web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Premtimet e Bejkos për banorët e Ndroqit/ Çfarë do të realizojë nëse bëhet kryetar bashkie

25 Prill 2023, 14:05, Politikë CNA
Premtimet e Bejkos për banorët e Ndroqit/ Çfarë do të
Roland Bejko

Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, gjatë një takimi në Ndroq, është shprehur se prioriteti i tij nëse do të drejtojë bashkinë është bërja e një rrjeti prej 250 km që do të lidhë edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën e Tiranës.

Sipas Bejkos, kjo do të ndikojë në ekonominë e zonës.

Bejko, sipas planit të tij, thekson se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa.

Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa. Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja e një rrjeti prej 250 km që do ta lidhë edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën  e Tiranës.

Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni më kollaj produktet në treg, e të kthehen në shtëpitë e tyre. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike.

I kanë lënë fshatrat, kaq pranë Tiranës, 25 km nga Tirana, 5 km nga rruga kryesore, i kanë lënë pa rrugë dhe janë boshatisur. Ndërkohë që kanë gjithë këto pasuri me të cilat mund të zhvillosh ekonominë tënde shtëpiake dhe të pasurohesh, ose të jetosh mirë. Po s’u bëre i pasur jeton mirë. Kjo është e pafalshme, është e patolerueshme.

Këtu mund të ndërtoheshin bujtina sa të duash dhe natyrisht bashkia e ka për detyrë që t'i mbështesë dhe t’i zhvillojë.

Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanetet e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngelur aty, Rama, Berisha, Meta, çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 1902 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin. Asgjë fare, qesharake.

10 mln euro jep bashkia për inceneratorët që s’janë në punë. Këto janë shuma të frikshme për bashkinë, ndërkohë që fshatrat i ke të gjitha jashtë sistemit.

Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa. Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja e një rrjeti prej 250 km që do ta lidhë edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën e  Tiranës.

Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni me kollaj produktet në treg, e të kthehen në shtëpitë e tyre. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike”, tha Bejko./ CNA.al





Lajmet e fundit nga