Mbahet Konferenca për Integrimin Europian/ Diskutohet për planet e zgjerimit të Shqipërisë dhe rajonit
Sot në Pallatin e Kongreseve kanë filluar punimet nga Konf...

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët. Rama u ndal te një prej komenteve të qytetarëve mbi spitalet.
Rama tha se është investuar shumë për spitalet, me 53 spitale të reja.
Rama theksoi se spitalet kanë standardet më të larta europiane.
Rama shtoi se qentë do të lehin shumë fort deri në 11 maj, por ama karvani do të shkojë aq përpara, sa Shqipëria e 2030-ës do të jetë anëtare krenare e BE-së.
“Po çfarë të them, si të them? 'Spitale ke bërë, por janë kot'. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot?! 53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë komplet nga e para me standardet më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet '60-'70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet '90-2000, një tmerr. Me shtretër lufte akoma, me batanije nga ato ushtaraket me qime si letër smerile. Banjat me ujë rrjedhje në korridor gjithandej. Ilaçe, harroje. Pajisjet për operacione ishin të shekullit të kaluar. Niveli i sterilizimit, mysybet. Infeksionet postoperatore më të lartat në Europë. Mjekët heronj jepnin e merrnin si në luftë, në mes të Europës, shekulli XXI. Autoambulancat ndizeshin me të shtyra dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që i linin hapur ato telefonat, për të mos u përgjigjur, me atë telin varur. Nuk po flas për qendrat shëndetësore. Mesjetë e thellë. Katastrofë.
Sot, sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore të bëra nga e para që u shërbejnë 1.6 milionë qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetëshpëtuese, që të gjitha. Kemi mjekë të mirëpaguar. 140% më shumë sesa deri dje. Infermierë me 112% më shumë se deri dje. Paguajmë 120 milionë euro për të rimbursuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë milioni njerëz në vit për shëndetin me analiza falas. Kryejmë 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë, sa këtej e sa jashtë. Janë kryer 16 milionë e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalës së fundit dhe të gjitha janë falas. Ka plot akoma, por po ndalem këtu duke thënë se Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza', ka nisur bashkëpunimin dhe do të njehsohet me Qendrën Spitalore SHIBA në Izrael, që u rankua e 8-ta në botë për 2024 për nivelin e lartë të ekselencës. 2 spitale ultramoderne do të ndërtojmë gjatë mandatit të 4-t në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë, një nga më të mirat e botës. Dy ekselenca botërore që do të sigurojnë që të mos kemi më nevojë të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, por jo vetëm kaq. Por të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Jo më, o burra, ikim në Turqi, ikim në Greqi, ikim në Itali. Jo! Jo! Në Shqipëri! Më e mira është e gjitha përpara, prandaj dhe qentë do të lehin shumë fort deri në 11 maj, por karvani do të shkojë aq përpara sa Shqipëria 2030 do të jetë anëtare krenare e Bashkimit Europian", -tha Rama./CNA
Sot në Pallatin e Kongreseve kanë filluar punimet nga Konf...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar pas fjal...
Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, në një intervistë...
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në një lidhje direkte në em...
Erion Veliaj vazhdon të thotë që i kanë hetuar gruan, sa i...
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Now”, ka p...
Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë televizive ka k...
Erion Veliaj vijon të viktimizohet për arrestimin e tij. ...
Analisti Neritan Sejami ka thënë se sulmet e vazhdueshme t...
Erion Veliaj i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash...
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat krerët e Nismë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X në lidhje...
Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë me anë të një statusi në r...
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, ...
Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë në Tiranë ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar...
Anëtarja e Partisë Demokratike, Jola Hysaj, me anë të një ...
Kuvendi ka miratuar sot me 76 vota pro zgjatjen e afatit t...
Kryeministri Rama njoftoi dje “fitoren” e madhe të Tho...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...