj 2025, 22:41, Politikë CNA

Kontrata 6 milionë dollarë/ Berisha: ata që e paraqesin po

Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2Cnn ka folur për kontratën 6 milionë dollar.

Berisha u shpreh se ata që e paraqesin po deformojnë të vërtetën.

“Ligji amerikan i detyron kontratat të afishohen. Ne e dinim këtë. Ne nuk kemi kontratë. Ata që e paraqesin deformojnë të vërtetën. Ne kemi firmosur se pranojmë shërbimin, por nuk është e jona. Rama ka të drejtë që është i shqetësuar. Ai do e shohë boomerang. Ai ishte mësuar të merrte përgëzime edhe kur nuk ishin hapur kutitë. Ajo kontratë mbron interesat e shqiptarëve. Rama e ka marrë përgjigjen. Kushdo që lexon rezolutën e Venecias, aty shihet se Rama po blen vota me lekë, asfalt, punësim”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga