Mblodhi firmat e nevojshme/ Kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit regjistrohet në KQZ
Pablo Shkarpa është regjistruar në KQZ si kandidat i pavar...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka komentuar mbrëmjen e sotme raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
I ftuar në Syri Tv, Kaso u shpreh se shkeljet e Kodit Zgjedhor nga kryeministri Edi Rama apo PS-ja ishin hapur në kundërshtim me ligjin dhe janë konstatuar nga vetë vëzhguesit e OSBE/ODIHR. Ai tha se puna e tyre duhej përgëzuar pasi u shpreh se në raport kanë pasqyruar situatën reale.
Kaso shtoi më tej se detyra e opozitës është që të zbërthejë të gjitha gjetjet dhe t’i kthejë në propozime se si mundet që zgjedhjet në Shqipëri të kthehen në standarde të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar.
“Dy ditë para zgjedhjeve, Rama vendosi të falë gjobat, ose të shkelë Kodin Zgjedhor hapur dhe të dërgojë bonusin e pensioneve, pensionistëve në shtëpi. Janë shkelje të cilat i kanë vërejtur drejt për së drejti dhe kanë qenë kaq në kundërshtim me ligjin, saqë ka pasur fare pak vend për diskutime, t’i përfshijnë apo jo në raport.
Si kundër, prezenca e krimit të organizuar në qendrat e votimit, që kërcënonte deputetët e opozitës. Ose të banditëve të tjerë, veçanërisht në Fier, Elbasan, Shkodër, të cilët bëheshin gardh para qendrës së votimit dhe vendosnin ata se kush hynte apo jo, janë konstatime që i kanë parë vetë me sytë e tyre. Është për t’u përgëzuar integriteti i tyre, sepse gjithçka që kanë parë, fotografinë reale të situatës e kanë paraqitur në raport.
Ne na lind detyra nga njëra anë që t’i zbërthejmë të gjitha gjetjet dhe t’i kthejmë në propozime se si mundet që zgjedhjet në Shqipëri të kthehen në standarde të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar, që shqiptarët të kenë më në fund mundësinë që të zgjedhin. Dhe nga ana tjetër, të krijojmë atë presionin pozitiv ndaj mazhorancës, në mënyrë që të ulet, t’i implementojë dhe t’i kthejë ato në parashikime ligjore, në detyra për agjencitë dhe organet ligjzbatuese.
Nëse ne presim që mazhoranca të ndërgjegjësohet se nuk duhet të vjedhë vota, se nuk duhet të përdorë makinerinë e pushtetit që ka për të mos manipuluar zgjedhjet, atëherë kjo është iluzion për të gjithë shqiptarët", u shpreh Kaso. /CNA
Pablo Shkarpa është regjistruar në KQZ si kandidat i pavar...
Opozita shpesh herë ka dalë blof nga gënjeshtrat që ka thë...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me eksper...
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet është shprehur ditën e sot...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i k...
Kreu i Partisë Rebulikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar se ë...
Në Pustec, kryetari i Komisionit Parlamentar në Bashkimin ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar se ...
Komisioni i Posaçëm i ngritur për Reformën Territoriale do...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar raportin e OSBE/O...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen...
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, u është përgjig...
Varianti i dakordësuar mes palëve për Komisionin e Posaçëm...
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, pjesë e m...
Ditën e sotme do të zhvillojnë punimet dy komisione parlam...
Analisti Andi Bushati ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shpr...
Analisti i Rilindjes, Lorenc Vangjeli ka folur për raporti...
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi ka folur për raportin ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...