Kryemadhi nuk heq dorë nga luksi/ Pas shapkave e syzeve milionëshe, stoliset me vathë ‘Tiffany’ me diamant
Monika Kryemadhi nuk heq dorë nga luksi edhe kur denon...

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, nga rrjetet sociale shkruan se rusët kanë hyrë në bazat e ushtrisë që nga viti 2018.
Duke iu referuar fotove të hedhura në rrjete sociale, ngaMikhail Zori dhe Svetlana Timofeeva, Blushi shkruan se siguria kombëtare dhe mbrojtja e shtetit ka rënë.
Spiunët e dyshuar, sipas Blushit, i kanë hedhur të dhënat në rrjete sociale.
Deklarata e plotë

Ngjarja e rëndë dhe e dënueshme e sulmit me lëndë kimike ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit nga "turistë", "blogerë" apo "agjentë" rusë ka nxjerrë në pah faktin e tronditës të kapitullimit të sigurisë kombëtare.
Siç faktohet edhe nga këto foto të publikuara nga vetë "agresorët" rusë në vite të ndryshme, siguria kombëtare e Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, ka rënë prej kohësh.
Ministri i Mbrojtjes gënjen kur thotë se prej disa ditësh "turistët" apo "agjentët" rusë kanë qenë në vëzhgim.
Atë e përgënjeshtrojnë vetë rusët e ndaluar tashmë.
Sepse e vërteta e pamohueshme është se që prej vitit 2018, këta "turistë", "blogerë" apo "agjentë" nuk kanë lënë bazë ushtarake pa vizituar.
Fotot e tyre faktojnë se ata kanë hyrë edhe në Bazën e Gjadrit dhe në çdo bazë ushtarake të mbrojtur ku kanë pasur dëshirë, prej të paktën katër vitesh dhe duhet të ndodhte agresioni i djeshëm që ata të ndaloheshin.
Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetiti, Antiterrori dhe çdo institucion apo strukturë tjetër e ngarkuar me ligj për mbrojtjen e sigurisë kombëtare duhet të përgjigjen sot:
Si ka mundësi që vetëm tre "turistë" apo "blogerë" të thyejnë prej të paktën katër vitesh çdo filtër të ruajtjes fizike të objekteve të rëndësisë së veçantë së një vendi anëtar të NATO?
Si ka mundësi që qysh prej vitit 2018 askush nuk i ka ndaluar, qoftë edhe për një verifikim për misionin apo qëllimin e vizitave të tyre në objektet më të rëndësishme të sigurisë tonë kombëtare?
Pretendimi se prej ditësh ata ishin nën vëzhgim është mashtrim dhe tregues i kapitullimit të shtetit, sepse në të kundërt agresioni i tyre ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit do të ishte parandaluar.
Kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe dorëheqje në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Forcat e Armatosura, që u gjunjëzuan me turp nga tre "turistë", "blogerë" apo "agjentë" rusë me një shishe spray në dorë!
Nëse siguria kombëtare e një vendi anëtar të NATO thyhet kaq lehtë, ç'duhet të themi në rast të një agresioni?/CNA.al
Monika Kryemadhi nuk heq dorë nga luksi edhe kur denon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ng...
Partia Demokratike ka shtruar sërish pyetje ditën e so...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...
Pas nismës për përjashtimin nga Kuvendi të ish-bashkëp...
Mund të duket e pabesueshme, por Ilir Meta, në një mën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga rrjet...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë në rrjetet ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuz...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në nj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh qartë sot se nëse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për medi...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për media...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjeve t...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dënuar me forcë, ni...
Partia Demokratike i ka paraqitur sot SPAK-ut, publiki...
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka deklaruar se qev...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar me tone të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...