web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Pushteti i kalbur"/ Zhulali: Qeverisja e Ramës përbën rrezik për sigurinë e NATO-s

25 Dhjetor 2025, 21:08, Politikë CNA

"Pushteti i kalbur"/ Zhulali: Qeverisja e Ramës përbën

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka vlerësuar se qeverisja e kryeministrit Edi Rama përbën jo vetëm një problem serioz për qytetarët shqiptarë, por edhe një rrezik për sigurinë e NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

Sipas Zhulalit, viti që po mbyllet nisi me shpresën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo pritshmëri nuk u realizua. Ajo theksoi se në mandatin e tij të katërt, Rama po shfaq qartë atë që, sipas saj, është paralajmëruar prej kohësh një qeverisje e kalbur në çdo hallkë, e karakterizuar nga keqmenaxhimi i parave publike dhe mungesa e përgjegjshmërisë institucionale.

Ekspertja nënvizoi se pasojat e kësaj qeverisjeje nuk kufizohen vetëm brenda vendit, por shtrihen edhe në planin ndërkombëtar, duke cenuar besueshmërinë e Shqipërisë si partnere në aleancat euroatlantike. Sipas saj, mënyra se si menaxhohen burimet publike dhe institucionet shtetërore krijon rreziqe reale për stabilitetin dhe sigurinë e NATO-s.

Ilda Zhulali theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, ku po zhvillohet një proces që synon ndryshimin e qeverisjes aktuale. Ajo e cilësoi këtë fazë si një mundësi për një nisje të re, duke shtuar se vendi do të kishte qenë shumë më pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian, nëse nuk do të ishin humbur 12 vite nën drejtimin aktual të qeverisjes së Ramës.

 

"Viti që po lëmë pas nisi me shpresën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nuk arritëm ta realizonim këtë. Në varësi të kësaj, sot po shohim se në qeverisjen e tij të katërt, Edi Rama po shfaq qartë atë që kemi paralajmëruar prej kohësh: qeverisja e tij është e kalbur në çdo hallkë. Mirëpo, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk përbëjnë më vetëm kërcënim për çdo qytetar shqiptar; fatkeqësisht, ata janë bërë një rrezik edhe për sigurinë e NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

Kjo lidhet me keqmenaxhimin e parave të shqiptarëve dhe rrezikun që këta zyrtarë po i shkaktojnë të ardhmes së qytetarëve që qëndrojnë në Shqipëri. Në përmbledhje, Shqipëria është në mes të një procesi që synon rrëzimin e qeverisë aktuale. Ky është një moment që duhet shfrytëzuar për një nisje të re, për një Shqipëri krejt ndryshe, që sot do të kishte pasur mundësinë të ishte anëtare e Bashkimit Europian, po të mos ishin humbur 12 vitet e shpenzuara në drejtim tjetër", tha Zhulali./CNA





Lajmet e fundit nga