web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rilindja, sekt kriminal”/ Noka: Socialistët kanë ardhur në pushtet për të vjedhur

26 Dhjetor 2025, 15:37, Politikë CNA

“Rilindja, sekt kriminal”/ Noka: Socialistët kanë ardhur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ritheksoi edhe një herë sot qëndrimin e PD-së lidhur me protestat opozitare.

I ftuar në “Syri Tv”, Noka u shpreh se PD e ka ngritur zërin me kohë për skandalet qeveritare të bëra publike.

Sipas demokratit, Rilindja e socialistëve nuk përfaqëson gjë tjetër veçse një sekt kriminalo-korruptiv, me qëllimin e vetëm të vjedhë, të zhvasë dhe të plaçkisë Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Protesta erdhi si rrjedhojë e skandaleve të bëra publike. Protesta kaloi çdo pritshmëri. Për herë të parë mund t'ju them që analistët apo edhe banalistët që paguhen nga bordet dhe që flasin si analistë nëpër televizionet e regjimit, nuk arritën të thonë që nuk pati popull.

Ajo ishte një energji njerëzore e vërshuar në shesh për të nxjerrë revoltën, për të shprehur revoltën e tyre ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes, ndaj abuzimit, ndaj inkriminimit total të shtetit shqiptar. Pra, shqiptarët me datën 22 folën qartë. Edi Rama nuk përfaqëson më dot vullnetin e tyre dhe nuk i përfaqëson dot ata

Sali Berisha, Partia Demokratike, kanë ngritur zërin me kohë duke thënë se këta nuk kanë ardhur për të qeverisur, por këta janë aty për të vjedhur. Kemi thënë me kohë që këta, që qeverinë dhe regjimin e kontrollon krimi i organizuar dhe kartelet e drogës, janë ato që bëjnë ligjin në këtë shtet, emërojnë kë emërojnë, përcaktojnë tendera, përcaktojnë koncesionet. Të gjitha këto në këto dy dosje dolën zbuluar. Pra, mjaftuan këto dy skandale që çdo shqiptar të shohë se çfarë pushteti ka patur prej 12 vitesh në krye dhe për të treguar se çfarë janë, çfarë është Rilindja.

Në këto dy dosje, çdo qytetar e pa aty, e pa që Rilindja nuk përfaqëson asgjë tjetër përveçse një sekt kriminal, kriminalo-korruptiv, i cili ka patur vetëm një qëllim: të vjedhë, të zhvasë dhe të plaçkisë Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj ajo protestë ishte nga më madhështoret në histori, prandaj nuk iu mbylli gojën të gjithë atyre analistëve dhe banalistëve të regjimit dhe dha një mesazh të madh.

Vetë jehona që i bënë të gjithë mediat prestigjoze ndërkombëtare, po theksoj, të gjitha mediat kryesore më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, folën në Evropë.

Pra, të gjitha këto i bën jehonë jo vetëm pjesëmarrjes dhe revoltës popullore, por i bëjnë jehonë një gjëje që deri dje shumë syresh e konsideronin herezi të artikulohej. Shumë syresh na na shihnin me sy tjetër kur ne e thonim, drejtonim gishtin që drejt regjimit si narko-regjim dhe dhe kur thonim që këtu është krijuar një narko-shtet. Kur ne artikulonim që këtu diktojnë dhe kontrollojnë çdo gjë në këtë vend kartelet. Madje ata përcaktojnë edhe jetët e njerëzve. Kush duhet të jetë dhe kush s'duhet të jetë.

Shumë nga këto analistë-banalistë nëpër media dhe gjithandej, thonin që ju keni politikë të vrazhdë dhe akuzoni kot. Ja pra ku është e vërteta. Në dy dosje u faktua çdo gjë që është artikuluar nga opozita në këto 12 vite. Dhe tashmë, jo vetëm ne, janë faktori ndërkombëtar që është qartësuar dhe po e artikulon në të gjitha mediat, që Shqipëria është narko-shteti i parë dhe i vetëm i Europës. Pra Shqipëria e Edi Ramës dhe e Rilindjes. Ne tashmë kemi nisur, por ne nuk ndalojmë.

Ajo që tha sot kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, do të kthehet në realitet. Ne do të vazhdojmë në mënyrë permanente. Ne do të jemi persistues në protestat dhe në diversifikimin e protestave çdo ditë derisa Shqipëria të ketë një qeveri teknike, të largohet qeveria narkos, sepse shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen nga kartelet. Nuk mund të pranojnë që Gys Agasi, koordinatori i krimit të organizuar me qeverinë, të kontrollojë dhe të të cënojë sigurinë kombëtare. Sot me skandalin e AKSH-it, çdo shqiptar ka parë një gjë, që siguria kombëtare jo vetëm e Shqipërisë, por ne jemi vend anëtar i NATO-s. Pra, është rrezikohet dhe siguria kombëtare e partnerëve. Pra kjo lloj sigurie kombëtare ka rënë në duart e Gysit. Dhe kur bie në duart e Gysit, është në duart e Suelit, është në duart e Xhabaftëve, është në duart e Troplinëve, është në duart e krimit të organizuar.

 Ekzaktësisht këtë, ekzaktësisht doja këtë po thoja, që tek dosja Balluku, shqiptarët panë si ka vjedhur për 12 vite. Tek dosja e AKSH-it, që është edhe më e rënda, shqiptarët panë që në Shqipëri ka një deep state i cili kontrollon shtetin. Një deep state në të cilin përfshihet vetëm kartelet dhe krimi i organizuar, që kontrollon, dikton emërime, ç'emërime, tendera, koncesione, PPP e të gjithçka, deep state-i. Pra, kjo në një shtet normal nuk mund të ndodhë dhe s'duhet të pranohet. Aq më tepër kur ndodh kjo në një shtet anëtar të NATO-s dhe që po aspiron për të qenë anëtar i Bashkimit Europian.

Është detyra jonë tashmë t'i prijmë qytetarëve, t'i prijmë revoltës qytetare për ta çrrënjosur këtë të keqe, këtë kancer që e ka kapur për fyte Shqipërinë, për fyti Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare dhe për t'i dhënë vendin një qeveri teknike e cila duhet t'i japë stabilitet këtij vendi dhe pastaj t'i ofrojë shqiptarëve atë që është detyrë e çdo qeverie, zgjedhje të lira dhe demokratike ku shqiptarët me votën e tyre të përcaktojnë vullnetin e tyre qeverisës. Pra them me votën e tyre dhe jo me votën e presionit të patronazhistëve si organizatë kriminale në vete, dhe jo me paratë e blera nga korrupsioni dhe nga krimi dhe jo me presionin e karteleve. Vota e shqiptarëve duhet të jetë e lir”,-deklaroi Noka./CNA





Lajmet e fundit nga