Emrat e qeverisë/ Kush e sponsorizoi sms-në me kabinetin e Ramës?
Në telefona në "WhatsApp" ka qarkulluar një qeveri imagjin...

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajada Rroka në analizën e saj gjatë prezantimit të paketës ligjore për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit me masa administrative dhe penale, renditi sfidat dhe problematikat e kontrollit të territorit.
Një nga problematikat kryesore të evidentuara janë ndërtimet pa leje. Rroka tha se me kjo vjen për shkak të mungesës së paketës ndëshkimore për zhvilluesit.
Për Rrokën zhvilluesit përmes inxhinierëve, mbikëqyrësve apo arkitektëve nuk respektojnë projektin apo lejet e lëshuara nga institucionet.
Për drejtoreshën e AZHT gjithë problematikat rrjedhin nga ndërtimet pa leje pasi pengojnë certifikimin, shitjen dhe tregtimin e pronës.
"Sot nuk jemi këtu për të prezantuar një iniciativë të zakonshme, por një reformë e cila lindi nga domosdoshmëria që na kanë imponuar zhvillimet e territorit.
Në Shqipëri janë bërë përpjekje të shumta për zhvillimin territorial dhe kanë qenë zhvillime shumë të mira, por janë ndeshur me sfida dhe problematika të shumta. Sfida kryesore që ia vlen të përmendet dhe duhet ta mbajmë të gjithë në konsideratë është koncepti i deformuar i pronës, prona pa titull, prona pa përgjegjësi, prona e ekspozuar ndaj abuzimit dhe lehtësisht e aplikueshme ndaj të ashtuquajturës pronë pa zot, tokë pa zot lehtësisht të zaptueshme.
Këto sfida së bashku me problematikat që ne kemi ndeshur të gjithë së bashku, i ndeshim dhe i shohim, i hasim në jetën tonë të përditshme dhe për këtë qëllim kemi bërë një analizë të thelluar të problematikave me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.
Problematikat janë diskutuar me shumë kolegë arkitektë, problematika të cilat janë konsultuar me shumë punonjës të administratës shtetërore për të bërë më të mirën me qëllim zhvillimin e territorit.
Problematika kryesore që ne të gjithë kemi ndeshur është problematika e ndërtimit pa leje, por jo vetëm në konceptin mikro të ndërtimit pa leje, por në konceptin e gjërë të tejkalimit të kushteve të lejes ndërtimore, në konceptin kur kemi deformim të lejes së ndërtimit. Kemi një objekt i cili është 5 kate dhe ne në terren e gjejmë me 7 kate , me emetime të ndryshme. Tejkalimi i lejes ndërtimore në vetvete është ndërtim pa leje.
Problematikë tjetër është ndryshimi i fasadave, i gjurmës, i vetë ndërtimit në tërësi, i cili sikurse të gjithë arkitektët, por gjithkush që ka njohuri për bazën ligjore mjafton të ndryshojmë një nga elementët të një ndërtimi të cerifikuar, të ligjëruar pas një leje në vetvete është ndërtim pa leje pasi nuk i ka të përcaktuara ato parametra të cilët zhvillohen në terren. Ky ndërtim pa leje nuk bëhët vetëm, që është i lidhur ngushtësisht në një plan horizontal dhe të gjerë edhe me elementë të tjerë edhe me problematika të tjera, të cilat janë të pazgjidhshme. Ndërtimi pa leje është i lidhur me problematikën e mungesës së mekanizmit të ndëshkimit për ndërtuesit, të cilët në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme abuzojnë me lejet ndërtimore ose u kërkojnë punonjësve të tyre që të aplikojnë këto ndërtime pa leje që të tejkalojnë kushtet e lejes së ndërtimit, të bëjnë abuzime për mosrespektimin e projekteve arkitektonike.
Problematika që e hasim më së shumti është shitja disa herë e njësive ndërtimore që është jo vetëm një problem serioz, por njëkohëshisht edhe një vepër e rëndë penale për të cenuar disponimin e qetë të pronës, kjo ka të bëjë me mekanizmin e mosndëshkueshmërisë të këtyre zhvilluesve. Nga njëra anë kemi zhvilluesit që vënë në lëvizje të gjithë arkitektët dhe mekanizmin tjetër të anës përballë tyre arkitektët, inxhinierët dhe supervizorët.
Problematika tjetër që dua të rendis është mungesa e përgjejgësisë profesionale e disave prej tyre, duke përjashtuar një pjesë të mirë të njerëzve që e respektojnë. Janë këta inxhinierë dhe mbikëqyrës kantieresh, të cilët i ndeshin, i pranojnë në mënyrë fiktive dhe firmosin këto akte, të cilat janë totalisht në shkelje me lejet ndërtimore të lëshuara nga institucionet. Janë pikëriosht këta inspektorë të përcaktuar nga vetë zhvilluesi të cilët në mënyrë fiktive pa e parë fare as katin, as sipërfaqen e gjurmës së objektit, pa parë as materialet e përdorura pikërisht në projektet arkitektonike të miratuara nga institucionet vendore dhe qendrore firmosin duke i certifikuar sikur janë të sakta. Kjo sjell pasoja të rënda.
Pamundësia për ta cerifikuar një objekt, i cili deformohet në këtë formë, fasadë, gjurmë, në metra katrorë me emërtime të çuditshme si duplex dhe baza ligjore nuk lejon certifikimin.
Problematikë tjetër është mospajisja me certifikatë pronësie që mna lidh me problemin e moskapitalizimit të pronës. Njerëzit për vite jetojnë me vite në shtëpi që nuk janë të certifikuara dhe nuk mund t’i tregtojnë, shesin, s’mund t’i bëjnë kolateral.
Këto ndërtesa janë të palidhura në mënyrë të ligjshme me energjinë elektrike dhe me ujin.
Mosngritja e zërit nga ana e arkitektit , i cili në heshtje dhe pse nuk ka një rol aktiv tashmë në legjislacion, pranon gjithçka që sheh dhe abuzimet që bëhen, ndryshimet në projektin e tij kur është ai vetë pronari dhe e drejta e autorësisë i takon arkitektit.
Problematikë tjetër janë kontrollet e fragmentuara dhe moskoordinimi ndërinstitucional. Kemi konstatuar se kontrolli ka qenë i pjesshëm dhe jo i unifikuar në të gjitha fazat e ndërtimit, prania institucionale në terren ka qenë e pamjaftueshme për shkak edhe të mungesës së burimeve njerëzore", tha Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajada Rroka në analizën e saj./CNA
Në telefona në "WhatsApp" ka qarkulluar një qeveri imagjin...
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e masave për mbrojtje...
Kryeministri Edi Rama, nga prezantimi i paketës së masave ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sërish kë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë i pranishëm në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kom...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi so...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtues politik i Q...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga përfundimi i ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga...
Deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se...
Drejtuesi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Ali...
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për atë që pritet të ndo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një nj...
E ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon ekspertj...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervis...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...