"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Drejtuesja politike e PD për Sarandën, Ina Zhupa ka prezantuar kandidatët për deputetë të koalicionit “PD-ASHM”. Gjatë fjalimit të saj, Zhupa tha se PS e ka nënvlerësuar Sarandën duke mos vënë asnjë përfaqësues në listën e mbyllur.
Zhupa u ndal dhe te pasaporta europiane, për të cilën tha se arrihet vetëm kur përmbushen standardet europiane. Nuk mund të kesh shëndetësi me standarde afrikane dhe të premtosh pasaportën e BE, u shpreh Zhupa.
“Unë po rinovoj kontratën me ju me besimin e plotë që kësaj radhe do ju përfaqësoj si deputete e maxhorancës dhe do bëjmë shumë për rrethin tonë. Nuk dua të kem vetëm fjalën në mbrojtje të interesave tuaja, por ka ardhur koha të veprojmë dhe të bëjmë realitet programin tonë. Partia Socialiste e ka nënvlerësuar rrethin tonë, duke mos vënë asnjë përfaqësues të 4 bashkive tona në listën e mbyllur si një shenjë respekti ndaj këtyre qytetarëve që ju kanë dhënë mandate lokale dhe qendrore. Është skandaloze që në 2025 të premtosh ujë 24 orë, në atë vend që cilësohet si “Maldivet e Europës” dhe njëkohësisht të premtosh pasaportë europiane. Pasaporta europiane arrihet vetëm kur arrihen standardet europiane. Nuk mund të kesh shëndetësi me standarde afrikane dhe të premtosh pasaportë europiane. Nuk mund jesh i rankuar i fundit në testin ‘Pisa’ për cilësinë e arsimit dhe të premtosh pasaportë europiane. Nuk mund të kesh qytete pa ujë, pa drita, pa rrugë, pa menaxhim mbetjesh dhe të premtosh pasaportë europiane. Gënjeshtra bajate të ricikluara 12 vite, ndërkohë që shqiptarët kanë tmerr tashmë nga fjala ‘pasaportë’ se i kujton vetëm ikjen e familjarëve, ikjen e miqve, shpopullimin e vendit. Si kundërpërgjigje nuk do marr dot votën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Vota e diasporës do jetë vota e rotacionit politik. Vetëm për qarkun tonë janë regjistruar mbi 19 mijë emigrantë ku do prodhojnë të paktën një mandat më shumë për koalicionin PD-ASHM. Bashkë me votat brenda vendit, ne shkojmë me bindjen e plotë se në këto zgjedhje Vlora del minimumi barazim, 6 me 6, falë votës tuaj dhe votës së diasporës shqiptare. Sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që Shqipërisë i duhet programi që ka paraqitur Partia Demokratike. Partia Demokratike ka planin për turizmin ku përfitojnë qytetarët, ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe të mesme, ku plazhet janë për të gjithë, dhe jo turizmi i vilave të oligarkëve. Partia Demokratike ndalon vjedhjet strategjike të pronave të banorëve në emër të klientëve të pushtetit, që kanë privatizuar çdo cep të vijës bregdetare. Partia Demokratike vendos takse të sheshtë 10% mbi kapitalin. Zero taksa mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Ne ulim nga 15% në 2% të taksës së shitjes së pronës. Ne heqim ‘Taksën Rama’ mbi karburantet. Çdo litër karburant do të kushtojë të paktën 24 lek më lirë. Shqiptarët, të cilëve iu premtua shëndetësi falas, paguajnë sot për kujdesin e tyre shëndetësor, 5 herë më shumë se gjermanët, 3 herë më shumë se italianët. Paguajnë nga xhepi i tyre 60 përqind të shpenzimeve që nevojiten për sistemin shëndetësor.
Buxheti për shëndetësinë do dyfishohet. Do ndërpriten menjëherë dhe do vendosen para ligjit të gjithë aktorët e krimit të koncesioneve në sistemin e shëndetësisë që i kushtojnë buxhetit 300 milionë euro. Unë kam bërë betejë për identitetin dhe trashëgiminë kulturore dhe garantoj këtu para jush që ne ndalojmë koncesionet në trashëgimi, ne anulojmë koncesionin e Butrintit dhe e kthejmë kulturën në motor për turizmin. Të gjitha këto janë plotësisht të realizueshme nëse përdor paratë publike për ti shndërruar në të mira publike dhe jo për të pasuruar veten dhe klientët. Ne kemi garancinë se kryeministri i ardhshëm Sali Berisha, ka pikë të fortë mbajtja e fjalës. Sali Berisha ka treguar që të pamundurën e bën të mundur, që mban fjalën e dhënë, që punon për shqiptarët dhe arritjet më të mëdha për vendin kanë qenë me të kryeministër. Ndaj të votojmë si njësha, të votojmë Nr 1! Të nisim rrugëtimin e fitores, duke marrë përsipër me përgjegjësi ndërtimin e një Shqipërisë Madhështore", tha Zhupa./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet soc...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes ...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taul...
Kryeministri Edi Rama nga takimi i zhvilluar me shqiptarët...
Kryeministri Rama nga takimi me shqiptarët në Kretë ka de...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim e shqiptarët ...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot programin Shqipëria...
Kryetari i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, zhvilloi një ...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, i është përgjigjur kryemi...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “...
Frida Mavriqi, drejtuesja e qarkut të Fierit në Partinë Mu...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të zh...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot një tak...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot një tak...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në Shq...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e njëkohësisht k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...