Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dhjetëra eksponentë të Partisë Socialiste kanë rënë në prangat e SPAK-ut, pasi janë kapur të gjallë në korrupsion.
Disa prej tyre janë përfshirë në aferën e inceneratrorëve, disa tek ajo e sterilizimit apo “check up”, disa të tjerë janë kapur në korrupsion me tenderë dhe me skandale.
Sot ne po sjellim disa nga emrat e zyrtarëve socialistë, që kanë futur të majtën në panik.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestua në dhjetor të vitit 2021 me akuza për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë.
Koka akuzohet se përvetësoi rreth 5 milionë euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier.
Tashmë ai është dënuar për veprat penale "korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", si dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim.
Për inceneratorin e Elbasanit, Koka u dënua me 8.6 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi iu ul në 5.8. Për inceneratorin e Fierit u dënua me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.
Nëse vendimi do të mbetet në fuqi, Koka pritet të përfitojë edhe nga llogaritja me 1.5 ditë e periudhës së paraburgimit nga dhjetori i vitit 2021.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK-ut më 1 prill, pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit që i jepte mbrojtje ligjore.
Bllako sipas hetimeve të SPAK-ut, dyshohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion në aferën e inceneratorit të Fierit.
Nga hetimet e SPAK-ut kanë rezultuar të dhëna se Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekësh.
Bllako u lirua më 6 tetor të 2022-shit. Për inceneratorin e Elbasanit, ai u shpall i pafajshëm
Ndërkohë, për Fierin socialisti u dënua me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.

Në 10 korrik 2023 SPAK i kërkoi Kuvendit të hiqej imuniteti i deputetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Kjo i hapi rrugë lëshimit të urdhër-arrestit, por Ahmetaj u largua nga Shqipëria dhe është ende në arrati.
SPAK ka ngritur 4 akuza ndaj Arben Ahmetajt, në lidhje me aferën e inceneratorëve, pasi pretendohet se janë evidentuar 6 raste, ku ish-zv.kryeministri ka kryer korrupsion.
Struktura e Posaçme pretendon se deputeti socialist ka përfituar rreth 500 mijë euro gjatë viteve 2016-2020, nga “kokat” e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, një vilë në Hamallaj në vitin 2017 dhe rreth 34 mijë euro bileta avioni dhe hotele gjatë viteve 2013-2017.
SPAK akuzon Ahmetajn edhe për privatizimin e shoqërisë “Buka” sh.a.
Ahmetaj është marrë i pandehur, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliardë lekë.
Vetë ish-kryeministri ka reaguar disa herë nga arratia dhe ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij për të dyja dosjet.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është akuzuar për përfshirje në aferën e inceneratorëve.
Ai është denoncuar se Gjiknuri ka toleruar abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve si Autoritet Kontraktor dhe ka udhëtuar me njerëzit e inceneratorëve, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
SPAK nuk ka ngritur ende akuzë zyrtare ndaj ish-sekretarit të PS-së, pavarësisht denoncimeve. Vetë Gjiknuri ka mohuar të ketë zhvilluar takime me “trurin” e inceneratorëve, Mirel Mërtirin.

Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Më pas ai u denoncua nga PD-ja se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Ai e mohoi një gjë të tillë, por prokuroria e Tiranës përmes një letër-porosie dërguar autoriteteve greke vërtetoi se ai ishte në kërkim në 2003-shin për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.
Në nëntor të 2019-ës, socialisti u shpall në kërkim për “shpërdorim detyre”, “falsifikim të formularëve”, dhe “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.
Ai u arrestua në 6 maj të vitit 2020, por, gjykata e liroi pas dy ditësh duke përdorur si argument ndër të tjera edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe caktoi masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.
Kajmaku përfitoi nga masa “detyrim paraqitje” dhe u arratis. Disa kohë pasi u end i lirë rrugëve të Tiranës, konkretisht më 27 maj të 2022-shit, ai u kap me drogë në San Benedetto del Tronto të Italisë.
Atij iu gjetën 20 kilogramë kokainë të fshehura në vazo me lule, por në prill të 2023-shit u lirua nga Gjykata e Fermos në Itali, së bashku me nipin e tij.

Beteja e Saimir Tahirit me drejtësinë nisi në muajin maj të vitit 2018, kohë kur ishte ministër i Brendshëm.
Akuzat e adresuara akuzonin Tahirin në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal me në krye kushëririn e ish-ministrit, Moisi Habilaj.
Ish-ministri dha dorëheqjen nga posti i tij për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e asaj kohe, ajo e Krimeve të Rënda. Mbi Tahirin rëndoi akuza “shpërdorim detyre”.
Pas disa viteve përballje, në shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Tahiri, me gjykim të shkurtuar u dënua me 3 vite e 4 muaj burg dhe u lirua më 2 qershor të 2023-shit për ta kryer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u vetëdorëzua më 6 qershor të 2023-shit, pasi SPAK lëshoi urdhër-arrest.
Dy faktet penale që kanë qenë objekt hetimi nga SPAK-u janë procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë, si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.
Në 7 dhjetor Prokuroria e Posaçme dërgoi dosjen për gjykim dhe mori zyrtarisht të pandehur Dakon.
Gjithashtu, për dy rastet e sipërpërmendura, SPAK po kryen hetimet edhe për 10 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u arrestua më 24 qershor 2023 për llogari të SPAK-ut, pas publikimit të video-skandalit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.
Ai u filmua duke kryer marrëdhënie në zyrë me Alma Kaçin dhe pas aktit në videon e plotë, flasin për një tender për mbrojtjen e kafshëve.
Alma Kaçi ndodhet në “Arrest Shtëpie”, por më herët në një intervistë për CNA është shprehur se ndihet e braktisur dhe e pambrojtur nga shteti.
Kujtojmë se Gjici, pas publikimit të videos u shkarkua nga kryeministri Edi Rama dhe më pas doli për herë të parë me një reagim në rrjete sociale, ku e quajti publikimin e videos një kurth nga kundërshtarët e tij politikë.
Në postim shkruante se me Almën kishte një lidhje prej kohësh, ndërsa së fundi mësohet se Alma K., ka dëshmuar para prokurorëve se e kishte takuar vetëm dy herë Gjicin.

Granit Gjana, në kohën kur mbante pozicionin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Kukësit, doli në video-skandalin me tenderin e qenve të Safet Gjicit.
Ky i fundit kryente akt seksual në zyrën e kryebashkiakut me Alma Kaçin dhe më udhëzonte Gjanën të ndiqte hapat ligjorë për tenderin e qenve të rrugës.
Alma Kaçi shkonte në zyrën e Gjanës dhe merrte udhëzimet për dokumentet që duheshin, dorëzonte letrat dhe në fund largohej nga ndërtesa e Bashkisë së Kukësit me konfirmimin se do të merrte tenderin. Për këtë skandal, Granit Gjana ka dhënë dëshmi edhe në SPAK.
Më 13 shtator, ish-zëvendësi i Gjicit u emërua si prefekt i Kukësit dhe e mbajti këtë post për më pak se dy muaj.
Më 6 dhjetor Gjana u pezullua nga posti si prefekt i Kukësit, pasi SPAK e akuzon për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kur ka mbajtur postin si zv.kryetar i Bashkisë Kukës.
"Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospajisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” sh.p.k., duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm", njoftoi SPAK-u.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u arrestua në korrik të 2021-shit dhe në korrik të 2022-shit u dënua me 2.4 vite burg.
Fatos Tushe u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë, me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Tushe ka dalë edhe në përgjimet e SPAK-ut, teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve dhe familjarëve të tij. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Lushnjës.
Në janar të vitit 2023, Fatos Tushe u lirua nga burgu pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë, të përllogaritur edhe me ditët e paraburgimit.

Lefter Alla u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë.
Ata u vunë në pranga për shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.
Ndaj ish-kryebashkiakut ka akuza se ka bashkëpunuar me ish-zyrtarët për të favorizuar dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland sh.p.k.’ dhe ‘BE-IS sh.p.k.’.
Ish-kryebashkiaku është dënuar me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie. Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit.

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohet se ka abuzuar me dëmshpërblimet mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.
Rakip Suli është paraqitur disa herë në SPAK. Socialisti akuzohet për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në Prokurorinë Speciale janë thirrur edhe 4 zyrtarë. Pas hetimeve rezultoi se ka disa raste abuzimesh me dëmshpërblimet e fondit të rindërtimit me praktikat e Ds1 Ds2 Ds3 Ds4 Ds.

Në nëntor të 2023-shit, Kreshnik Hajdari u mor nën hetim nga SPAK-u.
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.
Ky vendim erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin, edhe pse Hajdari ka marrë një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë.
Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.

Në 2 nëntor 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, bashkë me tre persona të tjerë.
Ata akuzohen zyrtarisht për korrupsioni aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.
Sipas prokurorisë, nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektricist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nënë hetim nga SPAK-u për 3 çështje.
Së pari, është kallëzimi i ish-deputetit të PD-së, ish-Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, i cili ka kallëzuar në vitin 2019 ministren Olta Xhaçka, pasi ka shkuar gjatë zgjedhjeve lokale të atij viti me helikopterin e ushtrisë në fushatë.
E dyta, është një çështje në lidhje me flotën tonë detare në Shëngjin të Lezhës. Te baza e kësaj flote është bërë një ndërtim. Ndërtimi ka një tjetër skandal më vete, pasi qytetari që e ka kryer ka lejen në dorë të dhënë nga dy kryetarë bashkie, ai i PD-së dhe ai i LSI-PS. Kanë qenë të dy këta kryebashkiakë që kanë shtyrë procedurat, më pas është dhënë dhe firmosur edhe leja e ndërtimit. Pra, një objekt privat brenda një baze ushtarake detare.
Dhe e treta është ajo e godinave dhe e të gjitha ambienteve të flotës detare në Sarandë.
Olta Xhaçka, sot ministre e Jashtme, hetohet për 3 çështje të ndryshme gjatë kohës që ka qenë ministre e Mbrojtjes dhe në atë periudhë janë këto 3 hetime të ndryshme nga njëra-tjetra në SPAK.
Zonja Xhaçka është thirrur disa herë, ka dhënë sqarimet e saj. SPAK-u ka përparuar shumë me zbardhjen e së vërtetës të ngjarjeve dhe përgjegjësive ligjore, të cilat i kërkojnë edhe brenda komandës ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, por edhe te pjesa politike, siç është ish-ministrja e Mbrojtjes, sot ministre e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Ndaj ish-ministrit janë vendosur më 16 nëntor 2023 masat "detyrim paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit", për akuzën "shpërdorim detyre".
Për këtë çështje janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata janë nën hetim për "shpërdorim detyre" e "falsifikim dokumentesh". Të dy ndodhen në qeli, ndërsa gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri.
Më herët, në gusht të këtij viti, Gjykata e Posaçme i kërkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe mbi përgjegjësinë e gjashtë personave të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Gjithashtu, edhe pas caktimit të masës së sigurisë, GJKKO kundërshtoi prokurorin Edvin Kondili për lënien në liri, pasi sipas saj ish-ministri shfaq rrezikshmëri shoqërore.
GJKKO i kërkoi prokurorit Kondili që ta marrë Ilir Beqajn nën hetim jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për falsifikim dokumentesh./ CNA
Politikanët shqiptarë janë kthyer në përdorues të rregullt...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka uruar këtë të Vit të Ri...
Kuvendi u zhyt në kaos dhe flakadanë disa nga çështjet më ...
Gazetari Lorenc Vangjeli ka folur mbrëmjen e kësaj të ...
Analisti Ylli Rakipi ka dalë kundër vendimit të GJKKO-...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Deputetja Albana Vokshi ka reaguar për vendimin e GJKK...
Ushtria polake njoftoi rinisjen e operacioneve të kërk...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimin ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pye...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me ga...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit është...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me ga...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundviti, u shpreh ...
Gjykata e Posaçme do të japë sot masën për ish-kryemin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar Prokurorinë e...
Kryeministri Edi Rama ka treguar rezerva për sjelljen ...
Ilir Beqaj është larguar nga grupi negociator i integrimit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...