Zbulohet data kur Kuvendi do t'i heqë imunitetin Sali Berishës
Më 21 dhjetor Kuvendi pritet të votojë për heqjen e im...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me vendimet e marra kundrejt tij lidhur me çështjen "Partizani".
Ai thotë se vendimet e marra janë vendosur me urdhër të Edi Ramës. Sipas tij, masat janë vendosur në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Berisha thotë se refuzimi i tij për të pranuar urdhrin e prokurorëve dhe gjykatëses për të zbatuar urdhrin politik dalin mbi kushtetutën dhe mbi parlamentin, nuk ka pasur asgjë personale.
Për sa i përket vendimit të sotëm Berisha thotë se vendimi i sotëm i komisionit Rama-Brava për të përligjur aktin antikushtetues të mercenarëve të Edi Ramës është një dëshmi tjetër e qartë e kontrollit total të Edi Ramës të çdo pushteti në Shqipëri.
Së fundmi, ish-kryeministri, në emër të Partisë Demokratike, u bën thirrje demokrateve dhe demokratëve, mbarë qytetarëve të vendit, të vazhdojnë betejën pa kthim të mosbindjes civile deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Deklarata e plotë:
Siç është bërë tashmë e njohur, me datë 21 tetor 2023 prokurorët politikë Arben Kraja, Enkeleida Millonaj dhe gjykatësja Irena Gjoka në një akt të pashembullt në 32 vite dhe në kundërshtim flagrant me kushtetutën njoftuan se kishin vendosur ndaj meje, natyrisht me urdhër politik të Edi Ramës dhe pa miratimin e Parlamentit, masat shtrënguese që vijojnë:
1- Heqjen e lirisë së lëvizjes jashtë vendi
2- Detyrimin për t’u parqitur dy herë në muaj në polici si person nën hetim.
Në krye të herës deklaroj:
Së pari, këto masa janë vendosur me urdhër të Edi Ramës bazuar kryekëput në shpifje, trillime, fshehje dokumentesh dhe manipulime të prokurorisë politike.
Pas tri vitesh hetime shteruese të nisura nga një kallëzim i rremë i Taulant Ballës për privatizimin e Klubit Sportiv Partizani ata edhe sot nuk paraqitën dot asnjë provë, fakt, dokument apo dëshmi që të provojnë qoftë dhe një shkelje të vetme të ligjeve nga Sali Berisha dhe zyrtarët që janë marrë me procesin e dosjes së këtij privatizimi.
Në tri vite hetime shteruese prokurorët politikë nuk kanë gjetur një vendim apo dokument të vetëm të firmosur nga Sali Berisha në 15 vite që kanë zgjatur proceset e njohjes dhe kthimit të pronës te pronarët legjitimë dhe as të privatizimit të objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokën e këtyre pronarëve.
Ata në tri vite hetimi shterues kanë pyetur dhjetëra e dhjetëra punonjës që janë marrë me dosjen e klubit Partizani dhe pronarë të territorit të këtij klubi, por nuk kanë gjetur një person të vetëm që të deklarojë se ka pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha në vendimet e tij të lidhura me privatizimin e objekteve të Klubit Sportiv Partizani.
Gjithashtu në tri vite hetime prokurorët politikë kanë pyetur dhjetëra e dhjetëra dëshmitarë, por nuk kanë guxuar kurrë të më pyesin një herë të vetme dhe kjo vetëm e vetëm se e dinë se piramida e tyre e mashtrimit do të shkrihej si bryma para diellit.
Së dyti, këto masa janë vendosur në shkelje flagrante të Kushtetutës, konkretisht të nenit 73 pika 2 e të cilit thotë se ‘Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit dhe nenit 38, i cili garanton lirinë themelore të individit, lëvizjen e tij të lirë brenda dhe jashtë vendi dhe që në pikën 1 dhe 2 garanton se:
Ky nen në pikën 1 shprehet:
1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit, dhe në pikën 2 thotë se:
2-Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit’.
Ky vendim antikushtetues tipik për regjimet totalitare është i pari i këtij lloji në 32 vite Parlament pluralist.
Vendosjen e këtyre masave pa miratimin e parlamentit e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur në media:
Së pari, si një shkelje të rënde të Kushtetutës, neneve të saj të cituara më sipër dhe si një shkruarje të ligjit themelor të shtetit nga prokurorë dhe gjykatës të papërgjegjshëm, gjë të cilën nuk mund ta bëjë asnjë person, president, kryeministër apo kushdo tjetër.
Këtë të drejtë e ka ekskluzive Parlamenti i Shqiperisë ose populli me referendum.
Së dyti, po në kontekstin e marrjes me urdhër të Edi Ramës nga gjykatës dhe prokurorë politikë, të kompetencave, pushtetit të parlamentit, institucionit qendror të shtetit në një Republikë Parlamentare shtoj se kushtetuta e vendit garanton, njeh si pushtet ekskluziv të parlamentit jashtë rasteve të flagrancës dhënien e autorizimit sistemit gjyqësor për heqjen e lirisë së deputetit.
Në respekt të nenit 73 pika 2 të Kushtetutës në 32 vite pluralizëm nuk ka ndodhur kurrë që të vendosen masa shtrënguese, heqje lirie ndaj ndonjë deputeti pa miratimin paraprak të parlamentit. Imuniteti i deputetit nuk është i personit, por i parlamentit për mbrojtjen e funksionimit të tij.
Me këtë rast shtoj se refuzimi im për të pranuar këtë urdhër të prokurorëve dhe gjykatëses që për të zbatuar urdhrin politik dalin mbi kushtetutën dhe mbi parlamentin nuk ka pasur asgjë personale, absolutisht asgjë personale. Rikujtoj këtu se në tetor të vitit 2012 kur parlamenti votoi për lejimin e hetimit të personave me imunitet pa miratimin e tij paraprak, unë kam insistuar për abrogimin e plotë të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës, pra kam kërkuar që të mos ketë asnjë lloj mbrojtje parlamentare për personat me imunitet. Por ky propozim të cilin jam gati ta votoj edhe sot u refuzua në mënyrë kategorike nga Edi Rama. Ndaj dhe kur ky nen ekziston në kushtetuten e vendit unë besoj fort se ai është vetëm për t’u zbatuar dhe nuk kam pranuar dhe nuk pranoj kurrë në asnjë rrethanë të legjitimojë një vendim antikushtetues që de fakto shënon abrogimin e nenit 73 pika 2 të Kushtetutës jo nga parlamenti, por njerëz të quajtur të ligjit, në fakt mercenarë pa ligj dhe moral që në papërgjegjshmëri të plotë pranonin të shkruanin, ndryshonin sipas urdhrit politik librin themelor të shtetit duke injoruar me vetëdije të plotë faktin se cilido që merr përsipër një akt të tillë, i merr parlamentit pushtetin me pasoja kjo katastrofike puçiste për rendin kushtetues të vendit. Personalisht nuk kam refuzuar dhe nuk do refuzoj ndonjëherë thirrjen e Prokurorisë apo Gjykatës për t’u pyetur, përkundrazi jam paraqitur kur jam thirrur dhe do të paraqitem sa herë të thirrem. Kështu që me refuzimin e vendimit politik nuk kam mbrojtur Sali Berishën si individ sepse ndoshta personalisht unë kisha interes të zbatoj vendimin antikushtetues dhe të mos merrem me parlamentin monist në të cilin jam në betejë pa kthim, mosbindje civile për të drejtat kushtetuese të mohuara. Por unë me qëndrimet e mia zgjodha të mbroj kushtetutën dhe pushtetin që ajo bazuar në parimin themelor të ndarjes dhe balancës së pushteteve i jep parlamentit, pushtet të cilin në një akt të mirëfilltë puçist, krim të shëmtuar ia marrin me urdhër prokurorët politikë Kraja, Millonaj, Gjoka me porosi të Edi Ramës.
Pikërisht për marrjen në një akt puçist me urdhër të Edi Ramës të kompetencave të parlamentit nga prokurorë dhe gjykatës politikë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur për këtë konflikt që nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Por ndërkohë me datë 12. 12. 2023 po këta prokurorë që kanë shkelur rëndë Kushtetutën dhe kanë marrë pushtetin parlamentit duke e ndier veten përsëri mbi Kushtetutë dhe Parlament në një akt të pashembullt në histori i kërkuan këtij të fundit jo vetëm të legalizojë vendimin e tyre antikushtetues të dates 21. 10. 2023 por e urdhërojnë atë që meqenëse unë nuk e zbatova të zëvendësojnë këtë vendim të paligjshëm për të njëjtat shkaqe që kanë marrë vendimin e parë me një vendim më të rëndë arrest me burg ose arrest shtëpie, njëlloj sikur Parlamenti të ishte një prokurori e një shkalle më të lartë apo thjesht një zyrë legalizimi e akteve të paligjshme të tyre dhe jo Institucioni Qendror i Republikës. Ata pasi kanë konsumuar një vepër të rëndë para Parlamentit të cilët nuk morën leje për masat shtrënguese ndaj meje që nuk mund t’i vendosnin kurrë ndaj një deputeti pa miratimin e tij, tani e poshtruan atë duke i imponuar jo vetëm të përligjë dhe pranojë faktin e kryer, por të nënshtrohet dhe të pranojë rendimin e masave shtrënguese jo mbi bazën e dokumenteve, fakteve, provave apo dëshmive fajësuese, por vetëm për shkak të refuzimit nga unë të vendimit antikushtetues dhe në mbrojtje të parlamentit nga akti puçist i Edi Ramës me prokurorët dhe gjykatësit e tij politikë.
Çdo njeri që njeh Kushtetutën, që njeh Parlamentin e ka të qartë se në kushte të respektimit të parimit të ndarjes dhe balancës së pushtetit kjo kurrë nuk mund të imagjinohej. Kjo kurrë nuk mund të pranohej nga një Parlament. Mirëpo ky është një realitet jo imagjinar, por real. Kjo ndodhi vetëm e vetëm se sot prokuroret, gjykatësja speciale dhe parlamenti janë thjesht vegla të pushtetit të një njeriu, Edi Ramës që urdhëron parlamentin të pranojë kërkesa të tilla poshtëruese për të dhe të sillet para tyre thjesht si noter apo si zyrë e legalizimit të vendimeve të tyre antikushtetuse dhe madje edhe të vendosë sipas kërkesës së tyre masat që vetë Edi Rama i ka urdhëruar.
Për të gjitha këto unë nuk mora pjesë në mbledhjen e Komisionit të mandateve dhe nuk mund të përligjja mbledhjen e një komisioni të bazuar në një kërkesë të paligjshme, absolutisht poshtëruese të puçistëve që për llogari të Edi Ramës i morën pushtetin Palamentit dhe i imponuan atij të legjitimojë aktin e tyre të paprecedent si hakmarrje politike për mbrojtjen që unë me qëndrimet e mia i bëra Kushtetutes dhe Parlamentit.
Vendimi i sotëm i komisionit Rama-Brava për të përligjur aktin antikushtetues të mercenarëve të Edi Ramës është një dëshmi tjetër e qartë e kontrollit total të Edi Ramës të çdo pushteti në Shqipëri.
Duke përfunduar Partia Demokratike u bën thirrje demokrateve dhe demokratëve, mbarë qytetarëve të vendit të vazhdojmë betejën tonë pa kthim të mosbindjes civile deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Më 21 dhjetor Kuvendi pritet të votojë për heqjen e im...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Enkelejd Alibeaj, i njohur ndryshe edhe si ushtar i Bashës...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Çuçi, ka deklaruar...
Opozita mbajti sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit,...
Kryeministri Edi Rama vijon me propagandën e tij në këto d...
Vetëm pak çaste më parë është mbyllur protesta e opozitës ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashp...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protest...
Ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi shtatorin e vitit 199...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, hodhi akuza ndaj Kuvendit...
Deputeti Enkelejd Alibeaj, i njohur ndryshe edhe si us...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Në mbledhjen e Këshillin të Mandateve, Lindita Nikolla u s...
Afera e inceneratorëve është një nga çështjet e përmendura...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka hapur protestën e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe u ësh...
Prokurorët e SPAK-ut kanë mbërritur në Kryesinë e Kuve...
Kryeministri Edi Rama shprehu mosbesim tek administrata sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...