web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi me përfaqësuesit diplomatikë/ Rama, për tensionet në veri të Kosovës: Situatë shqetësuese

15 Dhjetor 2022, 14:29, Politikë CNA
Takimi me përfaqësuesit diplomatikë/ Rama, për tensionet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me përfaqësuesit diplomatikë gjatë mbrëmjes së shkuar.

Gjatë fjalimit të tij para trupës diplomatike, Rama shprehu vlerësimin, për faktin se Shqipërisë iu besua që të mirëpresë një tjetër Samit, atë të Procesit të Berlinit.

"Jemi krenarë dhe të lumtur që na është kërkuar bashkëpunimi nga mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mirëpresim Samitin e Procesit të Berlinit, e shohim si shprehje vlerësimi dhe respekti, për atë që Shqipëria po bën vazhdimisht, për të promovuar në mënyrë aktive, bashkëpunim rajonal, paqen dhe dialogun, lidhje më të ngushta me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, ndërveprimet mes njerëzve dhe biznesit, nga të gjitha vendet tona.

Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e duhur, në një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mirëpritëm një Samit të BE, që ka një mbrëse positive tek të gjithë ata, që erdhën për të marrë pjesë, udhëheqësit, stafet, personeli i BE, gazetarët, personat e sigurisë."- tha Rama.

Më tej kryeministri u ndal edhe tek situata në Kosovë, ku shprehet se ky fundvit nuk është një periudhë e mirë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

"E di, të gjithë e dimë, nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Rritja e tensioneve në veri është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e Berrlinit, dhe ekipe zjarrfikësisht të SHBA dhe BE, që vrapojnë për të shpëtuar makinërinë e negicimeve, nga flakët dhe retorika e rënduar poltike.

Së fundmi dëgjuar për kërkesa të bëra NATO-s për të futur trupa serbë. Kjo mund të jetë shashkë speciale e retorikës politike. E gjitha kjo është gtejet larg nga ajo që kemi neojë. Kosova nuk do të jetë më nën regjimin e Beogradit. Gjithcka duhet është vetëm dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është vetëm politikë e keqe”, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga