web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama pritet nga Stoltenberg, i paraqet propozimin për bazë detare të Natos në Durrës

13 Korrik 2022, 17:37, Politikë CNA

Kryeministri shqiptar Edi Rama i paraqiti sot Sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, propozimin për ndërtimin e një baze detare të Aleancës në Durrës.

Rama pritet nga Stoltenberg, i paraqet propozimin për bazë detare
Kryeministri Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të Nato-s. Jens Stoltenberg, në Bruksel

Gjatë deklaratës së përbashkët pas takimit në Bruksel, zoti Rama tha se bëhet fjalë “për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit, që do të jetë një vend që jo vetëm mund ta ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër”.

Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i Natos, i cili e mbajti deklaratën e tij, përpara asaj të kryeministrit shqiptar, nuk e përmendi propozimin për bazën detare, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë në gjirin e Aleancës dhe kontributin e saj në forcat shumëkombëshe në Letoni e së fundmi dhe në Bullgari, apo dhe në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Zoti Stoltenberg, vuri gjithashtu në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës. “NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj ndaj luftës mizore të Rusisë. Ne po ofrojmë modele të pashembullta mbështetjeje dhe kjo do të vazhdojë edhe në afat të gjatë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si edhe angazhimin tuaj të fundit për ndihmë humanitare. Gjithashtu dhe vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Natos, duke ju drejtuar kryeministrt shqiptar.

Zoti Stoltenberg, përgëzoi Shqipërinë dhe për ratifikimin e shpejtë të protokolleve të anëtarësimit në Alancë të Finlandës dhe Suedisë. Sipas tij, afrimi i këtyre dy vendeve “dëshmon se dera e NATO-s mbetet e hapur dhe se vazhdojmë të përkrahim të drejtën e çdo vendi të zgjedhë rrugëtimin e vet. Mikëpritja e Finlandës dhe Suedisë në Aleancë do t’i bëjë ata më të sigurtë, NATO-n më të fortë dhe botën më të sigurtë. Kjo është jetike ndërkohë që përballemi më krizën më të madhe të sigurisë në dekada”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s u shpreh se Ballkani Perëndimor ka “një rëndësi strategjike për Aleancën”, kryeministri shqiptar bëri të ditur se kishte përsëritur kërkesën për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. Një vendim i tillë do të kërkonte konsensusin e të gjithë vendeve anëtare, mes të cilave disa nuk e kanë njohur ende Kosovën, por sipas zotit Rama, “do të ishte vërtetë e mençur që kjo të rikonsiderohet”, duke pasur parasysh dhe kontekstin e zhvillimeve aktuale.

Zoti Rama theksoi se “është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe po kështu edhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor, që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë”. Ai shtoi më tej se “ndërkohë që koncepti i ri strategjik që sapo kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n, ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por është pjesë e rajonit tonë”.VOA





Lajmet e fundit nga