
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e masave për mbrojtjen e territorit ka thënë se është e rëndësishme të bllokohet i gjithë zinxhiri i ndërtimeve pa leje.
Rama deklaroi se ndërtuesit nuk veprojnë të vetëm, por janë në bashkëpunim me arkitektët, të cilët pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetin përkatës.
Ky mosnjoftim i autoritetit, Rama tha se do të konsiderohet vepër penale dhe arkitekti do të humbasë gjithçka.
Më tej, kryeministri tha se nuk mund t’u lihen gjeneratave godina të deformuara nga shija vulgare e atyre personave që shohin vetëm metrat katrorë dhe sipas kryeministrit numërojnë më shumë vetura se palë çorapesh.
“Nga ana tjetër është e rëndësishme që të bllokohet zinxhiri sepse ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, operojnë me arkitektët, të cilët pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetin përkatës shtetëror siç ndodh në gjithë botën. Ky mosnjoftim do të konsiderohet vepër penale, pjesëmarrje në një vepër penale dhe natyrisht që arkitekti do të humbasë gjithçka. Sepse nëse një arkitekt pranon deformimin e projektit, nuk është një pikturë që pranon të vijë dikush e të fusë duart se në fund të ditës mbetet një pikturë, por është një pasuri të cilën e kanë blerë të tjerët. Dhe këtu nuk është çështje as thjesht dhe vetëm pasojash imediate, është çështje pasojash në gjenerata sepse nuk mund t’u lëmë gjeneratave godina të deformuara nga shija vulgare e atyre që numërojnë vetëm metra katrorë, që kanë më shumë vetura se çorape. Njerëzit nuk vishen thjesht sepse mbrohen nga i ftohti, njeriu përpiqet të vishet sa më me shije. Si mund t’i veshim godinat e qytetit si zhele? Si mundet që fasadat e projektuara nga arkitektët të transformohen në fasada të bëra shkel e shko nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra? Është e patolerueshme. Në çdo fazë të projektit kjo nuk do të lejohet”, u shpreh kryeministri Edi Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama, nga prezantimi i paketës së masave ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sërish kë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë i pranishëm në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kom...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi so...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtues politik i Q...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga përfundimi i ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga...
Deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se...
Drejtuesi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Ali...
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për atë që pritet të ndo...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një nj...
E ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon ekspertj...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervis...
Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e parë të Kryesis...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandanti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...