Të enjten opozita në protestë/ Kur do të nisë tubimi
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi dje se të enjt...

45 deputetë të opozitës kanë dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, për shfuqizimin e ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit.
Kërkesa u depozitua nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Sipas Rregullores së re të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët që shkaktojnë kaos në seancë, mund të përjashtohen deri në 60 ditë.
Opozita i ka cilësuar si të njëanshme ndryshimet e Rregullores dhe kërkon pezullim, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Njoftimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:
Në vijim të deklaratës publike të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi, menjëherë pas seancës plenare të datës 14 Dhjetor, sot 45 deputetë të opozitës (nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë aleate), i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata.
Argumentet kryesore të kërkesë janë si vijon:
1. Dispozita e Rregullores që vendosin përjashtimin për 30 - 60 ditë të deputetit, duke i ndaluar edhe të kryej cdo lloj veprimtarie si anëtar i Parlamentit shkel në mënyrë flagrante një sërë të drejtash që deputetit i garantohen nga Kushtetuta dhe ligji. Praktikisht kjo dispozitë nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra. Pezullimi nga ushtrimi i një funksioni publik është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast pezullimi i deputetit është shprehimisht i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.
2. Dispozitat e Rregullores nuk ndalon vetëm ushtrimin e funksioneve të caktuara të deputetit, por lë pa përfaqësim qytetarët që kanë zgjedhur deputetin subjekt i masave disiplinore, në shkelje flagrante me nenin 71 të Kushtetutës.
3. Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit shkelin kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës sa i përket kufizimit të të drejtave, përkatësisht kriterin e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit. Ndryshimet përmbajnë paqartë dhe terminologji evazive, duke i krijuar mundësi mazhorancës që t'i përdorë këto mekanizma në mënyrë arbitrare për të ndëshkuar sjelljet që ato i konsideron të papëlqyeshme të deputetëve të opozitës.
4. Këto ndryshime nuk janë frymëzuar nga asnjë interes publik apo qytetar, por vetëm nga interesi politik për të shuar zërin e deputetëve opozitarë, sic pranohet në relacionin e propozuesve dhe raportin që ka miratuar Këshilli i Mandateve. Masat disiplinore 30 - 60 ditë, veçanërisht parashikimi i pezullimit të ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, është një masë tërësisht disproporcionale.
5. Organi që merr vendimet për masat disiplinore është një organ politik, i drejtuar dhe me shumicë nga mazhoranca, që nuk ofron asnjë lloj garancie sa i përket pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit në vendimmarrje. Mungesa e këtyre garancive rrezikon ta shndërrrojë Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët e opozitës. Në këto kushte cënohet edhe e drejta për proces të rregullt ligjor, e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
6. Ndryshimet në Rregullore cënojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës, pasi ato vijnë në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, dispozita e Rregullores që sanksionon pezullimin e ushtrimit të funksionin të deputetit vjen në kundërshtim me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa dispozita që parashikon se ankimi nuk pezullon automatikisht vendimin e Sekretariatit për Etikën, vjen në kundërshtim me nenin 133 të Kodit të Procedurave Administrative. Rregullorja është një akt që miratohet me 71 vota, ndërsa ligjet e mësipërme miratohen me 84 vota, prandaj Rregullorja duhet të jetë detyrimisht në përputhje me këto akte, në përputhje me parimin kushtetues të hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës.
7. Mazhoranca ka shkelur afatin 7-ditor të përcaktuar nga neni 83, pika 2, e Kushtetutës dhe neni 28 i Rregullores së Kuvendit sa i përket shqyrtimit dhe miratimit me procedurë të përshpejtuar të një vendimi, pasi ndryshimet në Rregullore u miratuan pa kaluar akoma ky afat.
Rregullorja e Kuvendit është akti që garanton bashkëjetesën demokratike të palëve politike në Parlamant. Miratimi i saj, ashtu si rishikimi a ndryshimi, kërkojnë detyrimisht konsensus dhe gjithëpërfshirje. Ndryshimet e fundit u propozuan nga mazhoranca, pa asnjë konsultim apo transparencë, u shqyrtuan dhe miratuan me procedurë të përshpejtuar si shenjë e qartë arrogance dhe arbitrariteti, duke synuar ta shndërrojnë Rregulloren në një mjet "disiplinimi" për deputetët e opozitës që guxojnë të protestojnë kundër akteve të mazhorancës.
Në kushtet kur këto ndryshime prekin në mënyrë thelbësore të drejtat e deputetëve, vecanërisht deputetëve të opozitës, por gjithashtu cënon përfaqësimin e qytetarëve dhe mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit, 45 deputetët kanë kërkuar nga Gjykata pezullimin e këtyre ndryshimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar./ CNA
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi dje se të enjt...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për me...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferen...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Asamblenë të Z...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë zyrtar...
Më 21 dhjetor Kuvendi pritet të votojë për heqjen e im...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Enkelejd Alibeaj, i njohur ndryshe edhe si ushtar i Bashës...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Çuçi, ka deklaruar...
Opozita mbajti sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit,...
Kryeministri Edi Rama vijon me propagandën e tij në këto d...
Vetëm pak çaste më parë është mbyllur protesta e opozitës ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashp...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protest...
Ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi shtatorin e vitit 199...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, hodhi akuza ndaj Kuvendit...
Deputeti Enkelejd Alibeaj, i njohur ndryshe edhe si us...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Në mbledhjen e Këshillin të Mandateve, Lindita Nikolla u s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...