web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëndrimet kontradiktore të Ervin Salianjit/ Si e dredh "Babalja"

7 Mars 2023, 18:00, Politikë CNA
Qëndrimet kontradiktore të Ervin Salianjit/ Si e dredh
Deputeti Ervin Salianji

Ervin Salianji, deputeti “Babale" apo i video skandalit erotik, njihet tashmë për qëndrimet e tij kontradiktore dhe kthimin nga një ithtar të Lulzim Bashës, në një deputet që sot mbështet Berishën.

“Babalja” që dikur merrte shkopat dhe godiste demokratët, që u hidhte gaz lotsjellës demokratëve bashkë me shokët e tij kthen kursin dhe e konsideron veten një deputet demokrat, mbështetës të Berishës.

Dikur “Babalja” e mbronte me mish e me shpirt Bashën, krekosej se fitorja e Lulit do të jetë e sigurtë, ndërsa pretendonte se Berisha nuk i fiton zgjedhjet.

“Është njësoj sikur të thuash alienët zbresin në Shkodër. Nuk ndodh Partia Demokratike do fitojë. Vetëm nëse zbresin alienët  Partia Demokratike nuk fiton”, ka deklaruar Salianji për gazetarin Ylli Rakipi.


I bindur për supërfuqitë e Lulit, Salianji i thurte lavde asokohe, duke rrahur gjoksin se do të dalin të parët në zgjedhjet e lolale të pranverës së 2022-shit.

Ne do dalim të parët, do të fitojmë të gjashta bashkitë”, thoshte atëherë “Babalja”.


Sot Salianji nuk e njeh më Bashën dhe grupin e përçarësve. “Babalja” mbështet Berishën dhe del hapur e thotë që do t’i bashkohet protestave të thirrura nga ai.

Deputeti që dikur rrihte demokratët dhe bindshëm zbatonte urdhrat e Lulit, sot del e mbështet Berishën.

Duket se ka ardhur koha që “Babalja” të ndajë mendjen dhe kursin që do të ndjekë.

Duhet të vendosë qëndrimet që do të mbajë dhe mos ta dredhë më lojën e tij sipas interesit./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga