Shqipëria pajiset me sistemin raketor kundërtank “Javelin”
Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kun...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti komentoi sot lidhur me buxhetin e miratuar për këtë bashki për vitin 2026.
I ftuar në “Syri Tv”, Teliti u shpreh se ky fond është i destinuar për abuzime dhe për t'iu dhënë klientelës.
“Do vjedhin ata që kanë vjedhur gjatë këtyre 10 viteve. Po të njëjtët janë, po të njëjtat emra, po të njëjtat fytyra, po i njëjti model, që vazhdon pavarësisht se është apo s'është Veliaj më në zyrë, i cili vazhdon ende të ketë dhe njerëz të tij pjesërisht. Por tashmë nuk është vetëm Veliaj, po janë dhe të tjerët, është e gjithë qeveria që ka futur duart atje brenda, që ka emëruar zëvendëskryetarë, ka emëruar drejtora, ka emëruar shefa sektorësh e kështu me radhë, për të vazhduar atë modelin 10-12 vjeçar të viteve të fundit, që është kap ça të kapësh.
Po doli përpara dhe qe fond i lirë, dhe të jetë një fond i cili të jetë i pëlqyeshëm dhe nga ana e madhësisë. Sepse nuk flasim më, këta nuk kënaqen më me 100 lekësha, e kemi vënë re tashmë. Këta duan vlera të konsiderueshme. Janë fonde të destinuara për abuzime, të destinuara për t'iu dhënë klientelës, dhe në fund fare të destinuara për t'u ndarë bashkë me klientelën, ato llokma të mëdhaja të buxhetit, të cilat vazhdojnë të ndahen vit pas viti si ajo bakllavaja që u dhurua para dy-tre vitesh, që ua ndanin deputetët socialistë njëri-tjetrit. Ashtu siç trajtohet buxheti i qendror i shtetit, ashtu trajtohet dhe buxheti i Tiranës. Nuk ka as edhe një lloj ndryshimi. Modeli është i njëjti.
Madje ky ishte dhe qëllimi ynë gjilpërë, prezantuam 29 amendamente. Jo për ta bërë atë buxhetin e Tiranës një buxhet perfekt, jo. Po 29 amendamentet tona synonin arnimin dhe bllokimin e të gjithë atyre kullimeve që ka, që kullojnë, pika-pika, pikatorët që janë të buxhetit të Tiranës, për të mbyllur rubinetat e abuzimit. Dhe thoni ju, i morën parasysh këto 29 amendamente? Absolutisht që jo. A pranuan që t'i diskutonin këto 29 amendamente? Jo, nuk i pranuan. A pranuan t'i fusnin në votim, që është procedurë ligjore normale për të votuar propozimet e palës tjetër? Absolutisht as në votim nuk i hodhën.
Ishin 29 amendamente, të cilat synonin nga njëra anë lehtësimin e barrës për qytetarët dhe për sipërmarrjen në Tiranës. Uljen e taksave dhe tarifave vendore. Këto taksa dhe tarifa vendore që janë rritur nga dy deri në 10 herë gjatë këtyre viteve, kanë nevojë urgjente, ulëritëse. Aktorët e tregut të Tiranës, pra, familjarët, konsumatorët dhe bizneset, që këto taksa të ulen ndjeshëm.
E patëm propozuar me anë të amendamenteve, as u morën parasysh, as u votuan dhe Tirana dhe në vitin 2026 do jetë kryeqyteti, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, me taksat dhe tarifat më të larta për frymë të popullatës, bazuar dhe në ekonominë rajonale që neve kemi. A pranuan këta këshilltarët e mazhorancës, të cilët janë thjesht një tufë e madhe kartongritësish? Realisht një tufë e madhe kartongritësish, që nuk logjikojnë, që nuk mendojnë. Shohin thjesht çfarë kartoni duhet të ngrejnë në bazë të porosisë që u vjen në mesazh.
Ju propozuam atyre që mos të paguhet më, zonja dhe zotërinj, inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Madje sfidova dhe nënkryetarin e bashkisë, në komisionin e ekonomisë, i thashë, a ka mundësi të shkojmë bashkarisht me ju, nënkryetare e re e Bashkisë së Tiranës tashmë, Vasilika Vjeros, të shkojmë te inceneratori i Tiranës, të futemi brenda, ta shohim bashkarisht këtë procesin e incenerimit, që sipas jush ekziston, por që gjithë bota e di që nuk ekziston. Pastaj do t'i japim vitin e ardhshëm 14 milionë euro të tjera. Një procesi, i cili është proces fantazmë. Vjedhje e hapur.
I bëra sfidën, hajde të shkojmë te Ujësjellës Kanalizime, të shkojmë në Bovillë. E cila vazhdon të marrë nga taksapaguesit e Tiranës, çmimin e rritur të ujit dhe ujë nuk kemi në çezmat tona. I bëra sfidë, hajde të shkojmë në terren aty ku kryhen investimet. Që gjoja kryhen investimet për infrastrukturë. Dhe që ne e shohim shumë mirë që janë investime minimaliste, të cilat jo thjesht nuk i rregullojnë zhvillimin e zonës, por përkundrazi, i kanë hapur problematika sidomos sipërmarrjeve të zonës.
Bëmë propozime, atë propozimin i cili është normale për një kryeqytet, i cili aspiron për t'u integruar në Bashkimin Evropian. Po hajde të ndërtojmë banjot publike, që nuk ka më banjo publike. Edhe në kohën e Enver Hoxhës kishte banjo publike Tirana. Një shërbim i cili është i domosdoshëm për qytetarët e Tiranës. I thanë jo, me votë kartoni. Hajde të ndërtojmë kopshte, shkolla dhe çerdhe, që i ka nevojë Tirana sot, duke specifikuar dhe lagjet ku ato janë të nevojshme për t'u ndërtuar. Pasi nuk i ndërtojmë dot të gjitha brenda një viti. Po ama vitin 2026, ta adresonim problematikën e tre lagjeve kryesore ku ka mungesë akute të shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Që është zona e Astirit, kurora e liqenit të Tiranës dhe Kodra e Priftit. Çfarë bënë këshilltarët socialistë? I thanë jo. T'i thoje hajde të ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme të institucioneve parashkollore.
As nuk i hodhën në votim fare.
Janë 410 milionë euro buxhet për vitin e ardhshëm, i cili u miratua me votat e kartonave të mazhorancës socialiste, të cilët janë 410 milionë euro që realisht nuk do japin një impakt fare, po fare, absolutisht fare në mirëqenien tonë si qytetarë dhe në shërbimet që ne marrim si qytetarë apo si sipërmarrës që jetojmë në Tiranë.
Pra, jemi në një situatë, që 410 milionë euro vitin e ardhshëm nuk do përkthehen në shërbime dhe në investime. Dhe të flasim konkretisht tashmë. Mbi 85% e buxhetit do të shkojë, në fakt ky ishte realizuar vitin e ardhshëm, ka për të qenë i destinuar për paga, sigurime dhe shpenzime operative të një administrate prej 12,500 punonjësish”,-tha Teliti./CNA
Shqipëria është pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kun...
Ervin Salianji ose siç njihet ndryshe “Babalja”, i dënuar ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga k...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka koment...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka deklar...
Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një dalje...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur l...
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot idhur me figurën e...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se beteja e opozitë...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një diskutim me një ndë...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim m...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike dhe deputet...
Adriana Kalaja ka komentuar sot situatën e lidhur me kryem...
Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...