Kraja: Këlliçi forca që i duhet Tiranës/ “Veliaj i marrë peng nga interesa okulte”
Shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja ka folu...

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka thyer sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO, për Rusinë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një komunikatë për mediat u shpreh se anijet me mallra ruse e serbe kanë hyrë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit.
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA
Edi Rama, avokati dhe vasali i padronit të tij Vuçiç, jo vetëm ka mbrojtur publikisht dhe në çdo takim ndërkombëtar, thyerjen nga Serbia të sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë, por sipas medias malazeze, ai vetë ka lejuar thyerjen nga Shqipëria të embargos të vendosur nga Perëndimi kundër Rusisë.
Anije me mallra ruse dhe serbe, të denoncuara disa herë nga Partia Demokratike, me destinacion Serbinë dhe Rusinë, kanë përdorur portin e Durrësit, si portën e shqyer të Europës, folenë e korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare, duke mbajtur të hapur tubin e oksigjenit për Putinin, makinerine e tij te luftes dhe genocidit ndaj Ukrainës dhe majmur padronin e tij, serbomadhin Vuçiç.
Edi Rama dhe tregtarët e tij të sigurisë kombëtare janë të parët dhe të vetmit thyerës të embargos ndërkombëtare kundër Rusisë, per interesa te kesaj te fundit dhe “Rusisë së Vogël” në rajon.
Për një vend të NATO-s dhe kandidat të BE, kjo është dyfish e dënueshme dhe dyfish skandaloze. Per kombin shqiptar kjo është nje tradhti e hapur kombetare.
Ky akt kriminal ndërkombetar dëshmon se Edi Rama për pushetin e tij është gati të lidhet me armiqtë e vjetër dhe të rinj të Shqipërisë dhe të Perëndimit, dhe të përdorë hapësirën e një vendi të NATO-s për të furnizuar dhe lehtësuar operacionet e një regjimi që është në luftë me Aleancën.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt sabotazhi, tradhtie dhe skuthërie të Ramës dhe të veglave të tij, që për një grusht para janë gati të nxjerrin në ankand sigurinë e vendit.
Kjo vërteton, jo vetëm tradhtinë ndaj Perëndimit dhe popullit të vet, ai me kete akt e rendit Shqiperine si pjesë të “Boshtit të së keqes”, nga Moska në Beograd dhe “Aleances së rublave dhe dinarëve”.
Partia Demokratike i bën thirrje NATO-s të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare, duke kujtuar se bëhet fjalë, jo vetëm për territorin e një vendi aleat, por edhe sigurinë e publikut, dhe për më shumë interesat jetike afatgjata të kombit shqiptar në Ballkan. Përdorimi i portit të Durrësit në funksion të Vuçiçit dhe Putinit është shqyerje e portave të sigurisë kombëtare, shenjë se funksionet gjeostrategjike të Shqipërisë u nënshtrohen interesave të armiqve tane, dhe jo interesit kombëtar.
Porti i Durrësit është tashmë porta e të gjitha trafiqeve ndërkombëtare me leje qeveritare. Tonelatat e drogës nga Amerika Latine, ato që janë kapur dëshmojnë vetëm se sa herë më shumë kanë kaluar, dhe anijet me naftë nga Libia, një tjetër vend në embargo ndërkombëtare, janë prova se Shqipëria është në rrezikun e shndërrimit në shtet të kapur dhe vend të shitur.
Infrastruktura e sigurisë së Shqipërisë është në duart e tradhëtarëve te saj.
Çdo vonesë në rivendosjen e saj është një ditë më shumë për armiqtë e Shqipërisë dhe të Perëndimit.
Partia Demokratike thekson edhe një element tjetër, të cilin e ka kundërshtuar me forcë gjatë këtyre viteve: Platformën e “Ballkanit të hapur”.
Siç dëshmon thyerja e embargos me Rusinë, kjo ide nuk është gjë tjetër veçse një leje zyrtare për t’i bërë edhe më porozë kufijtë e NATO-s.
Për të qarkulluar në territorin e saj, infrastrukturë dhe interesa armike të Aleancës Veri - Atlantike.
Edi Rama është një rrezik për këtë siguri, sa kohë e vendos territorin dhe qeverinë e tij në shërbim të armiqve të kombit shqiptar.
Shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja ka folu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhu...
Partia Demokratike është shprehur skeptike për procesi...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mudslim Murrizi ka kom...
Këshilli Kombëtar i FRPDSH-së ka zgjedhur strukturat d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar me tone të ashpra...
Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha, në konferencën e...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka dhë...
Gjumashi ekselent, Lulzim Basha, duket se është zgjuar tas...
Kryetari i FRPDSH-së, Besart Xhaferi, ka deklaruar sot emr...
Deputeti i PD dhe kandidati i opozitës për bashkinë e ...
Ledina Aliolli, kandidatja e “Babales” Ervin Salianji,...
Këshilli Kombëtar i PD do të mblidhet të martën në orën 17...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, do të ndërmarrë një tjetër hap...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa pam...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...