
Viti 2023 për Kuvendin e Shqipërisë ishte një vit me plot sfida të pakapërcyeshme. Ndasitë e opozitës transferuan debatin e brendshëm edhe në sallën e seancave plenare, çka favorizoi mazhorancën.
Nga ana tjetër, projektligje të rëndësishme vijuan të zvarriten nën mburojën e proceduarave. Reforma Zgjedhore, Avokati i Popullit, Amnistia Penale, Amnistia Fiskale, Ligji Për Lojërat e Fatit nuk gjetën rrugën, por vijojnë të flenë në sirtarët e Kuvendit, ndonëse partitë politike i sollën si kauza të tyre në nisje të sesionit.
Të hënën e 16 janarit 2023 kur dhe nisi sesioni politik i vitit 2023, dosja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, ka ‘trazuar ujërat’ në politikën shqiptare dhe u kthye në një ‘mollë sherri’ në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita me vendosmëri kërkonte që të ndryshonte rendi i ditës në parlament dhe të futet në diskutim takimi i kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal. Në atë kohë kërkesa u rrëzua me pretendimin se mbante firmën e Sali Berishës, për të cilin mazhoranca ishte zotuar se nuk do të pranonte asnjë shkresë që mban firmën e ish-kryeministrit.
Debatet dhe kaosi i krijuar në Kuvend çuan deri në mbylljen e seancës dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ana tjetër, grupi i Alibeajt njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e Lindita Nikollës.
Kërkesa e deputeteve të opozitës për mocion me debat me kreun e qeverisë pas kalvarit procedural, u realizua në seancën e 2 marsit, ku kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë, ndërsa e quajti mocionin me debat për çështjen “McGonigal” më absurdin në historinë e Kuvendit shqiptar.
Kuvendi i Shqipërisë gjatë 2023 u përball me dy kërkesa të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetëve Arben Ahmetaj dhe Sali Berisha.
Në seancën parlamentare të 14 korrikut me 117 vota pro, asnjë kundër e tri abstenime, Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollit të banesës. Si rrallëherë në seancën e posaçme plenare, PS e PD bashkuan votat për t’i dhënë dritën jeshile SPAK-ut për të kërkuar në GJKKO prangosjen e ish-zv/kryeministrit dhe kontrollit të banesës së tij. Kartonëve jeshilë iu bashkua e gjithë qeveria. Ndërsa nuk pati asnjë votë kundër, 3 deputetë të opozitës, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan.
Seancës për dhënien e autorizimit SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë së tij, iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama. Kur opozitarët mbajtën fjalën, ai zgjodhi të largohej, për t’iu bashkuar seancës vetëm për të votuar pro së bashku me 9 ministra të kabinetit të tij qeveritar.
Ndërsa të enjten e fundit të dhjetorit Parlamenti miratoi kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të marrë autorizim për arrest shtëpie ose me burg për ish-kryeministrin Sali Berisha. Deputetë mbështetës të Berishës hodhën flakadanë në sallën ku u zhvillua votimi dhe bllokuan foltoren me karrige.
Megjithatë kjo nuk u bë pengesë për mazhorancën që të votonte heqjen e imunitetit të deputetit më të vjetër nga radhët e opozitës. Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës të cilët përkrahin Lulzim Bashën, kreun e PD-së vulës.
Ndërkaq ish-kryeministri Berisha refuzoi të merrte fjalën para votimit për heqjen e imunitetit të tij parlamentar. Ai iu bashkua protestës së paralajmëruar të mbështetësve të tij jashtë Parlamentit ku mbajti fjalën e tij teksa e quajti vendimin e Parlamentit "antikushtetues.”
Viti 2023 ishte një vit zgjedhor, ku shumë deputetë hoqën dorë nga mandati i tyre për të garuar në zgjedhjet e 14 majit për pushtetin vendor. Më 27 mars, 5 deputetë, 3 nga Partia Demokratike dhe 2 nga Partia Socialiste hoqën dorë nga mandati i deputetit për shkak të kandidimit të tyre në zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, Belind Këlliçin dhe Zef Hilën nga PD, ndërsa Benet Beci dhe Besjan Ajazi nga radhët e socialistëve./ CNA
Nisja e sesionit të ri parlamentar në shtator i gjeti demo...
Dhjetëra eksponentë të Partisë Socialiste kanë rënë në pra...
Politikanët shqiptarë janë kthyer në përdorues të rregullt...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka uruar këtë të Vit të Ri...
Kuvendi u zhyt në kaos dhe flakadanë disa nga çështjet më ...
Gazetari Lorenc Vangjeli ka folur mbrëmjen e kësaj të ...
Analisti Ylli Rakipi ka dalë kundër vendimit të GJKKO-...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pë...
Deputetja Albana Vokshi ka reaguar për vendimin e GJKK...
Ushtria polake njoftoi rinisjen e operacioneve të kërk...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimin ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit u pye...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me ga...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit është...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me ga...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundviti, u shpreh ...
Gjykata e Posaçme do të japë sot masën për ish-kryemin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar Prokurorinë e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...