web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OPDAT rikthehet në SPAK/ Berisha: Ka shumë dosje për qeveritarët

27 Mars 2025, 14:45, Politikë CNA

OPDAT rikthehet në SPAK/ Berisha: Ka shumë dosje për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për rikthimin e përfaqësuesve të OPDAT në SPAK. Berisha u shpreh se është një përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe ka thënë më tej se një prokurori politike nuk legjitimohet kurrë.

Gjithashtu, kreu i PD-së tha se ka shumë dosje të qeveritarëve që lidhen me njëra-tjetrën.

Një përpjekje për të luftuar korrupsionin. Mund të pohoj dhe njëherë se një prokurori politike nuk legjitimohet kurrë. SPAK kështu siç është ka faktuar se është një krah i armatosur politik i Ramës. Ka shumë dosje për qeveritarët të cilat lidhen në një mënyrë ose tjetër. Dosja 'McGonigal' nuk është pak”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga