“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një diskutim me një ndërtues, i pranishëm në takimin e zhvilluar këtë të martë me bizneset.
Në një hapësirë pyetje-përgjigje, Rama iu drejtua ndërtuesit duke i përmendur situatën e dy dekadave të fundit për këtë sektor, si edhe bllokun e ri të masave ligjore për ndërtimin, që sipas tij kanë si synim rritjen e cilësisë.
“Këtu hapet një diskutim më vete, problemi me ndërtuesit është kompleks. Sot vazhdohet të punohet veshë, pa partiturë. Edhe pse ka një ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë ende larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë të jenë prezente. Ne kemi kaluar një bllok të ri masash ligjore lidhur me ndërtimin, shpresoj që të ndihmojë për të rritur cilësinë. Njerëzit paguajnë jo pak dhe është ëndrra e tyre. Janë paratë e një jete ose janë kredi që duan një jetë të shlyhen dhe nuk ka dëm më të madh se sa të paguajnë një produkt të cilësisë së parë dhe të marrin një produkt të cilësisë së tretë.
Sa i përket pagesës së taksës së infrastrukturës, është diçka që po diskutohet. Por duhet të jetë e lidhur edhe kjo me performancën e kompanive. Ne nuk mund të marrim përsipër Aventura që të lejojmë këste dhe të jemi para kompanish që e kanë hapur gropën dhe ngrenë duart lart e nuk paguajnë dot se thonë “kështu është një muhabet”. Për momentin nuk kemi një ndryshim imediat. Unë them të mos shkohet te garancia se pastaj do thuhet “ku do t’i gjejmë lekët e garancisë”. Ajo që ndërtuesit duhet të kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër se sa ata po japin mbrapsht në aspektin e cilësisë. Këto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk mund të tolerohet që ndërkohë që ne miratojmë projekte të cilësisë së parë kur i sheh, atje në terren shpesh nuk ngjajnë fare. Siç ndodhi me një zonjë që kishte blerë apartamentin me ballkon dhe kur shkoi i kish ikur ballkoni dhe I kishin hapur derë në katin e parë. Këto gjëra janë kriminale. Është kriminale që njerëzit paguajnë për të marrë një shtëpi dhe nuk marrin dot hipotekën sepse ndërtuesit luajnë me lejen.
Gjërat tani po ndryshojnë se ne kemi krijuar listën e zezë dhe kush hyn aty nuk do marrë leje për shumë vite. Listën e bardhë e shohim se mund të nxihet menjëherë. Kam 20 e kusur vjet që merrem me rracën tuaj dhe e di mirë çfarë lloji mënyre keni që funksioni. Lista e bardhë është e bardhë për sa kohë që nuk është e zezë. Tani të lutem. Unë besoj që asnjë shqiptar që blen dhe investon kursimet e jetës nuk iu ka borxh të lëvizni 1 mm nga gjëja që pretendoni se po I shisni. Ua tregoni projektet kur ata paguajnë dhe kur i sheh pastaj…nuk janë një e dy. Ne nuk po nxijmë gjë. Ju duhet të ngrini nivelin. Mos e kërkoni te pasqyra fajin, kërkojeni te fytyra. Nuk ka asnjë njeri asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, shoqërisë dhe atyre që paguajnë.
Nuk është një kafe pa cilësi, është një gjë që e vendos atje dhe mbetet aty për 100 vjet. Si mund të rrijë aty një gjë e shëmtuar, kur ty nuk të është dhënë e drejta të ndërtosh një gjë të shëmtuar, por një gjë të bukur. Ka vende të bukura që janë të varfra, por a keni parë ndonjë vend të shëmtuar që është i pasur? Nuk ka. Këtë punë e ndan arkitektura. Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga katrahurat që janë bërë në Golem. Për sa na takon po bëjmë maksimumin që të ngremë nivelin për këtë arsye. Vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash”,-u shpreh Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim m...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike dhe deputet...
Adriana Kalaja ka komentuar sot situatën e lidhur me kryem...
Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrje...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në A2 CNN, duke folur për si...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë marshim...
Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë g...
Përfundon pas dy orësh protesta kombëtare e opozitës. Pas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbyllje të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në fjalën e...
Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur fjalën e saj para ...
Para Kryeministrisë janë mbledhur qytetarët për protestën ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Për më pak se dy orë pritet të fillojë protesta kombëtare ...
Opozita do të zhvillojë ditën e sotme protestë kombëtare p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...