Si do përzgjidhen kandidatët e PS për zgjedhjet?/ Zbardhen planet e "Rilindjes"
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shprehur ngushëllimet për familjen Bozhiqi, që humbi personin e dashur, gjatë tensionit të përballjes me policinë.
Prej ditësh banorët e rrugës "Myslym Keta", janë përballur me forcat policore, pasi ata janë nxjerrë nga banesat e tyre, pasi aty do të shemben një pallat.
banorët kanë kundërshtuar këtë vendim të Bashkisë Tiranë, por situata ka ashkuar deri në atë pikë sa një banor humbi jetën, për shkak të situatës ku u gjend familja, pa shtëpi dhe pa mbështetje dhe kursimet e jetës iu shembën para syve.
Lidhur me këtë ngjarje Këlliçi ka fajësuar kryebashkiakun Erion Veliaj si dhe kryeministrin Edi Rama , duke u shprehur se ata janë fytyra e vërtetë e terrorizmit të qytetarëve shqiptarë.
DEKLARATË E KANDIDATIT TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR BASHKINË E TIRANËS, BELIND KËLLIÇI
Së pari, dua t’i shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, familjes Bozhiqi, që humbi njeriun e dashur në tensionin e përballjes me rrugeçërit e Policisë, Ujësjellsit dhe OSHEE, në rrugën Myslym Keta.
Por, barrën e fajin e ka porositësi, jo mercenarët, dhe i tillë është vetëm Erion Veliaj.
Për Erion Veliajn dhe Edi Ramën kam një pyetje direkte dhe të thjeshtë: a mund t’i linit bashkëqytetarët tanë, nënshtetasit tuaj, taksapaguesit e Republikës, nënat, etërit, motrat dhe vëllezërit e dikujt, që të paktën të kalonin festat në shtëpitë e tyre?
Çfarë ishte ky nxitim për t’i nxjerrë në mes të katër rrugëve 10 ditë para Krishtlindjes dhe 15 ditë para Vitit të ri?
Si ka mundësi që, prishjen e ndërtimeve dhe nxjerrjen e njerëzve nga shtëpitë, e bëni ose në fillim të verës, mu në prag të sezonit turistik, ose në prag të festave, kur shqiptarët mblidhen me familjet e tyre?
A jeni të poshtër, të çmendur apo i urreni shqiptarët?
Me poshtërsi, çmenduri dhe urrejtje u veprua edhe në rrugën Myslym Keta.
Kronologjikisht historia është kjo:
Një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit shteti leshon një shkresë ku e shpall pallatin të pabanueshëm. 10 ditë më vonë lëshon një shkresë tjetër ku e konsideron të banueshëm, pasi nuk “ka dëme strukturale”.
Dhe jeta vazhdon për banorët e pallatit numër 4 në rrugën Myslym Keta në Tiranë, deri në një tekë të radhës të Erion Veliajt, që merr vendimin e ri për shembjen e pallatit.
Banorët nuk janë kundër shembjes, por kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqe me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri.
Në vend të plotësimit të këtyre kritereve që çdo shtet normal duhet t’i plotësojë, Erion Veliaj i konsideron rebelë dhe kundështarë, dhe u çon pa zbardhur sabahu, Policinë, OSHEE-në dhe Ujësjellësin, me qëllim largimin me forcë të tyre dhe prerjen e dritave dhe të ujit.
Kam edhe një pyetje për ju të dashur qytetarë të Tiranës:
nëse keni një problem me dritat ose ujin, në orën 4.45 të mëngjesit dhe merrni Bashkinë apo OSHEE, a ju vjen kush?
Pse, atëherë për të prerë dritat dhe ujin gjinden njerëz që t’u shkojnë qytetarëve në orën 4.45 të mëngjesit?
Pse kur kërkohen shërbime nga qytetarët nuk jepen, por kur kërkohet krime bashkia i sjell që pa gdhirë?
Sepse kjo është fytyra e Veliajt dhe Ramës. Terror kundër qytetarëve, sepse duhet të na kenë frikë. Patronazhistë pas qytetarëve, që të na kenë frikë. Taksa të larta mbi ta, që ta ulin kokën.
Të dashur qytetarë të Tiranës: ju ftoj të mos dorëzoheni, ju bëj thirrje të mos kini frikë, ju nxis të ngriheni kundër këtij regjimi dhe ta refuzoni propagandën e tij. Me rezistencë dhe me votë të lire, me 14 maj, do t’i nxjerrim ne këta nga zyrat, që i kanë marrë me patronazhistë dhe me vjedhje dhe i mbajnë me mashtrime dhe krime./CNA.al
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka...
Shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja ka folu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhu...
Partia Demokratike është shprehur skeptike për procesi...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mudslim Murrizi ka kom...
Këshilli Kombëtar i FRPDSH-së ka zgjedhur strukturat d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar me tone të ashpra...
Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha, në konferencën e...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka dhë...
Gjumashi ekselent, Lulzim Basha, duket se është zgjuar tas...
Kryetari i FRPDSH-së, Besart Xhaferi, ka deklaruar sot emr...
Deputeti i PD dhe kandidati i opozitës për bashkinë e ...
Ledina Aliolli, kandidatja e “Babales” Ervin Salianji,...
Këshilli Kombëtar i PD do të mblidhet të martën në orën 17...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...